Ky është momenti tronditës kur një furgon i bardhë përplas në kryqëzim një grua të moshuar.
Fatmirësisht Maria Gonzalez, 63 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën, por mori dëmtime të rënda në fytyrë.
Ajo tregon se në momentin e aksidentit ajo po kalonte tek vijat e bardha në një kryqëzim dhe ishte ndezur drita jeshile për këmbësorët.
Policia në Santa Ana Kaliforni publikoi pamjet e aksidentit që në mënyrë të tillë qytetarët të identifikojnë shoferin e furgonit. (TemA)