FOTOT: Nga 180 në 222 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia pezullon 11 patenta

10 Qershor 2018, 09:13Kronika TEMA
FOTOT: Nga 180 në 222 km/h në autostradën

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë orëve të natës për të parandaluar aksidentet në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga kontrollet me radar, siç bën të ditur policia janë ndaluar disa makina luksoze si Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo të cilat lëviznin me shpejtësi marramendëse.

Sipas policisë, janë pezulluar 11 leje drejtimi dhe janë “ndalur shofere per shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore”.

“Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.

Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Ec ngadale qe te shkosh larg.

Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”,- thekson policia. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Nga 180 në 222 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia pezullon 11 patenta”

  1. Jak Boston says:

    Beni ligj te ri qe te futen ne burg dhe heqje patente dhe sekuestrim mjeti dhe 10 milion gjobe ashtu sic e ka Ontario ne Kanada.
    Burgu te jete per rrezikim te jete se qytetareve nga shpejtesia e larte dhe te jete 3-5 vjet.
    Atehere do shikoni qe sdo kete ne njeri b…. te eci shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje