Popullariteti i Macron në minimum, ja pse kundërshton negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë

24 Qershor 2018, 14:14Rajoni TEMA

Popullariteti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka regjistruar sërish rënie të fortë, ku vetëm 40 për qind e të pyeturve janë të kënaqur me punën e tij, sipas sondazhit të Ifop për gazetën “Journal du Dimanche”, shkruan javanews.

Që prej verës së vitit të kaluar, kur ishte në pikun e popullaritetit të tij me 64%, pozitat e presidentit të Francës janë lëkundur ndjeshëm, duke shënuar rënie të vazhdueshme, mbështetje e cila aktualisht është në nivelin 40%.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja që Macron është skeptik ndaj zgjerimit të BE, pasi situata e brendshme në Francë dhe rritja e popullaritetit të populistëve, ia dikton një sjellje të tillë, shkruan javanews

Macron ka propozuar idenë që BE nuk është e gatshme të pranoje anëtarë të rinj dhe ka një qëndrim skeptik për çeljen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ai është përfshirë në një debat edhe me qeverinë euroskeptike të Italisë për refugjatët, ku nuk munguan as fyerjet në distance me tyre, pasi Macron, është treguar i ashpër në deklaratë e tij për populistët, shkruan javanews.

“I sheh të përhapen si lebra, nga pak dhe kudo në Europë, në vende ku mendonim se nuk do të shfaqeshin kurrë. Fqinjët tanë thonë gjërat më të këqija dhe ne mësohemi me këtë. Bëjnë provokimet më të rënda dhe askush nuk skandalizohet më”, ka thënë ai.

Sipas “Le Figaro”, referenca është e qartë: ka të bëjë me refuzimin e Italisë për t’u hapur dyert emigrantëve.

Por nuk ka munguar kundërpërgjigjja e Italisë, e cila udhëhiqet nga një koalicion qeveritar i ndërtuar nga dy partitë më të mëdha populiste.

Fjalët e tij janë ofensive dhe të pavend. Hipokrizia e vëretë është e atij që kthen mbrapsht emigrantët në Ventimiglia dhe do të na bëjë ne moral mbi të drejtën për të kërkuar ndarje të barabartë të emigrantëve. Solidariteti ose duhet të jetë tërësisht europian, ose nuk duhet të ketë fare të tillë”, ka thënë Luigi Di Maio, zëvendëskryeministër në qeverinë italiane dhe kryetar i Lëvizjes 5 Yjet.

Gjithashtu raportohet se ka një rënie të popullaritetit edhe për kryeministrin, nga 45% të kënaqur në maj në 42% në qershor, një rënie prej tre pikësh.

10 komente në “Popullariteti i Macron në minimum, ja pse kundërshton negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë”

  1. Milano says:

    Italia ka marre 600 mije refugjate,Franca 0 dhe nuk pranon asnje ky liliput sulmon Italine perse mbyll dyert!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. rrema says:

    Cfare mu d te presezh nga nje trap qe martohet me nje femer qe eshte sa gjyshja e vet.

    1. mik says:

      Asht e vertete.
      Franca asht fuqi ne Evrope, por mos ti rrej mendja te sillet si superfuqi ( sidomos kur pretendon qe gjuha frenge te perdoret si gjuhe e EU – se .
      Gjuha Angleze, do te rrije per nje kohe te gjate si gjuhe nderkombetare , e si rrjedhoje, edhe si gjuhe e Evropes. Francezet ne luften e II-te, e leshuan Francen pa asnje rezistence ( jo si rrezistenca Angleze ) . E cfar kerkojne tashi Francezet, te kapin ate qe nuk nuk munden ?!

  3. emer says:

    i bie te jen koleget populist te lulzimit e birishes qe influencojne pengesat per PO.
    presion nga Le Pen, Salvini e tjere qe nje nga te dy te humbase: ose ata brenda BE (e ne pushtet) ose ata jasht (ne portat e BE)

  4. kazani mediatik says:

    O Milano, pse je kaq trap ? Franca ka trefishin e refugjateve dhe te emigranteve te Italise, or kungull. Emigrante nuk jane vegtel shqiptaret qe t’i masesh me numrin e tyre. Eshte Afrika e Zeze, Maghrebi dhe Asia jugore, qe ne France behen rreth 6 milione, ose nje e dhjeta e popullsise ne total. Shiko kpmbetaren e Frances se me çfare eshte mbushur, kurse ne ate Italine tende, edhe nje nje Balotelli ka gjithe keto vite, qe diskutohet, te luaje, apo jo ?
    Meso te shkruash, para se te mundohesh te japesh mend, sepse kur nuk ke per vete, nuk ke se çfare te shesesh tjeter, perveç llogjeve si t egjithe italianet.

    1. Sorge says:

      O kzan je fuderrina e kombit tend qe mbron nhe rusofil te perendimit nje qe martohet me gjyshen
      Ti kete don te nos hapen negociatat ti he jastqitja e kombit

    2. Pashallaret Shqiptare says:

      Ata jane emigrante te ligjshem o idiot, dhe jo refugjate qe vine me anije dhe nga trafikante.

  5. Wendy B says:

    Ky lepurushi i vogel francez eshte antishqiptar, antiizraelit, anti…

  6. Leo says:

    Problemet e Brendshme te Frances nuk ndikojne fare ne zgjidhjen e tyre qe Markoni pretendon se Shqiperia dhe Maqedonia (se bashku me popullesi rreth 7 milion) do t’ia veshtirsojne. Eshte kaq i ceket sa e maskon mentalitin e tij antishqiptar dhe prirjen proserbo-ruse me gjoja parimin e mos-zgjerimit. Qe eshte kastravec, e di gjithe bota, edhe nga bema private te tij.

  7. tualet palla says:

    Kot e keni, sa kohe eshte Edvin-droga dhe ministra te korruptuar ne pushtet, si lypsa para deres se EU-se do qendroni!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje