"Kraharori yt ende jep gurgullimë", Flutura Açka poezi prekëse për të birin një muaj pas vdekjes

7 Qershor 2018, 12:10Kulturë TEMA

Një muaj pas vdekjes së të birit, shkrimtarja e njohur Flutura Açka i ka kushtuar një poezi mjaft  prekëse.

Nën titullin “Roja i dritës”, Açka ka folur mbi ndarjen nga jeta të 18 vjeçarit pas një sëmundjeje të rrallë.

Më poshtë poezia e plotë:

Roja i dritës”

Ti kishe kaq qiell brenda teje,
sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,
e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,
horizontit ankohej,
se s’mundej me të ngja ty.
Kurdisur n’buzëqeshje
kraharori yt ende jep gurgullimë,
andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët
të trishtimit tonë, mësyn.
Është larg, n’rini të përjetshme,
mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,
i pakorruptueshmi shpirt,
i papërlyemi kurm,
e pavramja ndjenjë,
xeherore qe s’e prek kush thellimave,
ekzistencë diku, gega im,
“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.
Ti dashuria që ecje,
ti buzëqeshja baretëse,
ti i thikti rrezatim mirësie,
kushedi në ç’mors lexon tani,
vajin tonë që lutet për kthim.
Ti roja i dritës,
përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,
të na derdhin mjerim.
Tani shkel në dhera të pastra,
e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,
ti nezra e përjetshme,
nuk fikesh si kandil,
as flakë qiriri topitur erës,
shembëllim i largët i një ylli kushediku,
tatuazh i shpirtit mbet…

“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats(TemA)

3 komente në ““Kraharori yt ende jep gurgullimë”, Flutura Açka poezi prekëse për të birin një muaj pas vdekjes”

  1. IVONI says:

    ..ngushellime , po ne shtyp duam informacione ,, sa me shume informaciove per ngjarje qe shqetesojne vendin ..! ai qe ka dhimbje , si te gjithe , nuk i ben ato tu imponohen te tjereve . Dhimbjet kalohen me kurrajo , me dashuri , natyrisht dhe me lot ..!

  2. Zigur Qarri says:

    Rrenqethese,dhimbje pa fund,dhimbje therese,dhimbje Nëne.
    Nuk gjen dot fjale ngushelluese per kete shpirt.

  3. Niku says:

    Nenen e lene te qaje ! Vetem ajo e di dhimbjen. Poezia e saj per djalin eshte nje perle!
    E lexova me nje fryme dhe me rrembeu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje