Me ardhjen e verës rëndohet gjendja e njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor.
Doktoreshë Valentina tregon arsyet që çojnë në keqësimin e gjendjes së pacientëve me rritjen e temperaturave.
“Për shkak të djersitjes së madhe, të humbjes së lëngjeve, ka një përqendrim më të madh të medikameteve në organizëm dhe i krijojnë lodhje e këputje. Tendenca e tyre është që të ndërpresin mjekimin ”, shprehet doktoresha.
Vizita e radhës është me një paciente që ka tentuar dy herë vetëvrasjen.
Zonja 50-vjeçare nga një fshat i Tiranës merr mjekim prej vitesh për çrregullim bipolar. “Mos ardhtë më ajo situatë. Kisha ndërprerë edhe mjekimin”, thotë pacientja.
Doktoresha e pyet nëse ka bërë analizat që i ka kërkuar. “Nuk i kam bërë se jam me Ramazan. Unë jam sëmurë gjithmonë dhe nuk i kam marrë”, thotë zonja.
Numri i vizitave në një ditë shkon edhe 30 për një mjek. “Streset në punë, streset në familje, pasiguria për të gjetur. Është shtuar numri i pacientëve adoleshentë për shkak të abuzimit me substancat”, tregon doktoresha.
Doktoresha evidenton faktin që shqiptarët bëhen doktorë të njëri-tjetrit. “Ne e kemi më te letë të shkojmë te hoxha se sa te psikiatri”, thotë doktoresha.
Problem tjetër është mjekimi nga farmacisti.
“Japin edhe medikamente pa kriter, të cilat populli i ka si karamele tani. Shprehja popullore është që duhet të bëhesh mjek i vetes, por jo deri te përdorimi i medikamenteve”, shprehet doktoreshe Valentina.(TCH)
Kur ti therrim psikiatrët do e kuptojn që svyejn gjë
nuk ja ka fajin vapa shqiptareve(ajo e shton),por jane rrace psikosh.
dhe fajin me te madh e ka politika qe po ja heq trurin ne keto 28 vjet.
te lexosh dhe te ndegjosh psikopatin komunist sali qe po ja heq trurin me digitalin e tij spiun cfare do presesh.
i leshoi neper rruge dhe i tha vrisni prisni e shkatrroni vetem me jepni votat mua.
i mori edhe pronat pronareve e ja dha shpellareve dhe tani po vriten me njeri tjetrin.
hoqi(gjasme) luften e klasave dhe futi urrejtjen e pa punesin……….
dhe cfare do presin psikologet nga keto probleme qe po i fryjne cdo dit.
ja shiko ca aktor psiko se cfare po bejne per ca qerpice histori tradite e turkoshakeve.