REPORTAZHI: Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias”

15 Qershor 2018, 15:31Kulturë TEMA

Kërkimet arkeologjike të dy viteve të fundit nga një ekspeditë shqiptaro-polake dhe gërmimet në muajin maj nxorrën në dritë rrënojat e një qyteti të harruar antik ilir,  tre herë më të madh se Shkodra.

Nga: Anila Dushi

Jo shumë larg qendrës së Bushatit në Shkodër, në një lëndinë që banorët thonë se është përdorur si poligon nga ushtria para viteve 90’, një ekspeditë shqiptaro-polake ka zbuluar rrënojat e një qyteti të humbur.

Një qytet që askush nuk e ka përmendur për qindra vite me rradhë dhe që sipas drejtuesit polak të gërmimeve, prof.Piotr Dyczek cituar nga faqja Science in Poland, një webfaqe e financuar nga Ministria Polake e Edukimit dhe Shkencës, është tre herë më i madh se Shkodra antike.

Gërmimet e fundit zgjatën një muaj dhe janë bërë nga një misioni shqiptaro-polak drejtuar nga prof.Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës dhe Ass.Prof.Saimir Shpuza, përfshirë në projektin kërkimor “Shkodra”, i cili prej vitit 2016 synon të dokumentojë gjithë sitet arkeologjike pranë Shkodrës.

Hipotetikisht mund të bëhet fjalë për Bassanian, e datuar në fund të shekullit të katërt dhe të tretë para erës sonë nga Ardianët. Qyteti përmendet në luftërat iliro-romake të mbretit Gent dhe mendohet se mund të jetë braktisur menjëherë pas pushtimit, por arkeologët po marrin kohë në studimin e monedhave dhe artefakteve të gjetura për një datim dhe emërtim më të saktë.

Kolë Shabeni, banor i zonës i cili tha për BIRN se kishte shoqëruar grupin e arkeologëve që kryen gërmimet, thotë se vendi njihej prej tyre si “Guri i Gjarpërit”. Emërtim që ai e shpjegon me rrugën që gjarpëron deri në majë të kodrës.

Ai thotë se kurrë më parë nuk kishin menduar se aty gjendej një qytet i vjetër dhe se gurët që dukeshin natyralisht të vendosur njëri mbi tjetrin, ndonëse sipas tij “banorët kanë gjetur në këtë kodër, shigjeta apo pjesë heshtash”.

Gërmime të mëparshmë në zonë në vitet ‘80 patën nxjerrë aksidentalisht varre antike dhe më vonë një shatërvan (fontanë) publik, por përshkak se formacioni i gurëve dukej krejtësisht natyror askujt nuk i ka shkuar në mendje se aty fshihej një qytet antik.

Një një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare, arekologu Saimir Shpuza tha se ata kishin qenë dyshues edhe së fundmi nëse do të gërmonin në zonë. Vendimi marrë pas studimit të zonës me mënyra joinvazive rezultoi fatlum.

Muret e gjetura deri tani tregojnë për një qytet antik të fortifikuar. Ai mund të shtrihet deri në 20 hektarë, ndërsa rreth tij janë gjetur artefakte e monedha të cilat po studiohen.  Sipas arkeologëve muret janë helenistike me tre metra gjerësi, ndërsa është zbuluar një portë hyrëse dhe një kullë mbrojtëse.

Banorë të Bushatit, qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër që përfshihet në bashkinë Vau Dejës në Shkodër, tregojnë se pjesa e kodrës ku janë bërë gërmimet ka qenë lëndinë që dikur përdorej nga reparti ushtarak i Melgushës si poligon qitjeje. Lëndina nuk ka patur ndonjë gjë të veçantë vetëm ca gurë të ndryshëm nga gurët e zakonshëm.

Menjëherë pas mbylljes së gërmimeve Bashkia e Vau Dejës që shpreson se me këtë gjetje mund të nxisë turizmin në zonë, caktoi roje për të ruajtur gjetjet, ndërsa arekologët pritet të rikthen për të vijuar zbulimin e mureve të qytetit.

Ajo që i ka habitur arkeologët dhe që shton misterin mbi qytetin antik është fakti se ai nuk përmendet për qindra vjet me rradhë. Prof. Piotr Dyczek thotë në “Science of Poland” se historianët udhëtarë kanë përshkruar me detaje qyteza mjaft më të vogla, por nuk kanë thënë asnjë fjalë për “Bassanian”. Dyczek beson se kjo mund të ketë ardhur nga braktisja e menjëhershme e qytetit dhe harrimi i emrit të tij.

Megjithatë revista L.E.K.A e vitit 1937 shkruan për gojëdhënën e një princeshe që aty pagëzohet si Peksene, e cila kishte ndërtuar një vijë në të cilin mund të kalonin varkat prej “grykderdhjes së Bunës” deri në afërsi të vendit ku janë zbuluar rrënojat.

Qyteti përmendet në luftërat iliro-romake me emrat e përafërt “Bassania, Bexena, apo Pexena”, por më herët Neritan Ceka e arkeologë të tjerë e patën kërkuar atë pranë Lezhës.

17 komente në “REPORTAZHI: Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias””

  1. Ttonhillikucezi says:

    Do mbetje kockash majmunesh pellazg a jan gjet a?

    1. Grigor says:

      O idiot. Nuk eshte per ty ky lajm. “Shkon dam sapuni tek barboni” thoshte nje miku im kukesian. Me duket se e kishte fjalen per ty.
      U be bitha jote te shaje pellazget. As karagjoz nuk te them dot, se te jesh karagjoz, duhet te kesh pak tru.

      1. Hoxh Armandi says:

        Ka shume mundesi te jene pellazg ariane. Eshte i njejti civilizim qe pastaj ndertoi Bathoren.

        1. Landi says:

          Hoxh Me siguri kane qene ata i kane hipur mamit tat ne afganistan Kur ka shku alexandri i madh dhe qe me pas ke dal ti o mjekerrm.t

        2. Pashallaret Shqiptare says:

          Eshte i njejti qyteterim qi i dha sperm greqise moderne dhe shkerdheu romejt dhe arumunet e greqise per 700 vite dhe me pas u beri komb, ne menyre qe arumunet si ky hoxha me siper, te krenohen me nje qyteterim me te cilin kane 0 lidhje.

          E jeta rrac dhe i dha romes dhe konstandinopojes, 40 perandore, dhe i dha perandorise osmane mijra gjenerale dhe kryeministra dhe qe shpetoi europen ne shekullin e 15.

  2. Albani says:

    Shpjegojeni pak cfare doni te thoni me “periudhe helenistike”.
    Perkthejeni ne Shqip birna kurvash,se pastaj dalin do dythundrake te tipit mtfgs e thone qe jane qyteterime Greke.

    1. Flm says:

      O Nallban, ne shekujt para Krishtit, nuk ka gjurme qyteterim ne Ballkan dhe me gjere qe mos te jete Helinistike.
      Keto nuk i them une por gjithe historianet serioz ne Bote.
      Mos degjo perallat e majmunit Xhufi, se ai nen titullin e historianit bene propagant dhe jo histori.
      Sipas artikullit u gjenden monedha …. perse nuk e publikojne alfabetin, shkrimin dhe permbajtjen e tyre ????
      Joooo as nje here nuk do te publikohet ne Albanistan, as permbajtja e monedhave dhe as e shkrimeve neper gure. Sepse po u publikuan ateher prishet receta e Turk-Arnautve, per qyteterim dhe Kultur Iliro-Pellazge.
      Edhe pse Romaket shkateruan dhe i kthyen ne Nekro-Poli gjithe Ballkanin, Anatolin dhe Mesdheun prap se prapi majmunat Turk-Arnaut i pagezojne te gjitha zbulimet ose Iliro-Pellazge ose Romake duke fshehur thelle me shume makth te verteten, qe nuk ka as gje tjeter vecse kutur HELENE.
      #####
      Keto nuk i them une … flasin vet germimet Arheo-logjike.

      1. mik says:

        Flm – Nuk e kuptoj, nqs kulturen Helene e njef gjith bota, pse kercen tesh e pare duke e mbrojte ?!! E verteta nuk ka nevoje te mbrohet, sepse asht e vertete, apo jo ?! Ti hiqesh sikur ke njohuri dhe nuk len asnji me fole, dhe nganjehere duke perdore fjalor ordiner, qe nuk i shkon nje njeriu te kultures.
        Te jesh i sigurte qe Greqia nuk ka nevoje per mbrojtjen tande. E dim se cfar zhvillimi te shkelqyer ka pas kultura Greke, por kane egzistu edhe kultura te tjera ( edhe para edhe mbas grekeve ). Kudo ne Ballkan, kur zbulohet dicka ne lidhje me arkiologjine, ju hidheni menjehere duke bertitur : Asht kultura jone !!
        Ju nuk mund ti privatizoni te gjitha.

        1. Pashallaret Shqiptare says:

          Drejtuar komentuesit ” mik” me siper.

          Kultura helene ishte kulture dhe jo etni.

          Nga ana tjeter nuk kane lidhje fare neo greket e sotshem me helente lashte prandaj jepi pergjigjen e duhru ketij jevgut me siper, qe eshte bir kurve arumune qe ka per bab bejleret shqiptare.

          Neo greket kane 0 ldihje me helenet, jane 1/3 perm shqiptari dhe 1/3 sperm anadolli dhe kjo e vertetuar. por nga ana tjeter kane 0 lidhje me gjetjet arkeologjike ne shqiperi

      2. Gjergji says:

        Cfare thua mor fisqir neo grek??? Xhufi te qin robt ty dhe gjith neo grekeve , se ju le me gisht ne goje kur thote se jeni bastarde dhe sperm shqiptari, kur thote se greqia moderne eshte nje komb bastard dhe perzierje rracash te ndryshme ku shumica e luftetareve ishgin shqiptare, biles neo greket bastarde kane edhe fustanellen shqiptare si simbol.

        Gjithe monedhat qe jane gjetur ne qytete ilire ose kane qene monedha Ilire me fytyrat e mbreterve Ilire, ose monedha ne latinisht e greqisht, dhe gjetja e monedhave, nuk do te thote asgje o fuisqir dropulli, sepse monedhat qarkullojne, dhe nuk mbeten ne vend. monedha latine mund te gjendn edhe ne kine o cope bajge.

        Kur flet edhe ti o fisqir per qyteterim te lashte, por cfare lidhje ke ti o bastard ne helenet apo monedhat e tyre??? ne rastin me te mire, ti je nje arumunq e greqishten e ke mesuar 100 vite para o bastard qe shqiptaret te njohen edhe si minoritet. Po kombi yt bastard 180vite histori ka mor bajge arumune.

        Romaket nuk shkaterruan asgje, por cuan ne piedestal kulturen dhe shtetin. Dhe duke qene se Iliret ishin rrace superiore, Roma i dha autonomi te plote dhe iliret, jo vetem qe perbenin legjionet elitare dhe garden Preotriane, por i dhane perandorise romake edhe 39 perandore, dhe themeluan edhe perandorine romake te lindjes gjithashtu dhe e udhehoqen edhe ate per 200 vite.

        Kur flet edhe ti per te verteten o fisqir, qe nese del e verteta, greqia shperbet qe neser dhe nuk ekziston, sepse as nuk ekzistonte para 180 vitesh

    2. ... says:

      Periudh helenistike te djeg e qafir ik shiko ertegrulin dhe masturbohu

    3. Gjergji says:

      Periudhe helenisitke do te thote koha kur keto mure jane ndertuar, pra ne shekuj e 4 dhe te 3te para eres sone, ne vitet 350 ose 250 para ardhjes se Krishtit. Koha kur maqedonasit vrane dhe u bene genocid heleneve, por u ndikuan nga kultura e tyre.

      Jevgjit neo grek, si ky qe the kane 0 ldihje me helent ne cdo aspekt, dhe padyshim -100 lidhje me kete qytet.

  3. Kuq e zi says:

    Pse me dy “s” besania?

  4. loni says:

    bravo grek e gjete,i ke shpjeguar ashtu sic shpjegojne greket,je nje grek i lashte urime per zbulimin e ketij artikulli.BRAVO DHE NJE HERE O I GJITHDITURI.

  5. Kopshtari says:

    Lloji i mureve qe jan gjetur quhet helenistike, eshte veç nje emer i zgjedhur bazuar ne faktin se ku jan gjetur me se shumti keto mure dhe ciles periudhe i perkasin. Kjo nuk do te thot qe qyteti ka qen ndertuar nga helenet, sepse asnje se di nese helenet e krijuan apo e gjeten ne vend kete menyre ndertimi.
    Sa per identitetin ilir te qytetit nuk ka asnje diskutim, sepse emri i qytetit eshte i permendur ne dokumenta historike si qytet ilir Ardian, i periudhes se mbretit Gent

    1. Gjergji says:

      Eshte pikerisht periudha kur u ndertuan keto mure, vitet 350 ose 250 para eres sone.
      Nuk kane lidhje me helenet fare.

      Dhe mbi te gjitha nuk ka lidhje me jevgjit neo grek, qe kane 0 lidhje me helenet dhe qe jane perzierje 10 rracash te ndryshme

  6. Gjergji says:

    Sa qesharak eshte ky jevgu neo grek arumun ” flm”…. vjen ketu te shahet dhe bombardohet nga shqiptarert… kutjon eshte bere helen i lashte sepse beu shqiptar i ka kap stergjyshen arumune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje