Holandë/ Furgoni hyn në kampingun e festivalit pop, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

18 Qershor 2018, 10:19Bota TEMA

Një furgon ka hyrë në një grup njerëzish në një kamping në Holandë, gjatë një festivali që po mbahet në Landgraaf.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate.

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë palgosur, ndërsa autori i ngjarjes ka arritur të largohet.

Policia e Limburgut është vënë në kërkim të një furgoni të bardhë.

Kampingu ku ndodhi ngjarja ndodhet pranë një vendi ku pak para saj kishte mbajtur një koncert Bruno Mars.

Pinkpop Festival është një event 3-ditor muzike ku marrin pjesë çdo vit dhjetëra mijëra njerëz.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje