Ja ku kërkoi strehim politik Gafurr Mazreku pasi shtiu mbi Azemin

18 Qershor 2018, 21:28Dossier TEMA

Nga Enkel Demi

Në atë kohë drejtoja Radio Koha, e cila ishte e para radio që i kushtohej lajmit, ndërsa ndodhte. Ishte viti 1998 dhe më shumë se e ndiqnim ne lajmin, ishte ai që na gjëmonte neve. Azemi padyshim ishte një njeri që në atë vit të mbrapshtë kishte një veprimtari të ethshme. Kur e rrethoi policia në Milot, mbaj mend që kam shkuar në mes të natës me një Mercedes 240 të lodhur, ndërsa gjithë rrugës Alban Dudushi thoshte në radio që Keli po shkon në Milot dhe sapo kaloi Fushë-Krujën. E thonim, sepse pas çdo postblloku që kaloja, policët më këshillonin të kthehesha. Kur e shihnin që nuk dëgjoja nga ai vesh më uronin: “Të rujt Zoti!”. Por, mua më ruante Albani që e njoftonte gjindjen se po kaloja dhe me lajmësin nuk kishin punë. Në ato kohë të turbullta, banditët dëgjonin radio.

Me një fjalë doja të thoja që Azemin e kishim në qendër të lajmit, pasi shpesh ai ishte lajmi. Kështu ndodhi dhe në atë ditë gati të “zakonshme”, kur Azemi nuk ia përtoi Gafurr Mazrekut tek foltorja e Kuvendit. Ky i fundit, meqë u turpërua se hëngri dru, si njeri me kodet e malësorit, e ndau mendjen që vetëm plumbi e lante këtë punë. Ndaj e qëlloi Azemin, kur po dilte nga salla e seancave, tek shkonte në kafenë e parlamentit.

Nisi transmetimi i drejtëpërdrejtë, lajmet për shëndetin e Azemit, intervistat, lidhjet e drejtpërdrejta. Një rritëm i çartun transmetimi, ku lajmi zinte lajmin, thua se e kishin me turravrap dhe nuk e gëzonin durimin për të mbajtur radhë. Shqipëri hesapi!

Sak në këtë tollovi më bie telefoni dhe dëgjoj zërin e Frrok Çupit, i cili në atë kohë ishte drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Natyrisht që nuk ishin ditë për t’u përshëndetur si bëjmë sot, por më thotë copë:

– Më gjeti belaja, kam në zyrë Gafurr Mazrekun?

– Atë që i gjuajti Azemit?, i them unë.

– Po.

– Po çfarë do?, e pyes gjithë shqetësim, sepse nuk kishte kaluar ora nga atentati.

– Kujton se ATSH-ja është ambasadë dhe më kërkon strehim politik. Më ka marrë për ambasador…

Kjo është historia që di unë për Gafurr Mazrekun dhe një tufë letrash që më niste nga burgu, por ato ia dërgonte edhe shumë gazetarëve të tjerë, ndaj ka plot bëma për të rrëfyer për këtë figurë që u shpall qytetar nderi i Hasit.(Tiranapost)

20 komente në “Ja ku kërkoi strehim politik Gafurr Mazreku pasi shtiu mbi Azemin”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Farroku drejtor i ATëSHëSë
    kjo po që është gallatë…!
    (U Gafurr)
    nuk ka marrë Farrokun për ambasador
    po ATëSHënë,
    për ambasadë!

    P.S.
    Sa shumë të duan ty Enkel
    ta r(r)uajnë mirë kokën
    dikur ti kishe Alban Dumdushin
    po sot ke Palma Dodën!

    1. Tralala says:

      E dini si mu duk ky rrefimi I Heroit dhe simbolit te qendreses burrerore ndaj grave te cmendura Enkel Demit? Si ai skeci “Doni me per Belulin”

  2. Ti more cam dridhu perdridhu nuk nxore koken e muhabetit.
    Kush ishte fajtori nga keta te kanunit,azem sherxhi provokatori qe bente te fortin apo zgafurri qe i vinte turp te shkonte ne fshat se ishte poshteruar nga i poshteruari i saliut.
    Apo ishte sali komunist intriganti qe percau shoqerin shqiptare dhe i perdorte azemrat per politiken perca sundo.
    Apo ishte fajtor frrok maloku shpirt zi qe ironizon maloket e tij.

  3. flas says:

    Odudum shko rregullo punet andej nga cameria se veriu nuk ju llogarit se jeni gjalle ti me shoket e tu kokebosha

    1. Redi says:

      Sakte.Me thene te drejten te dyve ju kruhej shume,si gafurrit dhe azemit,ishin grindavece,dhe kte nature sentimentale te tyre e perdoren ca bythqire jugu frikacake te cilet azemi i kishte percudnuar,rrahur haptas dhe kishte treguan haptas se ky legeni gjinushi “shtypte” kunaten,dhe klosit ia shkerdhenin ca te tjere,dhe per kte nxiten gafurrin injorant qe ta provokonte,dhe ndodhi ajo qe ndodhi.azemi kruhej por te thuash te drejten aty ne parlament i ka kapur ne dru gati te gjithe,por dhe ua ka shtypur grate dhe pasi vdiq,i moren hakun tek fatmira.

  4. romeo says:

    Jo more Enkel Cami nuk ta ka thene Frroku,por Mesila,se ajo kerkoi azil ne Bathore se kiujtoi se kishte kaluar ne Jugosllavi!

  5. Cuku says:

    Doni me per Belulin, ,,,

  6. Vjosani says:

    Sidoqofte, ti mbetesh gazetari me i patalentuar qe me kane zene syte ne Shqiperi. Shqipja jote tmerresisht e varfer me kall daten…

  7. Alpet.al says:

    Enkel Demi, ky pusht e mi halesh, nuk i njeh hasianet.

    Enkel Demi, i njeqind flamureve, mund te kete degjuar per kanunin, por kurre nuk e ka provuar shijen e njelmet te gjakut neper goje dhe gjuhe, ate shije te hidhur e te parrefyer, qe t’ja zere gurmazin dhe t’j ngrije damaret, kur instinktivisht, e ndjen deri ne palce, se eshte ne loje dhe ne teh, jo thjesht fati dhe jeta jote, por fati e jeta e krejt gurmes se gjakut te familjes tende, bij, niper e sterniper.
    Ja perse, Enkel Demi, ky cub e corrak i mediave gjobevenese shqiptare, e leshon gjuhen e helmit ne gazete, e ngre nga varri dhe e rifyen publikisht edhe njehere Gafur Mazrekun, sic beri ate bote publikisht ne mes te parlamentit cubi, zuzari, kontrabandisti dhe kurvari Azem Hajdari, ai Azem Hajdari qe ky mi halesh dhe lakuriq nate Enkel Demi, e paskesh ndjekur mbrapa atehere me pishe e kandil, qe ti t’ja kendonte bemat e kusuret me lahute dhe me gernete, jo qe t’i tregonte publikut se cfare gangsteri ishte Azem Hajdari, por qe te lyente me varak mutlliqet e panumurta te tij.

    Gjuha, kocka s’ka e kocka thyen!
    Burri vrahet, as rrifet, as shahet!

    Keto i pati harruar kopuku Azem Hajdari. Gafurr Mazreku ja rikujtoi, publikisht, me kodin e tij.
    Kete kod, Azemi e rikujtoi menjehere dhe, ishte Azemi qe ishte i etur te pajtohej me Mazreket.
    Sepse, Azemi, ky maskara, kopuk e kulish i UDB-se, e dinte qe nuk kishte bythe ta ndiqte kodin.

    Por nese dihet se pse Azemi beri ato qe beri, cudia eshte se cili eshte fitimi i kopukut Kel Demi, qe e fut veten ndermjet Azemit dhe Mazrekut, duke pergojuar te vdekurin qe Hasi vendosi ta nderonte me menyren e tij, per te cuar mesazhin se Hasi nuk i lepin gelbazat qe i hedhin ne fytyre lamashet e kopuket si Azem Hajdari dhe Kel Demi.

  8. Nje qytetar i thjeshte. says:

    Shqiperia ,vend i cudirave boterore. Po te vrasesh ,shpallesh dhe nderohesh per TRIM. Po te vjedhesh, shpallesh dhe nderohesh si i shkathet, i zgjuar, gjeni ,

    1. pomposti says:

      “Cam i pabese me thike ne breze”. Te lutem shume z. Mefo mos pasqyroni shkrimet ketij plehre qe thjeshte quhet burri i karakurves.

      1. Redi says:

        He mo se vetem koli dhe ca te tjere te partive ku ka qene dhe ndonje tek tuk kur ishte studente,ne fakt atehere s’dinte te ngopej

  9. hysa says:

    Do me per belulin?

  10. Ana says:

    Hahahahaha po cfare faji ka pasur i shkreti qe ishte rritur ne pyllin e izoluar te diktatures? Fajin e kish demokracia qe i barazoj njeheresh si pylltarin ashtu dhe qytetarin.

  11. buj says:

    BOOO SA PLENE, NUK I PERTOI AZEMI GAFURRIT THOTE… GAFURRI NUK IA PERTOI TRAFIKATIT AGJENTIT DHE DERRIT AZEM AS ATY NE SALLE MGJS ME NJE MOSHE ME TE THYER EDHE AS SAJ…

  12. Doci says:

    Sa TURP !!!!!!! Nje Hasjan : na tregon KANUNIN , Historikisht – veriu ate zone e quante :………..zonen e budallenjeve …..e keshtu vazhdon edhe sot e kesaj dite ……….gafua (gafurri) po vriste vllaun e vete per ti ba qejfin palacove filo greke te PPSH , …………. o Alpin o qen hasi …….shko nderto nje shtepi prej djathi e ne darke leshoji qente qe ta ruajn ………kjo eshte nje mencuri nga Hasi , etjere e tjera nuk mbarojne

    1. Alpet.al says:

      Vllau, sidomos vllau verior, nuk te fyen, o Doc.
      Vetem nese ky vlla, eshte Doc e bir Doci, Doc me gjysh e katragjysh, Doc denbabaden, ne oxhak.
      Dhe Docit denbabaden, i shkon per dere me i dale zot kodoshit Azem Hajdari, horrit e zuzarit, kurvarit dhe kontrabsndistit, hajdutit dhe birbos, kulishit te UDB-se dhe lolos e leshkos se qenit-agjent Sali Berisha i cili, pasi e futi ne mut Azem Hajdarin, pikerisht ne halene RD te partise se vet, e nxorri ne prite te hasmeve te vet Haklaj dhe e vuri ne arkemort per ta zvarritur deri te kryeministria e ta perdorte si tokmak per grushtin e tij te shtetit.
      Kjo po, o Doc e bir Doci, eshte te te vrasin dhe te te shkerdhejne arkemortin, pasi ta kane bere nekrologjine ne gazeten e tyre RD.
      Dhe sa per hasjanet, ti o Doc e bir Doci, ju vjen okoll e dhe prap nuk ju afrohesh dot, per nder e trimeri, per mencuri dhe patriotizem.
      Ata hasjanet u ngriten me bese e dinjitet, dhe e moren Heroin Bajram Curri, te rrethuar e vrare pabesisht nga dorazit e Beogradit, per ta percjelle me dinjitet qe i takonte Heroit.
      Por, t’i more Doc e bir Doci, qe me gjasa je verior, me siguri nuk je i sojit te Bajram Currit, por je i sojit te horrave Sali Berisha dhe Azem Hajdari, je leshko I tyre, po aq edhe dobic udb-je.

  13. Alpet.al says:

    Moderator, a do ta cfaqni repliken time me komentuesin “Doci”?a

  14. doc-toci says:

    O doc qe njiheni dhe si fis kurvash ne ate zone degjo me vemendje o rrace legeni sepse kam patur dashnore dy goca xhaje me kte mbiemer dhe ishin nga tropoja.Si ka mundesi qe ne has nuk u vra asnje ne 97-ten per parti,ndersa tek ju ne tropoje vetem per parti jane vrare mbi 250 vete dhe ato hasmeri vazhdojne edhe kesaj dite qe po flasim,plus tjetra,hasjanet ne angli jane bere milonere paundesh,ndersa tropojanet i kane lene gjitha parate ne vaste.Ai qe mendohet qe eshte me i pasuri ne shqiperi eshte Shefqet Kastrati nga Hasi dhe Kadri Morina.Mos u mburrni shume sepse vete sjelljet tregojne dhe zgjuarsine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje