Opozita greke kërkon tekstin e marrëveshjes me Shqipërinë: A vazhdon pala  shqiptare me pretendimet e saj mbi çamët?

21 Qershor 2018, 09:30Rajoni TEMA

Opozita greke ka bërë thirrje për një debat të plotë në parlament, para nënshkrimit të çdo marrëveshje me Shqipërinë, për të shmangur sipas saj çdo precedent si ai me Maqedoninë.

Sekretari i Demokracisë së Re, George Kumutsakos kërkoi sqarime për rangun e temave që janë në tryezën e  diskutimeve të Kotzias me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

“A vazhdon pala  shqiptare me pretendimet e saj mbi çamët, ku saktësisht janë bisedimet për përcaktimin e zonave detare krahasuar nga marrëveshja origjinale e nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria në vitin 2009 dhe a ka një datë për nënshkrimin e marrëveshjes” janë disa nga pyetjet.

“Në dritën e sa më sipër, dhe për të shmangur çdo zhvillim që mund të shkaktojë pasoja negative mbi interesat kombëtare, kërkoj që parlamenti të jetë i informuar për tekstin e marrëveshjes dhe përmbajtjen e saj dhe  të diskutojë para nënshkrimit të detyrueshëm të saj”, deklaroi Kumucakos.

Opozita i referohet deklaratave të Kotzias se Greqia dhe Shqipëria janë në rrugën e duhur për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes tyre dhe se së shpejti do të përmbyllin bisedimet.

http://www.skai.gr/news/politics/article/376550/koumoutsakos-epikeitai-d…

9 komente në “Opozita greke kërkon tekstin e marrëveshjes me Shqipërinë: A vazhdon pala  shqiptare me pretendimet e saj mbi çamët?”

  1. Orient says:

    -Kjo gje duhet te kerkohet edhe ne parlamentin shqiptar..ç’do gje me letra te hapura..!

  2. Me thene te drejten says:

    Nga casti qe diskutohet per ceshtjen came ne Bouli (Kuvend) te Greqise, kjo tregon qartesisht se kjo ceshtje tashme eshte hapur!!! Gjithmone ka nje fillim dhe fillimi eshte i veshtire ? Kujtoni, pas 30 vjetesh u zgjidh ceshtja e emrit me Makedonine!!!

  3. ak47 says:

    Pala shqiptare nuk kerkon Camerine. Ajo eshte shume pak. Ne momentin e duhur do te vihen ne levizje te drejtat e njeriut per mbi 60% te popullsise me rrenje shqiptare-arvanite. Koha punon per Shqiperine, pet shqiptaret. ( arvanite te kendoni, gjuhen te mos harroni).

  4. Ali babushi says:

    Shihni endra me sy hapur, po bushati I mbush poturet pars nje kalamani e Jo me pars grekerve we eshte I mbuluar me m……….po Ku ka by the ,se joke Jo e Jo ai te kerkoje camerine dhe te drejtat e shqiptareve, cpret nga nje njeri nje meter e nje cm., ate e mer era kur fryn pak ,se po se shume e zhduku fare.

    1. eeeeej says:

      Katunaro, ku kujton se je? Te katuni jot, ku luani kush shtyn me fort bythe me bythe e?
      DEBIL!

  5. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    Uk ka tsamides,edhe ata 5 koke te qelbur qe ishin shkuan te luftojne ne Syria,kshq vari kkkkkkkk……………

    1. tralala zura nje gale says:

      Nuk ka nuk ka o Pamuk Pisoglendi, po shko bej nje shetitje ne Parge e te shohesh jane apo s’jane came ata atje!
      Pastaj nese s’ka came pse ankohet ky palloshi i Nea Dimokratias ? ? ?

  6. Illi says:

    Greqia e ka hequr njehere ne 85-en ose 86-en ligjin e luftes, por NUK e ka kaluat ne Parlament, apo NUK e ka nenshkruar presidenti ( te dy si ekuivalente te mbretit, qe e shpalli) dhe nje nga arsyet kryesore, ne mos me kryesorja a e vetmja, kane qene pronat e cameve dhe te shqiptareve ne pergjithesi (pa llogaritur arvanitasit). Prandaj rendesi ka angazhimi dypalesh per zgjidhjen e ceshtjeve pronesore Duke shmangur ligjet bllokuese te deritanishme. Tung

  7. Pellazgos says:

    Pala “shqipetare” te quhet pala Vorio Epirote se keshtu quhej ky vend sipas Barletit,dhe Prijesi i saj Kastriotis pasarrdhes i Pirros se Epirit,Akilit,Aleksandros.
    Mirepo,Shqiperia Muslimane e njohur nga Amerika e “krishtere” ne 1913en ka qene per turqizimin e Ballkanit,nje fakt qe duket edhe sot me Turqine.
    Dhe aresyeja dihet,Rusia,rusiamrusia,rusia,d.m.th “Djalli”,kurse per vete jane si
    Turqia per ne eshte e pazevendesueshme kane thene shpesh fare hapur zyrtare amerikane.
    Kush beson ne Nato,ne drejtesi,ne Evrope eshte thjesht nje Idiot.
    Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje