Spanja i jep zgjidhje bllokimit të anijes me mbi 600 emigrantë në ujërat e Mesdheut, pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për ta ankoruar në portet e tyre.
Kryeministri i ri i Spanjës deklaroi se vendi i tij do të presë anijen, duke shmangur kështu një katastrofe humanitare.
Pedro Sánchez tha se do t’i jepte “port të sigurt” Aquarius dhe 629 personave në bordin e saj.
Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe BE bënë thirrje më herët për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.
Sánchez ka thënë se anija do të ankorohet në Valencia.
Emigrantët që ishin në bordin e anijes u kapën në gjashtë operacione të ndryshme shpëtimi jashtë bregut të Libisë, sipas SOS Méditerranée bamirësisë gjermane.
Shumë prej tyre janë fëmijë dhe në mesin e tyre janë edhe gratë shtatzëna.
Ministri i ri i brendshëm italian Matteo Salvini refuzoi ta linte atë të hunte në ujrat italina duke thënë: “Ruajtja e jetës është një detyrë, duke e kthyer Italinë në një kamp të madh refugjatësh”.
Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë, premtoi gjatë zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të Italisë për të marrë një qëndrim të ashpër kundër migracionit.
Ai tha se Malta duhet ta pranojë Aquarius, por ajo nuk pranoi, duke argumentuar se ajo bie nën juridiksionin e Italisë.
Italia është pika kryesore e hyrjes për migrantët që kalojnë nga Afrika e Veriut në Europë.
SOS Méditerranée më herët tha se Aquarius ishte udhëzuar nga Qendra për Bashkërendimin e Përkujdesjes Detare Italiane për të qëndruar në pozitën e saj aktuale, 35 milje detare nga Italia dhe 27 milje detare nga Malta. (TemA TV)
cojini ne portin e Vlores,negro-t mund te jene nje zgjdhje per popullsine ne ulje ne vatan……….fundja birazere te nje gjaku jeni!
Bravo Spanja.