Duka në homazhin për Vokrrin: Me veprat që bëri, ka siguruar përjetshmërinë

10 Qershor 2018, 13:06Sport TEMA

Gjatë ditës së sotme janë duke u zhvilluar në Prishtinë homazhet për Fadil Vokrrin, pas ndarjes së tij nga jeta në mënyrë të papritur.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka i gjendur në këto homazhe, është shprehur se Vokrri e ka siguruar përjetshmërinë e tij nëpërmjet veprave që ka bërë gjatë jetës.

“Në fakt nuk e mendoja se do të isha në këtë ditë për të folur për këtë gjë. Nuk e mendoja se do të vija në Prishtinë për të përcjellë Fadilin. Për mua ai është futbollisti më i madh në Shqipëri. Unë kam humbur një mik dhe nuk po e them vetëm si një fjalë rasti.

E kam menduar si të pabesueshme dhe lajm të rremë , por ja që isha gabuar. Ai nuk e njihte diplomacinë dhe ta thoshte të vërtetën në sy. Për këtë mendoj se kemi humbur shumë. Ka humbur i gjithë sporti një njeri të mrekullueshëm. Ai ka siguruar përjetshmërinë e tij me veprat që ka bërë gjatë jetës. Tashmë ne nuk kemi asgjë në dorë ta ndryshojmë.

Ai nuk më ka thënë kurrë një fjalë të keqe, pavarësisht punës tonë. Herën e fundit që e kam takuar ishte para 10 ditësh, ku kemi pirë verë të kuqe së bashku. Piu me tepër se mua dhe sa mirë që bëri kështu”, ka thënë Armando Duka për “Supersport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje