Prezervativët janë zhvendosur nga dhoma e gjumit në qiellin e Rripit të Gazës, duke u kthyer në armën më të re kundër Izraelit. Të fryrë si tollumbace dhe shpesh të lidhur bashkë në grup, ata shërbejnë si “balonë” për të kaluar në tokën izraelite materiale eksplozive ose në flakë, që u vënë zjarrin sipërfaqeve të tëra në anën tjetër të kufirit.
Pavarësisht natyrës konservatore të shoqërisë në Gaza, sidomos nën sundimun e lëvizjes islamike Hamas, prezervativët gjenden në të gjitha farmacitë e vendit. Ata tashmë i janë bashkuar një sërë pajisjeve ndezëse që çojnë zjarr matanë kufirit, me qëllimin për të shkaktuar dëme.
Rreth 600 hektarë tokë janë shkrumbuar nëpërmjet balonave, tollumbaceve me helium dhe prezervativëve, bëjnë të ditur zyrtarë izraelitë. Madje, ka pasur zjarre që kanë vijuar për më shumë se 10 orë, duke dëmtuar kafshët e egra dhe duke shkatërruar të mbjellat.
Ushtria izraelite nuk e ka pasur të lehtë të përballet me këto “armë” primitive, por efektive. Fillimisht janë vënë në dispozicion dronë për t’i goditur sapo ato të kalojnë kufirin, por qindra ia kanë dalë t’i shpëtojnë “gjuetisë” së teknologjisë fluturuese. /Bloomberg- TemA TV/
Arabo-bythqimat luftojne me prezervative, se s’kan car per te luftuar ? ? ?
Long Life Israel