Altin Basha: Mos e përdorni politikisht teatrin. Dikur Lulzim Basha donte të bënte dhe xhaminë me kullë

16 Qershor 2018, 08:45Kulturë TEMA

Regjisori i njohur Altin Basha u bën thirrje kolegëve të tij që çështja e teatrit mos të përdoret politikisht.

Teksa mori pjesë dje në një takim të artistëve për projektin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha,  ai kërkoi që shumë prej miqve të tij artistë të mos bien pre e politikës.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që na mbështesin.

Ne artistët nuk jemi të ndarë, por kemi mendime të ndryshme, ajo që është e sigurt është se të gjithë ne shqetësohemi për teatrin

U kërkoj politikanëve, dhe të djathtëve, sepse kjo çështje ka marrë pak ngjyra politike, të mos e përdorin politikisht teatrin.

Sepse para disa kohësh kryetari i PD-së sot ka qenë dikur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe jo vetëm që deshi të bënte stadiumin me kullë, por kërkoi të bënte xhaminë me kullë.

Ju lutem deputetëve të secilës palë politike, të tregohen të drejtë me ne artistët dhe të mos e përdorin këtë çështje për interesat e tyre”, deklaroi Basha.

Ky apel i regjisorit Basha vjen katër ditë pasi drejtuesit e sindikatës, Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj u fotografuan në ambientet e një lokali në kryeqytet teksa diskutonin me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë që një ditë pas këtij takimi, ata morën pjesë dhe në Komisionin parlamentar i cili drejtohet po nga PD.

3 komente në “Altin Basha: Mos e përdorni politikisht teatrin. Dikur Lulzim Basha donte të bënte dhe xhaminë me kullë”

  1. apapapa says:

    O Altin, o hajdut, po ik o qen vetem ti mos fol dhe je trashur familjarisht nga paret qe vjedh nga kultura. Gruaja jote merr 15 milion leke per 2 kostume qe i blen tek gabi, keshtu qe mos na ca trapin se je hajdut dhe medioker.

  2. Zigur Qarri says:

    Altin Basha ishte nga kundershtaret me aktiv ndaj vjedhjes se prones publike nga Edi
    Rama dhe banda e tij.Sepse nuk ka opozite,e ka sjell Edi Rama ne prag te kolapsiit
    sistemin ligjor.Kjo vjedhje e hapur e prones publike nga pushtetaret ne Shqiperi,
    besoj se nuk ndodh as edhe vendin me te korruptuar afrikan.

  3. Bushi says:

    Te lumt ALTIN.Ke folur shume mire,por kushe te kupton.Ka injorant plote qe nuk te kuptojne dhe nga kjo nuk dine ç’flasin.Lul Basha vetem rremuje do,se i del ne enderr Rama.Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje