“Mos bëni seks me të huaj”, Putin kundër politikanes: Vajzat ruse e dinë vetë se ç’bëjnë

16 Qershor 2018, 10:15Lifestyle TEMA

Vladimir Putin ka reaguar pas deklaratës së politikanes ruse e cili i bëri thirrje femrave ruse, që të bojkotojnë seksin me tifozët e huaj gjatë kampionatit botëror të futbollit.

Nëpërmjet zëdhënësit të tij presidenti rus hodhi poshtë shqetësimet e ngritura nga politikania ruse duke thënë se vajzat ruse e dinë vetë se ç’bëjnë.

 “Femrat ruse janë më të mirat në botë dhe mund të vendosin vetë se cfarë të bëjnë.

Të gjitha vendet akuzojnë njëri tjetrin për racizëm, homofobinë.

Kjo nuk ka të bëjë fare me Kupën Botërore”, tha Putin.

Dy ditë më parë polotikania ruse, Tamara Pletnyova tregoi për fëmijët e racave të përziera, të cilët lindën pas Lojrave Olimpike të vitit 1980 në Moskë.

Gjithashtu në atë periudhë sipas Tamaras Rusia regjistroi lindje të shumta fëmijësh që u detyruan të rriteshin pa baba.

Ata ishin fëmijë të tifozëve ose të atletëve, të cilët pas Lojërave Olimpike ishin kthyer në vendet e tyre.

Deklarata e politikanes 70-vjeçare nuk u prit mirë nga opinion publik dhe ishin të shumtë ata që dolën kundër thirrjes së saj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje