Zv.kryeministrja Senida Mesi ka deklaruar sot se së shpejti do të dalë në qarkullim “karta e qytetarit”, një mundësi më shumë për të përfituar shërbime më cilësore të administratës publike.
Numri dy i qeverisë, së bashku me Mario Mariani (Shef i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian kanë prezantuar një plan të gjerë për ta sjellë shërbimin publik si shërbyes të qytetarëve.
Zonja Mesi përmendi Adisën, një project qeveritar që është shtrirë në zyrat e hipotekave të disa rretheve, për të cilën tha se do të zgjerohet dhe do të jetë jo thjesht një zyrë ku qytetarët të marrin dokumentet e pronësisë por edhe në zyra që ndihmojnë qytetarët për çdo aplikim.
Por zv.kryeministri kërkoi që publiku të përfshihet më aktivisht në sistemin e bashkëqeverisjes nëpërmjet lidhjes direkte me mekanizmat që janë krijuar siç janë portal qeverisës shqiperiaqeduam por edhe linjat telefonike direkte.
“Na duhet një partneritet më i drejpërdrejt, në mënyrë që qytetarët të tregojnë sa më me detaje problemet që hasin në administratë. Ne e kemi vullnetin për ta kthyer administratën eficente dhe të shkathët, por na duhet edhe ndihma e qytetarëve për të treguar çdo rast ku ata pengohen”, tha Mesi.
Kurse Mario Mariani, deklaroi se BE do të vëzhgojë me detaje çdo project që BE i ka dhënë qeverisë shqiptare në mënyrë që të ndihmojë gjithnjë e më shumë shqiptarët që të përfitojnë ndihmat e taksapaguesit europianë.
Zv.kryeministra Senida Mesi, bëri të ditur gjithashtu në takimin me gazetarët se në çdo cep të Shqipërisë do të ketë zyra ku njerëzit nuk do të sorollaten por do të asistohen për të përfituar shërbimet. Administrata është shërbyese e qytetarëve dhe jo stresuese e tyre. Këtë do ta tregojmë edhe më shumë në ditët në vazhdim tha ajo.
Ne nje Shtet,ku Kryeminstri vjedh hapur pronat publike,eshte parashkruar
qe do te deshtoje çdo reforme.Te gjitha jan genjeshtra.Ne Shqiperi jan ligjet,
por nuk funksionojn,sepse ne pusht-tet jan banditet,qe ligjet i perdorin ne
funksion te tyre.Qeveria pergatit ligj te veçant,per te shmangur procedurat
e tenderit dhe te privatizimit te kerkuara nga ligji,per tja kaluar token
publike te Teatrit,direkt firmes private te perzgjedhur!!!Kjo nuk ndodh as ne
Afrike.
E keni ndritur posi…
Nuk ka nevoje per reforma,por per nje shtet ligjor.
Ju nuk doni ta degjoni popullin prandaj administrata publike nuk can koken ndaj ankesave tona.
Edhe Rama eshte po aq i pa afte sa cdo gje do ta beje vete sikur nuk ka vartes.
Ne rastin tim nje administrate e tere eshte vene ne sherbim te shkeljes se ligjit dhe mbrojtjes se hajduteve shteterore,perfshi kryeministrin.