Një ndër futbollistët më të dalluar të Teutës në sezonin që u mbyll, ishte mbrojtësi shkodran Esin Hakaj i cili arriti të grumbullohej edhe me Shpresat nga Alban Bushi.
Gjatë ditës së djeshme, u përfol për një interesim të klubit zviceran, Lugano për Hakajn, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, klubi durrsak ka njoftuar se Hakaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Teutës, duke i dhënë kështu fund zërave të merkatos.
“Reagim Zyrtar: Klubi i Futbollit Teuta njofton se futbollisti Esin Hakaj do të vazhdoj bashkëpunimin më KF Teuta.
Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në median e shkruar apo vizive me një largim të mundshëm të tij në drejtim të kampionatit zvicerjan (Lugano) në këtë merkato, Klubi i Futbollit Teuta konfirmon se Esin Hakaj do të vazhdoj të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm!”, shkruhej në postimin e Teutës në rrjetin social “Facebook”.