Letra pas skandalit të Vokshit/ Ndrenika i shkruan Metës: Politika të mos trazohet në punët e teatrit

20 Qershor 2018, 09:15Politika TEMA

Robert Ndrenika i ka shkruar një letër presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në letrën e tij, Ndrenika thekson se partitë politike nuk duhet të trazohen në punët e teatrit.

Letra e plotë:

I nderuar president i Republikës Ilir Meta!

Duke parë në TV atë që ndodhi dje në komisionin e medias m’u forcua bindja, se partitë politike, nuk duhet të trazohen në punët e teatrit.

Kam mendimin se kjo çështje, zgjidhet me bisedime midis komunitetit teatror dhe specialistëve.

Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë.

Ndërsa qeveria “pa zhurmë dhe pa fjalë”, është e detyruar të fusë duart në qese dhe të nxjerrë paratë!!!

Me plot respekt

Robert Ndrenika

5 komente në “Letra pas skandalit të Vokshit/ Ndrenika i shkruan Metës: Politika të mos trazohet në punët e teatrit”

  1. Fatos says:

    Qeveria e detyruar? O zotëri, po kur ishte Saliu pse nuk e detyrove? Qeveria duhet të japë llogari ndaj taksapaguesve kështu që politikanët do përfshihen se s’bën. Nuk jeni më në diktaturë Ndrenika… akoma nuk e keni kuptuar? Mqse jeni aq të zotë, përse nuk i gjeni ju paratë? Hë pra, loboni pranë investuesve të mëdhenj dhe gjeni 10 milion euro për teatrin. Pastaj merrni dhe leje ndërtimi nëse ato para ju ngelen në fund dhe nuk i ndani mes jush.

  2. Mbasi beri kete rremuj ky matufi i partis derrave u kujtua per politiken

  3. aaaaaaaa says:

    emore Ndrenika nga nje idhull per ne shqiptaret qe te kemi ndjekur dikur ne ekrane ,dhe te admironim nuk e kuptoj pse merresh me pune qe nuk ja ke haberin.Puna jote eshte aktrimi dhe jo politika apo ndertimi.Eshte mire te ndaloni keto shfaqje vulgare e me pasoja per shqiperine.Teatri kombetar do te behet doni apo sdoni ju,dhe do te behet modern si ne gjithe evropen.Dhe ju si aktor do shkoni te luani aty dhe jote beni politike.Ne nje ekonomi tregu apo kapitalizem mund te hap kush te doje teater privat,mblidhuni bashke dhe hapni nje teater privat dhe shikoni te fitoni buken me djerse duke aktruar .Eshte e pabesushme qe jeni bere pale me disa vandale e idiote qe i zgjidhin gjerat me sherre dhe me force si Muli apo gej salinjani.Mos e ulni veten kaq poshte.

  4. Zigur Qarri says:

    Pas skandalit te Erion Veliajt,eshte ne prove drejtesia.
    Kartoni i kuq nuk mjafton, burg ose gjobe.

  5. @autori says:

    Gjete “xhami ku te falesh”, o i madhi Robert Ndrenika.
    Keta jane te gjithe njelloj, Hajdute dhe te pacipe.
    Ndoshta padia ne Gjykaten Kushtetuese, e perpiluar nga ekspertet e ligjeve dhe urbanistikes,
    mund te funksionoje per te ndalur grabitjen dhe tjetersimin e truallit.
    Trualli publik, as pjeserisht nuk mund te tjetersohet per interesa private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje