Julen Lopetegui nuk do të drejtojë Spanjën në Rusi 2018.
Ajo që përflitej si thashethem që në orët e para të ditës së sotme, tani është zyrtarizuar nga vetë presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, në një konferencë për shtyp.
Lopetegui u zyrtarizua një ditë më parë si trajneri i ri i Real Madrid dhe kjo ka qenë arsyeja që ka sjellë shkarkimin e tij para Botërorit, pasi drejtuesve të Federatës nuk u ka pëlqyer koha kur u bë publik ky vendim.
Ata dinin që kishte negociata mes palëve, por pritnin të kishin një bisedë me trajnerin para se të merrej vendimi përfundimtar.
Kjo ka ndodhur pa dijeninë e tyre dhe ka sjellë në ndarjen mes palëve.
Në këtë situatë, Spanja mbetet pa trajner kur na ndan një ditë nga fillimi i Rusi 2018, duke e dëmtuar rëndë ecurinë e kësaj përfaqësuese drejt fitores së trofeut, pasi ajo shihej si një pretendente për të siguruar atë.
Lopetegui pritet të zëvendësohet nga legjenda Fernando Hiero.
Por shkarkimi i tij pritet të shkaktojë një tërmet të vërtetë tek Spanja.
Kjo, duke qenë se lojtarët e Kombëtares, me në krye kapitenin Sergio Ramos, kishin kërkuar nga presidenti i Federatës, që të mos e shkarkonte Lopeteguit.
Fakti që kërkesa e tyre nuk u mor parasysh, mund të bëjë që lojtarët të mos japin maksimumin në Botëror.
Spanja konsiderohet si një nga favoritet kryesore për të fituar Botërorin, por shkarkimi i trajnerit mund të zbehë rëndë shanset e saj.(TemA)
Shokohet apo shtanget Spanja?!
Meqë Spanja u shtang a u shokua
dhe meqë futboll ka për të tërë
unë them t’u falim Christian Panuçin
dhe të tregohemi Zemërgjërë!
As shokohet e as shtanget Spanja,por vetem ky gazetari sportiv i marre nga klasa puntore dhe i duhet te beje shkrime bombastike!
Lajmin e ben te forte vetem sasia dhe cilesia e informacionit,o djalosh e jo fjalet bombastike!