Rama: Mos kini frikë nga shqiponja, shenja e duarve është shenja jonë dalluese si shqiptarë. Të mbledhim para për të ndihmuar Shaqirin e Xhakën

26 Qershor 2018, 12:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj gjobës së FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Shefi i qeverisë shkruan se kjo është një gjobë absurde duke i bërë thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë për shlyerjen e saj.

“Mos kini frikë nga shqiponja” është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit?

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA?

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë, nënvizon Rama.  (TemA)

33 komente në “Rama: Mos kini frikë nga shqiponja, shenja e duarve është shenja jonë dalluese si shqiptarë. Të mbledhim para për të ndihmuar Shaqirin e Xhakën”

  1. ?? says:

    ??????????????????????????????????????

    1. Tiku says:

      Shkurt keto jane shqiptaret ne sy te Europes
      Pavaresisht se mund te jene nenshtatas te nje vendi europian. Ata ne sy te te tjereve jane popull i dores se trete.

      1. Hoxh Armandi says:

        Meshire per nje popull qe dhe simbolin dhe flamurin kombtar i ka te grabitura nga kulturat e huaja!

        1. theatrical says:

          o z. k/minister,
          po keta kurdet e anastasit qe mezi e nxjerrin 10-15€ dita duke lare halete e grekeve,çfare te kontribuojne keta?

  2. Loni says:

    Ok, do shkoj te ve disa euro, me aq sa kam mundesi, duke shpresuar qe te shkojne atje ku duhet!

  3. mustafa says:

    DUHET TI BEHET NJE PETICION FIFA-s.
    SI MUND TE DENOHET NJE SIMBOL KOMBETAR? SI MUND TE KONSIDEROHET EKZISTENCA E NJE KOMBI SI OFENDIM PER NJE KOMB TJETER? QYSH KUR SHQIPONJA KONSIDEROHET SI OFEZE NDAJ KUJTDO QOFTE?
    ME MENDJEN E KETYRE TE FIFA-s I BIE QE TI DENOJME GJERMANET PER BLUZAT ME VIZA TE FLAMURIT GJERMAN, ARGJENTINASIT PER FANELLAT BARDH E BLU, MEKSIKANET KUR VESHIN SOMBRERO, FRANCEZET PER GJELAT, SUEDEZET PER KAPELET VIKINGE ME BRIRE, SPANJOLLET KUR VISHEN SI TORREADORE.
    ME KUJTOHET PARA SHUME VITESH BEBETO FESTONTE GOLAT DUKE BERE SI SHOFER I FORMULA UNO NE KUJTIM TE AIRTON SENES. ME MENDJEN E FIFES SHUMEKUSH MUND TE NDIHEJ I OFENDUAR.
    ZOT NA RUAJ, JANE BERE SERBET SI SHABAN QOSJA, C’DO GJE SHQIPTARE ESHTE “PROVOKACJA”.

  4. Agim Anastasi says:

    HAPE GJYQ E JO FJALE. PO TENTOJNE DHE FLAMURIN TE NA E HEQIN. PERENDIMI NU DO FJALE E PROPGANDE, DUHET NDJEKUR ME GJYQE. PO THE SKA GJE, KETA TE HARROJNE. KAM NJE JAVE QE TE BEJE THIRJE Z. KRYEMINISTER, NDIQE ME AVOKATE PROBLEMIN,SE PO NA BEJNE FAJTOR PA ARSYE,VETEM SE JEMI SHQIPTARE E NUK NA DO KOMSHIU. KUR TI E PRANON GJOBEN, DO TE THOTE QE NE NUK KEMI TE DREJTE TE PERDORIM SIMBOLET.

    1. Zigur Qarri says:

      Ke plotsisht te drejte,ndryshe perseritet.

  5. ruajna Zot nga ..........te tredhurit[atheoi]! says:

    ABSURDITET deri ne CMENDURI……………!!!! NO COMMENT!

  6. G Vlora says:

    Do te doja te shtoja dicka tjeter ne vend te kesaj nisme

    A nuk do te ishte me mire qe kjo lloj nisme te behej me shume per ata femije shqiptare qe gjenden rrugeve te pashkoll dhe te semuar per mos patur shpres per nje te ardhme pak me te mire …
    Apo edhe ata duhet te bejn” SHQIPONJEN “

    1. Wei says:

      Ik ore koqe s’di çfarë fletë idiote

  7. Drini says:

    Me duket krejt pa sens kjo perfshirje e KM ne kete loje. Po e fut ne kanale politike kete debat te panevojshem. Je KM dhe dhe jo individ i thjeshte. Zoteri, vrapo pas halleve te popullit e jo pas shqiponjes.

  8. ledia says:

    Seriozisht?? Po pse nuk ju vete ne mendje te hapni nje llogari bankare per bibliotekat, shkollat apo projektet per femijet, po per gjestin e dy femijeve qe bejne ne stadium.

  9. ja kaq says:

    SHIKONI SI FUNKSIONOJNE GJERAT:
    QE KUR DOLI LAJMI I 600000 REFUGJATEVE DIKUSH U FRYU NE VESH KETURE (SHAQIRIT DHE XHAKES) TE BENIN FLAMURIN NE NDESHJEN ME SERBIN,DHE NE SI PATRIOTA(NE TE SHKRUAR SE NE VEPRA TE HAM MUTIN) FILLUAM: KURVAT SERBE, KURVAT GREKE, BRAVO DJEMVE TANE JANE PATRIOTA,(DUKE HARRUAR QE NE EVROPIANIN E FUNDIT I SHANIM NGA NENAT,MOTRAT,GRAT,)KALUAM NE EKSTAZE.U SHAM U KERDISEM MIR E MIR ME NJERI TJETRIN, DHE KUR TE DALIM TE LAGJA PER KAFE FAPPPP NJA 200000 REFUGJAT KAN MBERRITUR TE DERA,KEMI DHE KETA “GAZETAR” TE FELLIQUR QE NUK TRAJTOJNE PROBLEMET SERIOZE TE VENDIT POR NE 50 LAJME TE SHKRUARA 48 JAN PER SHQIPONJEN QE BEN KETA PATRIOTAT QE PER MUA AS SHQIP NUK DIN FARE DHE NE SI PESHQ FAP E KAPEM GREPIN DHE POLITIKA KURVE VAZHDON PUNEN E SAJ.
    TE NXJERRIN DUA (LOQEN) LIPEN ME SHQIPONJE,RITA (SORREN)OREN ME SHQIPONJE DHE NE KAQ DUAM, VAZHDOJNE KOMENTE RADHE DHE KY ZOTERIA I “GAZETES” TEMA TA SHET SI LAJM BOMBASTIK DHE TE THOT GAZETA ME E LEXUAR SHQIPTARE.
    UN PROPOZOJ SE KUSH SIRIAN IRAKIAN TE BEJ SHQIPONJEN ME DUAR NE FILLIM DO TE PUBLIKOHET SI LAJM NE GAZETAT SHQIPTARE PASTAJ DIREKT KOMBESI SHQIPTARE.
    KA NXJERR DHE LLOGARI BANKARE PALE, PSE NUK NXJERR NJE LLOGARI BANKARE PER TE VARFRIT , TE PASTREHET, PER JETIMET, ATJE DUKET PATRIOTIZMI DHE HUMANIZMI.
    NE QOFTESE BEN SHQIPONJEN SE VERTET E BESOJNE DHE “JANE PATRIOTA” NUK ESHTE NEVOJA TA ZVARRISIM SI LAJME NEPER TELEVIZIONE DHE GAZETA NJE MUAJ DHE TI BEJME DHE HERONJ, DETYREN BEN, KAQ MJAFTON.
    ZGJOHUNI O TE MJERE SE PO SHFRYTEZOJNE PIKEN TUAJ ME TE DOBET NE DEMIN TUAJ TONIN DHE TE GJITH SHQIPTAREVE.

