Në takimin e thirrur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministria e Kulturës Mirela Kumbaro me artistët për fatin e Teatrit Kombëtar, ka folur edhe aktori Reshat Arbana.
Ai është shprehur dakord që në vendin ku sot është godina e teatrit, të ndërtohet një teatër i ri i cili të plotësojë të gjitha kushtet që i nevojiten një institucioni, jo vetëm për komunitetin e aktorëve dhe të regjisorëve, por njëkohësisht edhe për publikun artdashës.
‘Restaurimi është i vështirë më duket mua, nuk e di, është tepër i vështirë, nuk shkon 1 milion, do më shumë.
Isha në dhjetor bëra shfaqje aty, bëmë vetëm 5 shfaqje se nuk rrihej nga të ftohtët, tmerr si ne në skenë si spektatori.
Nuk shkon kjo më. Mendoni, jo me kaq kallaballëk, nuk do të dilni kurrë në krye.
E kemi parë të gjithë se në ç’gjendje është. Si është katandisur. Të mendojnë për këtë punë
ata që janë specialistë”, deklaroi aktori i njohur Reshat Arbana.
Po cfare degjoni Pleqrit Mere o ju kripsha mendjen.. Ndertoni godine aty gjigande se do vij kallaballek I madh ne plus 20 vjet..