Ministri i sportit i Zvicrës tregon mirëkuptim për gjestin me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit, por deputetët zvicerianë janë kritikë

23 Qershor 2018, 20:48Sport TEMA

Ministri zviceran i sportit e ka shikuar ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad. Pas fitores ai ka reaguar me mirëkuptim ndaj gjestit me shqiponjë të lojtarëve shqiptarë.

«Kush e ka përjetuar atmosferën e ndezur në stadium, e vlerëson edhe më shumë angazhimin e shkëlqyeshëm të kombëtares së Zvicrës dhe mund të kuptojë nëse kur ndonjë lojtar përfshihet nga emocionet.

Nuk është qëllim i sportit që nga emocionet të krijohet një polemikë. Jemi një vend me shumë gjuhë, kultura dhe mendime dhe jetojmë në paqe së bashku.

«Jemi krenar me këtë kolorit. Ai e bën vendin tonë të fuqishëm. Edhe në sport».

Parmelin është anëtar i Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila mban qëndrime mjaft të ashpra ndaj të huajve.

Historiani Philipp Zwyssig ka postuar në Twitter një shqiponjë të përdorur gjatë historisë në Zvicër dhe ka shkruar se aq e gabuar s’mund të jetë kjo ideja me shqiponjë.

Deputetja Natali Rickli nga SVP kritikoi veprimin e futbollistëve zviceranë me shqiponjë.

«Nuk mund të gëzohem me të vërtetë. Të dy golat nuk u dhanë për Zvicrën, por për Kosovën.

Nëse një ditë fiton kombëtarja e Kosovës, gëzohem për të, por në Kampionatin Botëror ne luajmë dhe bëjmë tifo për Zvicrën». (dp)

3 komente në “Ministri i sportit i Zvicrës tregon mirëkuptim për gjestin me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit, por deputetët zvicerianë janë kritikë”

  1. says:

    Ambasadori Ilir Gjoni është i kenaqur që Zvicra ka besim në sulmuesit shqiptar.

  2. Luli says:

    Faljani dhe kete radhe se jane copa kari nga trute.Sporti eshte per ti bashkuar njerezit jo ti armiqesoje.

  3. xho says:

    Amerikanet modelin e shqiponjes mendoj se e kane nga me vjetrit qe jane Shqiptaret. Edhe ruset, edhe serbet e kane por kjo e jona eshte e thjeshte pa zbukurime por me Krenare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje