Deputetja Kadiu, replikon me drejtorin e Teatrit: Je i turpshëm, i kujton rrogën Kabashit

13 Qershor 2018, 09:45Kulturë TEMA

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të drejtorit të Teatrit, Hervin Çuli, në lidhje me aktorin Mirush Kabashi.

Në respekt të një aktori të merituar dhe një njeriu që është vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Drejtori i Teatrit Kombëtar i tregon pagën Mirush Kabashit. TURP

A i tregon dot ndonjë post që Mirush Kabashi ka marrë pa e merituar?!!! Jo

A i tregon dot ndonjë ryshfet që ai ka marrë?!! Jo

A i tregon dot ndonjë pazar që ai e ka bërë me moralin?!! Jo

Atëherë mbylleni o mjeranë.

Me një karrierë shumë të pasur 48-vjeçare, mes skenës dhe ekranit, aktori i mirënjohur vazhdon të punojë intensivisht brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Ai ka lartësuar gjuhën dhe teatrin shqiptar në skenat më prestigjioze të Parisit, Vjenës Kajros, Kievit, Torontos, Athinës, Beogradit. Aktori Mirush Kabashi numëron në karrierën e tij mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë ne kinematografi”, shkruan ajo.(TemA)

6 komente në “Deputetja Kadiu, replikon me drejtorin e Teatrit: Je i turpshëm, i kujton rrogën Kabashit”

  1. Rrumpalla says:

    Jam dakort me ty zonja deputetë që Kabashi është një aktor i madh, gjithashtu dhe Ndrenika, po meqënëse ti e ke rrogën e madhe pse sja paguan ti rrogën, por ja kërkon popullit tja paguaj për 15 vjet duke bërë vetëm një rol në teatër. Kur një fabrikë nuk e shet dot produktin e vet pamvarësisht se mund të jetë kualitet shumë i mirë, çfarë ndodh? Falimentim. Pra dhe teatrin që e paguajmë ne tatim paguesit që jemi të të gjithë spektrit politik duhet që aktorët të bëjnë punën e tyre dhe jo të merren me politikë, dhe kur merresh me politikë duhet ti dalësh për zot dhe drejtorëve të respektueshëm ose jo. Pra ti debumute ja fut pordhës kot.

  2. spartak says:

    I ke ra pikës o goca Bonit .
    O po s’ka faj ai , se kështu u mbars ky vend e ky milet për 27-28 vjet .
    Edhe 100 vjet mbasi të vdesi Berisha , litari i tij do prodhojë , sherr , grindje , sharje , fyerje , mallkime , konflikte e deri vrasje .
    Korifej skene dhe ekrani , duke fillu nga Moisiu , që ka nxjerrë deri më sot ky komb , zor se do të vijnë aq kollaj .
    A do në Kosovë , A don në Shkup , a don arvanitas , a don në Stamboll , se për këndej nga Shqipnia , i kemi njoft ma mirë e s’kanë të numruar . Bashkë me sportistët e talentuar , kanë qenë ushqimi i vetëm që na mbajtën e na ushqyen shpresat për këtë të ardhme që gëzojmë sot , por fatkeqësisht , të deformuar e denatyruar .
    Me gjithë atë , ani . Ky popull ka kaluar tsuname , e s’ka për ta gjet gjë , jo 100 por as edhe mijëra vjet të tjerë , sepse ka gjuhën më të pasur e më të bukur në botë . Këtë gjuhë e kuptoi bota mbarë vetëm me Moisiun legjendar , por dhe me Sokratin rishtar .

  3. pas says:

    Në tekstin e deputetes nuk e gjeta fjalën “i turpshëm “, që është shkruar në titull. Pra i bie të jetë fjalë e gazetarit, që mesa kuptohet e ther me gisht të mjerën e të mirën tonë të përbashkët, GJUHËN SHQIPE.

  4. ta says:

    ata qe marrin rrogen kot edhe artiste te medhenj jane hajdute,sic jeni ne pdserbcka

  5. Ermal says:

    Aktoret jane nje profesion si gjithe te tjeret, prodhojne art per ta shitur tek konsumatori ne tre menyra : ne institucione publike , ne institucione private dhe nje profesion te lire privat personal.
    Duke qene se jemi ne ekonomi tregu ku cdo produkt shitet per te fituar, dhe institucionet publike mbahen nga taksat e qytetareve shqiptare, sic i kerkohet punonjesve publike performance dhe efikasitet nuk ka baze ligjore qe te kete interpretim tjeter per tregun e artit.

    Politizimi dhe perfshirja ne debate jashte fushes se kompetences te aktoreve eshte nje devijim qe kerkon sqarim me durim ndoshta duke perdorur edhe specialiste psikologe te fushes per te qetesuar shpirtrat e trazuar artistikisht, dhe le te pranojne zhvillimin e nje ndertese teatri sic e meriton kombi yne , dhe ruajtja e trashegimise se teatrit te behet me metoda bashkekohore per tja evidentuar publikut, pasi ruajtj ne memorien e aktoreve eshte e perkoheshme dhe humbet me vdekjen fizike te tyre. Nje muze gjithperfshires per historine e teatrit duhet te jete fokusi i kontributit te te gjithe debateve te aktoreve dhe te mos degradoje ne menyre te papelqyeshme per njerezit e thjeshte debati ne ceshtje teknike-administrative qe i kane detyre funksionale autoritetet qe jane zgjedhur ti japin zgjidhje problemeve.

  6. thanas mustaqi says:

    Znj. deputete. Nuk merrni vesh nga teatri. Mos u fusni aty ku nuk dini asgjë. Mirushi ka meritat, por edhe kusuret e veta. Thjesht, për arsye sentimentale, nuk po e zgjas as për ju dhe as për Mirushin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje