Projektligj i jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

10 Qershor 2018, 13:55Kulturë TEMA

Duke shmangur procedurat ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të partneritetit publik-privat, qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kombëtar.

Nga Gjergj Erebara

Projektligji “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objekti “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” përcakton që kompania “Fusha” sh.p.k, e njohur për fitimin e tenderëve të shumtë nga qeverisja socialiste dhe bashkia e Tiranës, do të marrë pa garë një sipërfaqe të papërcaktuar toke që sot është pronë publike “në shkëmbim të përfitimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar”, duke mos kryer asnjë analizë ekonomike për koston dhe përfitimin e publikut. Projektligji  u publikua në faqen e konsultimeve publike të qeverisë dhe duket sikur mbështet ato që gjatë muajve të fundit ishin akuza për klientelizëm nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas projektligjit, qeveria do të krijojë një Komision Negocimi me kryesimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili, pavarësisht titullit “komision negocimi” do të ketë për detyrë të përfaqësojë pronarin shtet të truallit të Teatrit Kombëtar si dhe t’ia kalojë këtë truall kompanisë “Fusha” sh.p.k.

As tender, as privatizim dhe as koncesion

Prona publike në Shqipëri i nënshtrohet procedurave ekzistuese ligjore në rastet e privatizimit apo “partneritetit publik privat”, procedura që imponojnë së paku nevojën e një gare mes subjekteve të ndryshme të interesuara. Por jo në rastin e Teatrit Kombëtar. Qeveria ka vendosur të anashkalojë ligjet ekzistuese të vendit për të propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm, një praktikë që ngre pikëpyetje shtesë për klientelizëm dhe parapërcaktim të fituesit jashtë procesit normal ligjor.

Projekti i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar për llogari të një kompanie private, e cila ka në plan të ndërtojë një bllok pallatesh, ka hasur kundërshtitë e forta të komunitetit të artistëve, të cilët argumentojnë se projekti i të ashtuquajturit “Teatër Kombëtar” që shoqëron pallatet shumëkatëshe nuk është një teatër funksional në shërbim të teatrit, por një sajesë për të justifikuar përvetësimin e një sipërfaqeje prej mijëra metrash katrore tokë publike.

Shqetësime ka gjithashtu për shkatërrimin e ndërtesave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, të cilat janë ndërtuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe që shumë ekspertë mendojnë se duhet të ruhen si trashëgimi historike e vendit.

Partia Demokratike në opozitë iu shtua kritikëve të planit të Kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar si një rast tipik klientelizmi politik me pronën publike.

“Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi”, deklaroi Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike.

“Qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt I klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi,” shtoi Vokshi.

Fusha sh.p.k është një kompani e njohur për tenderë të fituar pranë fondeve limit të prokurimit të punëve publike, veçanërisht në Bashkinë Tiranë.

9 komente në “Projektligj i jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar”

  1. ana says:

    Perse te mos kete gare nderkombetare per kete projekt ambicios qe propozon qeveria? Kete nuk arrij ta kuptoj dhe nuk e di sesi qeveria e justifikon kete nonsens? Me ndihmoni nese e kam gabim, por kjo menyre e ofruar nga qeveria eshte kryekeput jo demokratike, monopoliste, tipike per nje shtet totalitar. Une nuk eshte se jam kunder ndertimimit te nje teatri te ri (perkundrazi duhet ndertuar nje ore e me pare) as edhe kunder ndertimit te kullave ne qender (ato vecse e zbukurojne dhe i japin madheshti Tiranes), por kurresesi dakort pa nje gare te hapur dhe te ndershme per te fituar ajo kompani qe jep me shume kredibilitet dhe interes ne funksion te te mires publike. Qysh neser, nese kjo eshte e vertete, une i bashkohem te gjithe atyre qe mendojne si une per te protestuar e per tu tallur me kete projektligj te qeverise.

    1. ehhh says:

      Ne fakt edhe une jam pak skeptik! Por, me thene te drejten nuk kam aspak besim tek ata qe e kundershtojne kete projekt. E di pse!? Me kujtohet se ishin po te njejtet qe ishin kunder projektit te Stadiumit Kombetar “Qemal Stafa”! Ne fakt ndertimi i Stadiumit, eshte nje arritje jo vetem pozitive, por fantastike ?

  2. says:

    Duhet diçka që s’del nga moda

  3. Zigur Qarri says:

    Qeverite socialiste e shtojn pronen publike,Rama qe ka trokitur ne deren e PD-s ne fillim,e pakeson!!!
    Shteti shqiptare eshte marre peng nga drogmeni Edi Rama dhe banda e tij e ashtuquajtur “socialiste”,
    qe ka demtuar Shqiperine me shume se pushtuesit e huaj.Shteti dhe drejtesia shqiptare jan inekzistente.
    Nga barbaria berishiane,ne qeverine e drogmeneve te Edi Rames,me nje degradim total te moralit dhe
    ekonomise.Shqiperia po shkon drejt humneres.Denigrimi edhe atyre pak zerave intelektuale nga megafonat
    mediatike te qeverise se droges,ka vetem nje qellim,stimulimin e se keqes dhe shkatrrimin edhe atyre
    pak vlerave qe kan mbetur,qe drogmenet ne pusht-tet,te kene dore te lire dhe mos te pergjigjen kurre para
    ligjit.Teatri Kombetare eshte prova finale,per Shtetin,drejtesine dhe shoqerine civile.

  4. Pa kontroll pa siguri says:

    Deri diku , e vetmja kompani shqiptare qe ka bere punime te sakta ka qene Tris
    Keto te tjerat jane thjesht kompani qe pastrojne paret e vjedhura te politikaneve dhe qe nuk kane realizuar nje projekt konform standarteve
    Fusha shpk pasi shkateroj liqenin artificial dhe abuzoj me milona euro te kodra prane curilave ne durres , kerkon te marri punime te tjera
    Ose Salillari me rrugen skandaloze durres -rogozhine etj etj
    A ka njerez nga ministria apo nga ins . te tjera qeveritare qe mbajne llogari per keto punime ?

  5. shvejku says:

    Te gjitha keto ndodhin ne kete vend se nuk ka opozite!
    Opozita nuk ka kohe te perballet me qeverine per problemet madhore qe demtojne ekonomine e vendit,por me “babalet” karagjoze!
    Edhe opozita ne Keshillin Bashkiak Tirane ka marre fund se merret me hallet e familjes Berisha-Basha-Meta!
    E dime se Rama dhe servili i tij Veliaj nuk pyesin per interesa te qytetareve as per transparence,megjithese betohen se do bashkeqeverisin me qytetaret skllever!

  6. nora says:

    ik mor se na merzitet me ate baraken italiane,
    hidheni pertoke e beni çfare te doni se me mire do jete

  7. elisa says:

    Te mos lejohet rama te shkatarroje teatrin,,,,,egjithe Tirana te Dale ne mbrojtje te teatrit dhe aktoreve,;,rama te kesh turp…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje