Zhvillim historik për vendin islamik më konservator në botë. Menjëherë pasi hyri në fuqi leja për të drejtuar automjetet, gratë në Arabinë Saudite, dolën në rrugët e vendit duke drejtuar makinën.
Leja për drejtimin e automjeteve hyri në fuqi pas një ndalimi dhjetëra vjeçar për arsye fetare të parashtruara nga dijetarët islam të vendit.
Kanalet televizive Ihbariyye dhe Al Arabiya, që nga orët e para të zbatimit të vendimit transmetuan pamjet e grave që kanë dalë për herë të parë në trafik.
Derimë tani gratë, ishin të lidhura në sediljet e pasme të makinave, dhe duhet të kishin për shoferë burrat, vëllezërit apo edhe taksistët, për të kryer veprimet elementare të lëvizjes, si vajtja në punë apo dërgimi i fëmijëve në shkollë.
Me një dekret të publikuar nga mbreti saudit, Selman bin Abdulaziz, më 26 shtator të vitit të kaluar, ishte njoftuar se graë do të mund të ngasin makina duke filluar nga 24 qershori.
Vizioni për vitin 2030 i Arabisë Saudite synon që përqindja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës të rritet nga 22 n 30 për qind.
Nga vitet 1990, 2011, 2013, 2014 dhe 2015 ishin organizuar fushata me kërkesë që të lejohen gratë të ngasin makina.
Roa Altaweli, një grua në Jeddah, bën përpjekjen e saj të parë për të lëvizur me makinë pasi vendimit të mbretit Selman.
“U zgjova më herët se zakonisht sot. Isha aq e ngazëllyer që nuk munda të flija.
Sot unë jam duke ngarë makinën, dhe për herë të parë nuk po qendrojë në vendin e pasëm të makinës.
Unë jam pas timonit. Unë ende nuk mund të besoj se unë do të lëviz me makinë në Jeddah”. (TemA TV)
Nuk i keni parë në porno. (të mbeshtjellura dhe sumën plot lesh)
Hahaaa “dijetaret” Islam perfundimisht u binden qe hanemet duhet te bredhin me makine.
####
Mjer si Europa qe nuk ka dhe ajo te tille “dijetar”.