Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla ka reaguar ndaj denoncimit të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, se teza e provimit të letërsisë për Maturën Shtetërore doli pak minuta para nisjes së testimit.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Nikolla shprehet se opozita ka filluar “Babalen” e radhës.
Ajo vijon të shkruajë se qëllimi i opozitës nuk është dashamirës ndaj maturantëve, por ndaj kënaqësisë personale për të marrë ndonjë “buzëqeshje politike”.
Ministrja e Arsimit i konsideron fotot e qarkulluara të faqeve të testit nëpër rrjete sociale si fotografi që nuk kanë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.
Postimi i plotë
E keqardhur që opozita nuk ndalet as para emocioneve të maturantëve e prindërve të tyre, qëllimshëm për të krijuar amulli dhe zemëratë nga hiçi.
Filluan “babalen”e radhës duke publikuar në rrjete sociale pas orarit zyrtar të testimit faqe nga testi i Gjuhë- Letërsisë, duke nënvizuar se kjo tezë ka qarkulluar prej orësh.
Thua deputeti Boçi nuk e di se kur fillon e mbaron zyrtarisht testimi? A mos vallë mendoi për maturantët? Po pse nuk bën denoncimin se si pëfundoi tek ai teza nëse është i interesuar që gjëra të tilla të mos ndodhin?
Përgjigjen e dha sot dhe nuk më zhgënjeu. Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.
Të dashur prindër, e keni fare të thjeshtë të provoni të vërtetën e fotove. Vetëm pyesni fëmijët tuaj.
Koha kur kopjo dilte nga zyrat e ministrisë ka 5 vite që ka kaluar.
Provime të maturës ku kufiri i kalimit ndryshonte sipas oreksit politik të ministrit ka 5 vite që janë harruar.
E kanë të vështirë ta besojnë. Punë e tyre. E jona punë është t’iu shërbejmë fëmijëve të shqiptarëve me seriozitet e përkushtim.
Suksese maturantëve!
Tregojani shpejt plakut te pjerdhur Spaho qe te dale ne konference shtypi. Ne krah te ketë dhe Prof. Dr. Kejdi Dhembcakallen e lesheliqise qe mbulon problemet e arsimit tek çizmeparticka e Baxhelles dhe ta narin seriozisht ketë çështje, oh pika sa te mjere jeni, babalja ju ka ulur ne gjunjë, sju besojnë me as tuajet,
Lajmëroni shpejt plakun e pjerdhur Spaho qe te dale ne konference shtypi,,,