Kotzias: S' kemi folur asnjëherë për çamët gjatë negociatave me Tiranën. Shpresojmë që Erdogan do të jetë më pak nervoz tani

25 Qershor 2018, 11:52Politika TEMA

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist për zgjeidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Shqipërinë.

Por Kotzias ka vënë si kusht për këtë që “partitë e opozitës në të dy vendet të mos reagojnë në mënyrë histerike”.

Në një intervistë për portalin euractiv.com, Kotzias iu është referuar gjatë negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se janë zgjidhur një sërë çështjesh “të vogla”, “sidomos ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria”.

“Tani, kemi çështjet e mëdha”, ka vazhduar Kotzias.

Në Athinë u takua komisioni i përbashkët i ekspertëve dhe ne bëmë një hap të madh”, vlerësoi ministri i Jashtëm grek, raporton Ora News.

Shefi i diplomacisë greke ka deklaruar sërish se gjatë negociatave Athinë-Tiranë nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame.

“Unë jam shumë i pezmatuar me atë që thotë opozita greke.

Opozita thotë se ne po diskutojmë për “Çamërinë”.

Ne nuk e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat (negociatat) nuk ka pasur asnjëherë pyetje për “Çamërinë”, ka theksuar Kotzias.

Kotzias shton se “ka qenë një tjetër qeveri greke që ka diskutuar për herë të parë për “Çamërinë” në fillim të viteve 1990.

Ka dëshmitarë që ishin prezentë në ato diskutime dhe sot e paraqesin veten e tyre sikur sapo kanë hyrë në politikë dhe nuk kanë të kaluar”. 

Me këtë batutë, Kotzias shënjestron opozitën konservatore greke, që ndodhej në pushtet në fillim të viteve 1990.

Sa i takon fitores se Erdogan, Kotzias thote: “Shpresojmë që pas fitores së zgjedhjeve, Erdogan do të jetë më pak nervoz”.

1 komente në “Kotzias: S’ kemi folur asnjëherë për çamët gjatë negociatave me Tiranën. Shpresojmë që Erdogan do të jetë më pak nervoz tani”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    nuk ka ‘tsamouria’,ka vec tourkotsamides grabites te tokave greke me qitap sulltani ,per sherbim ndaj osmaneve……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje