Koço Kokëdhima fton shqiptarët për luftë: Nëse vijnë refugjatët sirianë në Shqipëri, do kalojnë mbi trupat tanë

22 Qershor 2018, 19:53Politika TEMA

Koço Kokëdhima është shprehur kundër ndërtimit të kampeve për refugjatët sirianë në Shqipëri.

I ftuar në studion e “News 24”, Kokëdhima ka paralajmëruar se nuk do ta lejojnë ngritjen e kampeve në Shqipëri, në të kundërt, siç tha ai, “do të kalojnë mbi trupat tanë”.

Duke e cilësuar si një akt tradhtar ndaj Shqipërisë ngritjen e kampeve për refugjatët sirianë, Kokëdhima tha se:

“Ne nuk do ta lejojmë, ne do ta luftojmë me trupat tonë. Ata që mendojnë që do ja hedhin Shqiptarëve po i bëjnë varrin e vetes.

I ftoj Shqiptarët të çohen në këmbë sot dhe të luftojnë, që mos ta kenë më të vështirë nesër”.

Koço Kokëdhima deklaroi se nëse kjo realizohet, Shqipëria përballet me një rrezik të madh.

Sipas Kokëdhimës, me ardhjen e tyre, Shqipëria do të bëhet si “Guantanamo e mesdheut apo Siria e Europës”.

Ndër të tjera, Kokëdhima theksoi se një ndër rreziqet më të mëdha që i kanoset Shqipërisë, është të mbetet pa shqiptarë.

“Të sjellësh refugjatë në një vend që dëbon njerëzit e vet, është dënim për ta.

I sjellin në Shqipëri për ti larguar nga Europa.

Nuk ka bazë nuk ka logjikë.

Shqipëria do jetë si një kamp i rrethuar më tela me gjemba, do të hiqet Shëngen, do anullohet heqja e vizave”, tha ai.

Kokëdhima, gjithashtu tha se do shkatërrohet edhe një ndër degët kryesore të ekonomisë, siç është turizmi, pasi sipas tij “Shqipëria do të kthehet në një vend të padëshirueshëm”.

18 komente në “Koço Kokëdhima fton shqiptarët për luftë: Nëse vijnë refugjatët sirianë në Shqipëri, do kalojnë mbi trupat tanë”

  1. Vaslilesheli says:

    Sa me pelqen ky Koçja.Paska qene edhe ma budall se kam mendu une.O Koçe ti ke boll per te shtri qe te kalojne sirianet mbi to,edhe pa lufte.Mbaje pushken ne dore mandej.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Dil o Koço
      bëja fora
      ti, Brixhida
      Besa, Bora.
      *
      Dil Koço
      të qofsha falë
      mbase bëhesh
      dhe me djalë.
      *
      Dil o Koço
      me gjith shpurë
      mbase bëhesh
      me dhëndurrë.
      *
      Dil o Koço
      burrë me qibër
      të kesh mbesa
      të kesh nipër.
      *
      Juve para
      ata nga pas
      ju bërtit
      e ata rras.
      ***

  2. TRAPI says:

    QITI GOCEN E NA SHPETO NEVE ….

  3. evgjitngrenesi says:

    të gjithë duhet të reagojnë fort kundër këtij plani. ky do të jetë fundi i shtetit shqiptar nëse realizohet. nëse rama pranon një plan të tillë do të ketë fatin e haxhi qamilit

  4. taku says:

    O Lideri I se ardhmes
    KOQO KOKEDHIMI
    Na prij se pas teje jemi,,
    Po ama ti te jesh ne krye
    Se nga mbiemri je koke e dhime
    Koqe cjane kto media qe tallin bythen me ty ,duke te.ftuar neper studio
    KOQE KANDARI,,,

  5. Toni says:

    Po more zgjebaruk ashtu eshte si thua ti.Ato le te vriten dhe ti te besh sehir. I perzute shqiptaret me politiken tuaj te qelbur. Me qellim qe te boshatiset ky vend qe te mbreteroni vetem ju. Keni lene vetem Tiranen te populluar kurse qytet e tjera po boshatisen perdite kurse disa prej tyre vetem ne harte kane ngelur. Shqiperia ka vende sa te duash ku te jetojne .Eshte mbi 70% bosh. Uroj qe brezi i shqiptareve te ardhshem sirianet e sotem tju hedhin ne koshin e plerave politikanet si puna juaj neser.

    1. Desaret says:

      Po çfarë thua mor derdimen?! Sirianët dhe të gjithë arabët nuk kanë parë njëherë liri dhe demokraci, si mund të ngrejë krye siriani kur tërë jetën ka qenë skllav? Prandaj shqiptari ka në krye këta që ka sepse votojnë këta kokebosha.

  6. iliria says:

    do mbushet me fare arabi prandaj rama nderton xhamia qe te zhduketg shqiptaria —–gjuha shqipe dhe te flitet shyqyria ishallia zgjohuni shqiptare prej gjumi

  7. Koco me 3 k says:

    Koqo i ka hapur lufte sirise.
    Do te na pushtojne more pusht dhe ti do te jesh i pari qe do te perfitosh.

  8. Jim says:

    Te jete kaq idiot ky matherfacher koqe kokedhima

    1. Realitet says:

      Bravo Koco,te gjitha trevat etnike shqiptare jane me ju.S’dojme gjakderdje siriane apo irakiane per te hyre ne BE-n e jo sigurte.

  9. WEB says:

    Gjeja me e sakte qe ka thënë Koco komedhima që nga dita kur ka lindur

  10. Astriti says:

    Ti para, Xhida mbrapa, ne do bejme sehir!

  11. katarakti says:

    Te lumte Koço. Ke thene nje te vertete te madhe. Kuptohet se te gjithe haxhiqamilistat dhe radikalet islamiste te urrejne. Ata mezi presin te takojne vellezerit e tyre siriane.

  12. Jimi says:

    Ti mor Koqo nuk ke faj fare! Jepi dhe hic mos perto, kur Rama te katapultoi deri ne organet me te larta te PS-s dhe te dha pushtet te pakufishem, me gjithe ate propagande dhe reklame qe te beri, ty te lumte bytha!

  13. korcari says:

    O po nuk i sjell njeri se parate e ndihmave do ja u vjedhin kta tanet sapo te hapesh e te mbyllesh syte…Plus qe Sirianet do tremben ktu ne Shqiperi, do duan te kthehen ne Siri….Ata nuk rinin ne Greqi e Itali e jo me ktu ne Shqiperi pastaj

  14. ana says:

    Nese jemi per tu integruar ne BE, sigurisht qe duhet te pranojme dhe mbajme edhe refugjate, por gjithmone gjella me kripe dhe kripa me karar. shifra prej 600 mije eshte skandal nese do te rezultoje e vertete, pasi i bie 1 refugjat ne cdo 5 banore. Sipas ketij koeficienti psh Franca duhet te mbaje rreth 13 milion refugjate, Italia 12 milion, Gjrmania 16 milion etj. 3000 apo 4000 refugjatet iranian qe ne i mbajme ne rrethinat e Tiranes besoj se jane mjaftueshem per te treguar disponibilitetin dhe ndjeshmerine tone karshi tyre si dhe te marim kreditet e duhura edhe nga EU-ja. Ja po marrim edhe 1000 apo maksimumi 2000 refugjate siriane dhe me kaq besoj se Shqiperia e ka bere me se miri detyren e sa j karshi botes dhe EU-se ne vecanti.

    1. Striker says:

      Nuk duam BE qe na shkaterron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje