Risia-test e Facebook-ut: Video publicitare në Messenger

21 Qershor 2018, 09:13Hi-Tech TEMA

Të gjithë përdoruesit e aplikacionit “Messenger” mund të kenë parë ditët e fundit një risi.

Facebook ka vendosur të fusë reklama te shërbimi i përdorur nga 1.3 miliardë njerëz.

Pasi i testoi mesazhet publicitare në janar, kompania ditët e fundit ka prezantuar videot promocionale.

Ato janë “autoplay”, që do të thotë nisin vetë pa pasur nevojë që përdoruesi të shtypë tastin “Play”.

Megjithatë, mundësia që ato të bëhen të mërzitshme për përdoruesit po monitorohet.

Facebook do të vlerësojë nëse ato do të ndikojnë në largimin e përdoruesve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema