Italia e vendosur kundër emigrantëve: Të veprojë BE-ja ose i japim fund Shengenit

19 Qershor 2018, 09:09Bota TEMA

Qeveria italiane është e vendosur të mos u hapë dyert emigrantëve.

Sipas kryeministrit Giuseppe Conte, “duhen zgjidhje europiane, pa shkuar te nxitja e dinamikave bilaterale që rrezikojnë të sjellin fundin e Shengenit”.

Conte e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“BE-ja duhet të parandalojë rreziqet me të cilat përballen emigrantët, duhet t’i luftojë trafiqet e qenieve njerëzore dhe të kontrollojë më me efikasitet kufijtë e jashtëm”, tha Conte.

Mes zgjidhjeve që Italia do të propozojë në samitin e fundit të qershorit, është edhe ndërveprimi me vendet e origjinës për identifikimin e kërkesave për azil, me procedura më të shpejtuara.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje