Kamp në Shqipëri? Vlahutin: Absolutisht jo, kusht për negociatat janë reformat jo refugjatët

25 Qershor 2018, 13:28Politika TEMA

Ambasadorja e BE në vendit tonë , Romana Vlahutin ka hedhur poshtë edhe një herë tjetër të gjitha zërat se në Shqipëri do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh.

Duke folur gjatë një takimi nga Malësia e Madhe Vlahutin u shpreh qartë se kushti i vendosur nga BE për të hapur negociatat për Shqipërinë janë reformat dhe jo refugjatët.

“Në kuptimin e kampit jo, absolutisht jo! Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje kësaj pyetje javën e fundit dhe jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë; jo! Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë lloj përpjekje të tillë për të “shkëmbyer” me një kusht të tillë. Nëse ka kushte, janë kushte për më mirë për Shqipërinë. Gjithçka që mund të bëjë është me shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen dhe jo me një plan refugjatësh”, tha Vlahutin.

A do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri?

Në kuptimin e kampit jo, absolutisht jo! Unë jam përgjigjur mbi pesë herë për këtë pyetje dhe është e qartë, nuk ka asnjë kusht apo përpjekje të tillë për të shkëmbyer hapjen e negociatave me një gjë të tillë. Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë përpjekje të tillë, nëse ka kushte për Shqipërinë, ka kushte për mirëqeverisjen. Çdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e të drejtës, për lirinë, por asgjë që ka lidhje me migracionin.

Si po mundohet të bindë Shqipëria vendet skeptike?

Unë kam punuar me Shqipërinë dhe jo lobuar për Shqipërinë, Komisioni Europian ka dalë me rekomandim të qartë se Shqipëria është në një faze ku mund të hapen negociatat pa kushte, por vendimi i takon vendeve anëtare. Vendimmarrja në Bashkimin Europian është unanime dhe duhet të merret nga 28 vendet anëtare.  Procesi është i rëndësishëm por më e rëndësishme pikësëpari janë reformat dhe ne kemi shpenzuar energji financa dhe shpresë që këto ta bëjnë jetën më të mirë për shqiptarët. (TemA)

 

1 komente në “Kamp në Shqipëri? Vlahutin: Absolutisht jo, kusht për negociatat janë reformat jo refugjatët”

  1. Tr says:

    Dridhe Like me lesh kacurel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje