Këshilli i Europës vendosi në axhendën e vet diskutimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra rajonale disbarkimi” për refugjatët e shpëtuar në Mesdhe,ndërsa media europiane raporton se Shqipëria mund të jetë një”partner i mundshëm”. Në Tiranë, opozita akuzon qeverinë me gjuhë ksenofobike, ndërsa qeveria mohon kategorikisht.
Nga Gjergj Erebara
Draftkonkluzionet e Këshillit Europian që pritet të zhvillohet më 28 qershor dhe që janë përgatitur nga Presidenti i Këshillit, Donald Tusk me presidencën e radhës tregojnë për mbështetjen nga liderët e Europës të konceptit të“platformave rajonale të disbarkimit”, një frazë që, sipas disa mediave europiane, e vë Shqipërinë në listën e vendeve kandidate për ndërtimin e një platforme të tillë, krahas disa vendeve të Afrikës së Veriut. Ideja, e propozuar fillimisht nga kryeministri hungarez Viktor Orban më 2016, sugjeron që emigrantët e shpëtuar në Mesdhe të dërgohen në një qendër të tillë, ku do t’i nënshtrohen verifikimeve nëse janë të shpërngulur lufte apo janë migrantë ekonomikë. Pas diferencimit, emigrantët do të duhet të riatdhesohen nëse vijnë nga të ashtuquajturat “vende të sigurta” ose t’u ofrohet strehë, në rast se vijnë nga zonat e luftës apo vendet e konsideruara të pasigurta. Gjetja e një zgjidhjeje të tillë ka marrë urgjencë për Bashkimin Europian, pasi Italia vendosi të mbyllë portet e saj për një anije shpëtimi me refugjatë, e cila qëndroi disa ditë në det derisa Spanja vendosi t’i pranojë ata.
“Në mënyrë që të krijohet një kuadër më i parashikueshëm në trajtimin e atyre që dalin në det dhe shpëtohen nga Operacionet e Kërkim Shpëtimit, Këshilli i Europës mbështet zhvillimin e konceptit të platformave rajonale të disbarkimit, në bashkëpunim të afërt me UNHCR dhe IOM,” shkruhet në drafkonkluzionet. [Link]
“Platforma të tilla duhet të sigurojnë procesim të shpejtë për të dalluar migrantët ekonomikënga ata në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe për të reduktuar incentivën për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme,” shkruhet më tej në dokument.
Disa media europiane e kanë interpretuar këtë paragraf me idenë se një qendër e tillë disbarkimi mund të ndërtohet në Shqipëri. Ajo do të duhet të presë refugjatët që kapen në Mesdhe, ndërsa përpiqen të arrijnë brigjet e Greqisë ose Italisë me gomone, më së shumti të nisura nga Turqia dhe Libia.
Politico.eu, faqja e internetit e specializuar në raportime nga politika e Bashkimit Europianthotë semes “partnerëve potencialë” të BE-së për këtë plan janë Tunizia dhe Shqipëria.
Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle citoi të Enjten një zëdhënës të qeverisë austriake që thotë se ideja është duke u diskutuar me qeverinë shqiptare, ndërsa zëdhënësi i qeverisë shqiptare, Endri Fuga i tha DW se Shqipëria “as nuk ka pasur kërkesë dhe as nuk ka negociata”.
Partia Demokratike në opozitë ka sulmuar vazhdimisht qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka pranuar ato që ajo i quan “600 mijë refugjatë sirianë” në shkëmbim të hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mënyrë të përsëritur në faqen e tij nëFacebook se Rama ka pranuar ata që ai i quan “ish-terroristë të ISIS”. Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ngriti çështjen në parlament duke thënë se shqiptarët do t’i marrë malli për kohën kur ishin shumicë në Shqipëri, ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu shkoi më tutje duke deklaruar në një komision parlamentar se nga Shqipëria po “largohet populli i Skënderbeut për të ardhur Populli i Sulltan Mehmetit”.
Një valë ksenofobie u shfaq nëpër median sociale gjatë ditëve të fundit, ku shumë shqiptarë kundërshtuan idenë e pranimit të refugjatëve ndërsa pak zëra kundër rikujtuan se shqiptarët konkurrojnë sirianët për strehë dhe ushqim nëpër kampet e refugjatëve të Gjermanisëdhe Francës.
Ndërkohë, në draftkonkluzionet e takimit të 28 qershorit, përgatitur nga Presidenti i Këshillit Donald Tusk dhe vendi që mban presidencën e rradhës, (aktualisht Bullgaria), nuk përmendet hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, çështje për të cilën vendet anëtare janë aktualisht të ndara.
Problemi i emigrantëve ka shkaktuar debate të ashpra në shumë vende Europiane, duke ushqyer partitë ksenofobike. Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë, e cila mikpriti qindramijëra migrantë në vendin e saj më 2015 e gjeti veten pranë rrëzimit kur një nga partitë e koalicionit të saj, Unioni Kristian Social i Bavarisë kërcënoi me largim pikërisht për shkak të refugjatëve.
Shqipëria, i kapur nga piktori progresist, i zgjuar dhe i përparuar shumë, dhe nga një PD e paftë gjeti zgjidhjen më të mirë për ti lëpirë të pasmet Evropës. E gjeti zgjidhjen e ikjes masive të Shqiptarëve nga vendi i tyre për shkak të paaftësisë, të korrupsionit dhe të vjedhjes masive të pronave apo të pasurive të tjera shqiptare, të çfarëdo force politike që ka marrë pushtetin. E ashtu-quajtura “elitë” si simotrat e saj progresisto – fashiste Evropiane, vendosëm të shkatërrojmë ç’do gjë që është Shqiptare, ti ndjekin Shqiptarët në emigrim nga pronat e tyre që arritën ti mbronin për shekuj me radhë nga lloj lloj pushtuesi. Në vendin e tyre, do vendosim Sirianë, apo Afrikanë.
Ky Barishtja qenka fare!!!
Por mir mo Gjergj trimi, ne cilin dokument te UN, BE, OSBE e gjen nje term te till- Point of Drebarcation – Si nje vend qendrimi i “perkoheshem ” per Refugjatet??
Cfar do jen keta mo Gjergj- Ca ton me mineral qe do zbarkohen/shkarkohen dhe depozitohen ne Kalaten 1-2 te portit te Durrsit????
…
Jo mo Gjergj,
Jan njerez qe vijne nga Vende te konfliktit, dhe Automatikisht fitojne emertesen “Refugjat” sipas konv. te UN.
Dhe si te till duhet te akomodohen ne kampe refugjatesh, deri sa te vendoset statusi i tyre.
Nderkohe qe jane ne keto kampe, do pajisen me karten respektive, dhe gezojne te drejten e levizjes se lire, pasi kapet e refugjateve nuk jan burgje apo qendra paraburgimi.
Dhe ketu fillon problemi o Gjergj, tek frekuentimi i tyre ne xhamit lokale, shoqerimi me vellezerit mjekerosh shqipfoles…..ky eshte momenti i prishjes se ballances dhe shperberjes se shtetit..
Mos harro o trim, se per shkak te perberjes fetar, e kombinuar kjo me investimet e huaja per ndertimin e mijra xhamive pe pakontrolluara mund te coj lehtesish ne shperthime te pakontrolluara….
PS. Mos u mundoni te na mbushni mendjen me 1 milion shqiptar emigrant……
Ne jemi shum me ndryshe….Pothuaj 100% e Shqiptarve jane integruar ne menyre perfekte, me punen e tyre ne shoqerite mikpritese…pa krijuar asnje perplasje kulturore….duke respektuar, edhe pse jo praktikuar, besimin fetar te vendit prites…
5 a 6 zarbo qe bejne fushate te komanduar per emigracionin nuk jane tregues qe Shqiperia po mberthehet nga ksenofobia. Shqiptaret jane me shume se komentuesit e paguar te PD.
Nuk eshte “ksenofobi” te Mos duash teroriste, perdhenues dhe analfabet me qindra mijera ne vendin tend. Ju “Eurofilet” duhet jeni te paret Qe te detyroheni te merrni “refugjat” ne shtepite tuaja! Shikoni do I mbani dot ato kafshe Afer grave, motrave, dhe nonave tuaja? Hipokrite!
Jo fobia se fobia eshte frike e pa llogikshme
na ka zene tmerri sepse nese marrim emigrante arabe apo afrike eshte ferr i vertete.
ne fakt nese nuk i pranojme keta parazite, kane per te ardhur gjermanet, italianet, suedezet
pasi ato vende tani jane bere te pajetueshme, nese nuk fillojne urgjentisht deportimet.
ne suedi perdhunimet jane te panumeta, sulmet me granata. ne angli pedofilia po ben namin, gjermania dhe franca po vene per lesh.
Anglia prandaj doli nga evropa, polonia, hungaria cekia, austria, sllovenia, italia, mali i zi etj po i thone jo emigracionit.
MJAFT ME! – LE TE BASHKOHEMI TE GJITHE!
THUAJI JO EMIGRACIONIT!
ESHTE CESHTE KOMBETARE AS E MAJTE AS E DJATHTE!
Cna cate koken o Mero me keto titujt dhe mbrojtjen e refugjateve. Shkrimi I Erebares kishte tjeter titull tek dita tjeter ketu. Ore po cte drejte ke zotrote te quash popullin ksenofob?! Populli eshte ne vendin e vet dhe e vendos ai si te jetoje. Me ate popull je bere dhe ti milioner. Turp te keni. Bastarde!
Pazar,allishverishe ke tregu turko com.Europianet e kane kollaj:Ne po zbrazim Shqiperine sirianet dhe te tjeret ta mbushin.Nuk e di nese i del hesapi Europes?