Reportazhi tronditës në fshatin shqiptar ku banorët jetojnë në terr për 15 vjet. Për disa është ende Fatos Nano kryeministër

16 Qershor 2018, 21:35Sociale TEMA

Kur dritat mungojnë prej 15 vjetësh ndodh që në një fshat, banorët të harrojnë kush ka qenë presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekranin e shtëpisë së tyre. Në realitetin shqiptar ku ata shfaqen gjithkund duket e pamundur. E pra nuk është kështu. Sado të duket e pabesueshme, banorëve të një fshati në Shqipëri televizori nuk duhet për asgjë, bile në masë dërrmuese në shtëpitë e tyre nuk ekziston fare si objekt.

“Ca lajmesh marrim vesh na? Lajmet nuk vijne me qiri”.

“Ministra kryeministra nuk i mbajme mend, s’kemi as drita as televizor, s’kemi si ti mbajme mend”, thone dy banore.

Behet fjale per banoret e Brucajt qe e kane harruar se kush ka qene presidenti apo kryeministri i fundit qe kane pare ne ekran ne kete fshat. Per nje pjese eshte Aleksander Meksi, e per nje pjese Fatos Nano. Ajo qe i bashkon te gjithe eshte se ora u ka mbetur rreth 15 e me shume vite me pare. Kush mundet te zbrese ne qytetin e Shkodres, edhe merr vesh ndonje gje, te tjeret jane ne terr te plote informativ.

Brucaj eshte nje fshat i shperndare ku disa lagje mund te preken vetem permes nje rrugetimi të gjate në kembe, ndërsa të tjerat kanë më lehtësisht të arritshme me një helikopter se sa me një makinë të lartë. Ky është kufiri i fundit nga ku më pas nis një Shqipëri tjetër e pak e njohur.
Po si mund të jetohet prej më shumë se 1 dekade pa energji elektrike?

“Punë s’ka, drita s’ka, përkrahje s’ka. Asistencë qesharake marr vet i pestë 40 mijë lekë të vjetra. Ju e shihni edhe vetë, rrugën, dritat, popullsinë”, thotë një banor.

Edhe pse nuk janë mësuar me vizitorë, mikpritjen e kanë të rrallë., Janë të gatshëm të ndajnë varfërinë në shtëpitë e vjetra shekullore….

Ndiqni të plotë dokumentarin e gazetarit Marin Mema.

11 komente në “Reportazhi tronditës në fshatin shqiptar ku banorët jetojnë në terr për 15 vjet. Për disa është ende Fatos Nano kryeministër”

  1. says:

    A din që ka Itali, Gjermani, Amerikë ? S’jetohet si në bjeshkë për eternity.

  2. vito says:

    O ED RAMA BOJ NOJ GJO DHE PER KET FSHAT PER KORENTIN MER BURR KTA DO TE UROJN TER JETEN ,mos rregullo qytete ku ta vejn me domote e nuk kan rrespekt per punen tende..

  3. rozi says:

    e ndoqa…por shumë pyetje ishin si të instrumentalizuara. Më vjen keq për Marin Memën se sikur i ka ndryshuar rrjedhën emisionit: gjurmë shqiptare. Më shumë m’u duk si një propogandë alla Blush, qofsha i gabuar.
    E them këtë se nuk mungonin inisiativat në fshat por as nuk nxiteshin për tu marrë shembull. Mezi u përmënd fshatari që kishte bërë përpjekje për të sjellë dritën në shtëpinë e tij, e thuhej sikur kish bërë faj.
    Fshati shqiptar ka vdekur me demokracinë, kjo dihet, e thenë edhe intervistuesit pothuajse të gjithë, por është pak kontradiktore që drita s’kishte e Ҫatia e banesës ishte e re.
    Ajo që ka vdekur dhe që është shumë e dhimbshme, është dëshira për punë.
    Në kapitalizëm nuk pritet nga shteti, është tregëti e lirë, konkurencë e lirë. më i forti fiton.
    E kujt i intereson se kush është minister e kryeministër, prandaj kjo pyetje e bërë disa herë…ishte pak e cuditshme nga gazetari i njohur Marin mema. Për të ardhur keq…

    1. landi says:

      Sipas teje te kesh 15 vjet pa drita qenka propagande dhe te gjithe aty po benin teater ? Rozi cohu nga gjumi se te ben mire per mendjen. Nese flet per pune degjoje cfare thoshin te gjithe duam nga shteti vetem drite e shendetesi sepse buken e nxjerrim vete. Por ty te ka hutuar mendjen propaganda qeveritare dhe harron qe dritat nuk kane ngjyre. Pyete nje here veten sa ben nje cati teneqe dhe sa nje gjenerator apo tel e shtylla nga fillimi. Perdore mendjen se nuk eshte keq. Te gjykosh njere pa drita vetem eshte e papeanueshme. Ne kapitalizem nuk ka ndryshim per
      sherbime te caktuara se dritat i ka detyrim shteti ne cdo rast.

    2. goni says:

      Jo nuk eshte aspak e çuditshme se pikerisht ajo pyetje tregon qe su intereson fare politike dhe tregon nga krahu tjeter ke kane pare per here te fundit. po ty o ROZI te eshte bere truri roze me parti. leri ere partite , leri oj te rafte se njerezit duan drita nuk po kerkojne lulushin. depolitizohu se na hape zorret me ate qe shkruan

  4. labi says:

    tmerr ne kete shekull dhe akoma me tmerr disa qe nje gjendje te tille ne zona te caktuara e lidhin me politiken. Jane njerez edhe keta o njerez.

  5. Xha suloja says:

    Mirë mor Marin po PD-ista nuk kishte në fshat?. Po votimet nuk janë bërë atje? Nëse janë bërë për cilin kanë votuar apo nuk lexonin se me qiri nuk i shikonin emrat e këshilltarëve, deputetëve etj.
    Që ka probleme ai fshat , nuk dyshojmë, sepse ka dhe shumë të tjerë dhe bile edhe lagje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër etj. Po kryetar fshati apo komune a ka ai fshat? Nëse ka, ai kryetar komune apo kryetar partie apo mësues apo ndonjë të “bredhur” nëpër bot, si nuk ka trokitur në dyert e shtetit këtu e 15 vjet?
    Dikur gënjeshtrat për të trembur fëmijët që të mos shkonin larg fshatit u thoshin te kishin kujdes se atje-këtu ka gjarpërinj të gjatë 150 metra.etj. Tashti ti si gazetar prek gjëra që ja vlen për ti publikuar me qëllim për tu ndrequr, dhe “shumë mirë bën”, por për këtë rast je i lutur që ëtij “gjarpëri” t’ja shkurtosh
    gjatësinë në 10 herë më pak.
    Xha Suloja

  6. rexha 10 says:

    TE PAKTEN QE MUNDE TE BEJE KRYEMINISTRI ESHTE ; TI GJEJE NE HARTEN E REPULIKESSE SHQIPERISE ;SE KU NDODHET KY FSHATE.
    MA DEPUTETI I ZONES ,PER TE SHKUAR NE KETE FSHAT .PAGUAN DOGANE?

  7. Kanina e Ismailit says:

    Marin Shqiptari,
    Marin AT’dhetari,
    Marin Kolonjari.
    E c’te thuash me shume per ty more evlati SHqiperise!Je dhe mbetesh drite dhe shprese per SHqiperine dhe SHqiptaret.

    Corape mut i opingave te mia, ke gje per te then more i vellai i SALO SERBIT?

  8. Pilo says:

    Qe nuk dine se kush eshte president apo kryeminister nuk eshte ndonje problem.Me mire qe se dine se vec dhimbje koke do kishin.Problem eshte mungesa e energjise elektrike qe u nevojitet per nevojat jetesore.U urojme tu vene dritat ketyre shtetasve te urte e te pafajshem.

  9. Pilo says:

    Turp kombetar.O shteti eshte inekzistent dhe nuk ka kontrollin e territorit o nuk i plas per shtetasit e vet.Une mendoj se jane te dyja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje