Pas Robert Ndrenikës edhe një tjetër ikonë e skenës së teatrit dhe filmit në Shqipëri, aktori i njohur Alfred Trebicka shprehet pro një godine të re të Teatrit Kombëtar.
Ai është i hapur për të diskutuar nëse teatri duhet të rikonstruktohet apo rindërtohet nga e para, duke evidentuar se e rëndësishme është rruajtja e truallit të tij.
“Jam në dijeni të intervistës së Ndrenikës dhe që në takimin me Kryetarin e Bashkisë gjëja kryesore dhe parësore që kam thënë ishte puna e truallit.
Pastaj puna e ndërtesës: bëhet e re, restaurohet është opsion i diskutueshëm. E kam thënë gjithmonë.
E gjithë kleçka e kësaj historie është trualli që të mos abuzohet me të.
Biem dakord që të restaurohet apo ndërtohet kjo diskutohet. Problemi është trualli. Kush është ai që s`do një teatër të ri?
Po problemi është tek territori. Nëse nuk cenohet ai… Edhe nëqoftëse bëhet teatri tërësisht i ri, pjesa e muzeut të teatrit duhet të ekzistojë se pastaj s’ka kuptim, hiq këtej e shemb andej. Nuk duhet të jemi radikal as nga njëri krah as nga krahu tjetër”, tha Trebicka.
Një ditë më parë edhe Robert Ndrenika pranoj se nuk ishte kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
“Miku im, ka një keqkuptim të madh në gjithë këtë histori.
E vërteta është se Robert Ndrenika nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe dinjitoz.
Ajo që unë kundërshtoj është tjetër gjë: është përvetësimi i asaj toke nga kushdoqoftë”, tha Ndrenika.
Njerez pa shtylle kurrizore!
Me fal, po problemi ketu mbetet trualli. Deri tani plani i qeverise nuk e mbron ate, pra Trebicka nuk ka pranuar asgje.
Me qartesisht, miq:
1.Teatrin ta rikinstruktoje shteti
2. Asnji kulle ne gjithe zonen
3. Maks Velo te merret referent
4. Mos bini pre e kulisave finoke dhe miklimeve me darka te gabuara tek e tek, behuni bllok te jeni Bllok, te mbrojtur, serjoze, se synimi te dekompozoheni ne Stan leprash e pleshtash, e realizoi krisjen, qofsh a i gabuar, Ndrenika si PLAKU I Punes, sh. Kujdes,
fjalet e teperta e percarja cojne uje ne Mullirin e Moçalit, protagonizmi i kujtdo demton,
Burrnia nuk eshte aq e lehte, gjsesi edh 2-3 Burra te mbeten, mjaftojne, jane evidentu cilet jane, i paça me nder, Tirona
U ble edhe ky si Berti..
Ku iken fjalet e ketyre ArtPisteve???Apo keshtu jane ne jete ,e ne i njohim e i duam nga rolet e tyre, Nuk mund te justifikohen per fjslet we nxoren nga goja,se problemi nuk ra nga qielli.Rendesi ka qe ne nje moment e treguan veten se cilet jane…
Po ca ikone leshi esht ky! Ca ka ber ky qe i vendosni epitetin ikone??? Pika qe nuk ju bie