  10. Futjani Kot says:

    Do ia gjeni bishtin gjithshkaje, si gjithmone. Ledia, ty te shkoi mendja per biblioteke, shkolle apo projekt per femije – ke hapur ndonje llogari bankare per ndonjeren prej tyre. Shpirtra kritizeresh dhe kaq.

  11. Ismail says:

    Dakort shum ok,por perse duhet qe Kryeqeveritari ti mesoje shqipetaret se si è ke duhet te paguajne?kjo eshte nje nisem e dy shqipetareve ne Zvicer jo e qeverise Zvicerane,pra cfar duhet fjala juaj?ose perndrshe paguaj nga Buxheti jo nga xhepat tone,qytetaret e kane ndjeshmerine e dashurise per futbollistet qe salrifikuan.
    Mos u beje me shum populist se nuk te shkone fare.

  12. Lsi says:

    Fifa…mafia e fotbollit…..fuck…bastardeve…

  13. faro says:

    Kjo llog bankare eshte SIMBOLIKE.
    Me kete ne i tregojme FIFA s dhe botes mbare qe dijme te BASHKOHEMI kur eshte fjala per ATDHEUN.
    Ata te dy nuk kane nevoje per paret tona!
    POR:
    Si cdo SHQIPTAR, edhe ata kane nevoje te madhe te ndjejne ngrohtesine e Zemres Shqiptare.
    Pata SHQIPTARIES, nuk mund te dale asnje ide partiake!

  14. faro says:

    Kjo llog bankare eshte SIMBOLIKE.
    Me kete ne i tregojme FIFA s dhe botes mbare qe dijme te BASHKOHEMI kur eshte fjala per ATDHEUN.
    Ata te dy nuk kane nevoje per paret tona!
    POR:
    Si cdo SHQIPTAR, edhe ata kane nevoje te madhe te ndjejne ngrohtesine e Zemres Shqiptare.
    Para SHQIPTARZMES, nuk mund te dale asnje ide partiake!.
    JU lutem ti tregojme botes mbare kete mbeshtetje sh sh sh simbolike. Mesazhi qe dt japim tregon mencuri, idealizem, ndjenje te thelle, mirenjohje, solidaritet, unitet kombetar.

  15. ON says:

    Bej ndonje pune o trim… rregullo administraten. Se pratiotizmin ta njohim…..!!!!

  16. faro says:

    Kjo llog bankare eshte SIMBOLIKE.
    Me kete ne i tregojme FIFA s dhe botes mbare qe dijme te BASHKOHEMI kur eshte fjala per ATDHEUN.
    Ata te dy nuk kane nevoje per paret tona!
    POR:
    Si cdo SHQIPTAR, edhe ata kane nevoje te madhe te ndjejne ngrohtesine e Zemres Shqiptare.
    Para SHQIPTARZMES, nuk mund te dale asnje ide partiake!.
    JU lutem ti tregojme botes mbare kete mbeshtetje sh sh sh simbolike. Mesazhi qe dt japim tregon mencuri, idealizem, ndjenje te thelle, mirenjohje, solidaritet, unitet kombetar.
    Lajmi do te prek Boten mbare!

  17. arber says:

    haha e ka gjet prape hajni rrugen me vjedhpopullin..hajde pastaj e quaje psikopat koqen

  18. Laku says:

    Fara tru thara,ne nuk lame fjale pa i share keta si tradhtare kur luajtan kunder Shqiperise,tani na dolet patriote te flakte.Boll me keto hipokrizira se bukemi shume primitive.

  19. Edi says:

    Absurd Kryeminister.
    Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve.
    Zviceranet nuk e meritojne tua vjedhin lavdine e ndeshjes lojrat nacionaliste te ballkanssve.
    Po te ishin aq nacionalist ata dy lojtare luAnin me Shqiperine. Zgjodhen atdheun e dyte se ai u tregua me i dashir e i respektoi me shume. Zgjodhen gjithashtu te ardhmen e tyre.
    Zgjodhen te kendojne tjeter himn ,
    Kryeminister rrote Kari i papune , demagog.

  20. artani says:

    …edhe nese grubullohen ato mjete nuk besoj se do ti pranojne as Xhaka as Shaqiri as Federata e Futbollit te Zvicres….mendoj se do te ishte mire qe me ato mjete te behet statuja e shqiponjes (shqiponjes me duar) dhe nese ka mundesi te vendoset diku para hyrjes kryesore te stadiumit te ri ARENA KUQ E ZI….

  21. Wendy B says:

    Lerini shqiponjat e gishtat , po perdorni duart dhe kembet te punoni, ate beni. Nje pellemb vend me probleme me tonelata.
    Boll vodhet dhe mashtruat, po nderoni !!!!

  22. Doraci I art says:

    Ato duart jan te ngjyera ne boj te kuqe. Si duar vrasese vrasesi gjakatar.
    Po ti o kryetar i shqiptarve sikur je dhe pikturist dhe me gjetjen, lapsat trikolor “cmende” dynjan n franc.
    C esht kjo vizatim me dur t lyme me gjak!?

  23. sapa says:

    Ske pune tjeter o idjot kryeminister a pak probleme ka populli shqiptar qe do te ndihmosh ata qe skane nevoje per ndihme?Apo je ne kerkim te votave?shiko krimin qe ka mbytur vendin e ben vetem sehir!

  24. atros says:

    çfare nuk shohim dhe degjojme?????Po ç’pune ke me ekipin e Zvicres ti o KM yne apo i ke vene punet vendave ne vendin tend e tani ke marre persiper te ndihmosh pasaniket.Shiko si e ke zhyt vendin tend ne varferi ekstreme e mos u merr me çfare nuk te takon more qyq.
    Ti me mire bej nje note proteste ndaj fifas qe na e çau koken me budalliqe
    .Gomar ti e gomar ne qe te vume e medet per ne keshtu po shkon kjo pune

  25. Genti says:

    Nuk eshte nevoja ti tregojme botes se kush jemi permes simbolesh apo shenjash. Nese duam te biem ne sy per mire do benim mire ti futemi punes,te pastrojme dhe gjelberojme vendin,te shendoshim Drejtesine,Arsimin dhe Shendetesine,te luftojme korrupsionin dhe te jemi te bashkuar kunder krimit,trafiqeve duke ngritur dhe forcuar Demokracine dhe shtetin e se drejtes. Atdheu nderohet permes veprimeve dhe jo permes disa simbolesh apo demostrimeve te nje nacionalizmi folklorik e te semure. Sporti duhet te jete skena e vllazerimit dhe jo e politizimit dhe nacionalizmave. Nese stadiumet do dominoheshin nga simbole,shenja apo parrulla nacionale atehere nuk do ishte me sport por arene gladiatoresh. Shqiponja jone e ka vendin e saj ne shqytin e kuq ne flamur dhe nderohet kudo ku ngrihet ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare e nuk eshte e nevojshme qe te perdoret simboli i shqiponjes me duar vend e pavend sikur i behet karshillek dikujt.

  26. ILYRIA says:

    Vetem nje gje nuk arrij te kuptoj…..
    Si ka mundesi qe nje propozim te cilin dikush e ben , qofte ky edhe KRYEMINISTER……e PARA qe ju shkon ne mendje eshte ” me ato para mund te ndertosh Shkolla e Biblioteka”, “zviceranet nuk e meritojne tjau vjedhim fitoren”, paguaj nga buxheti jo nga xhepat tane” ,etj. etj.
    Disa kritikojne e shajne bile edhe kengetaret , me mire te themi ambasadoret me te shkelqyera te shqipetareve sot per sot ne BOTE…..e ku e di une se cfare tjeter budallalleqesh ju vijne ne koke pa u menduar pak me thelle te pakten 3 sekonda…….
    Kerkesa e shtruar e Kryeministrit dhe numri i Bankes… jane per ata njerez qe ne rradhe te pare e kane mundesine, e dyta per ata njerez qe paten emocione te pa pershkruara , per shembull , une isha me nje grup te njohurish ( 8 nacionalitete te ndryshme) me nje gote Birre perpara, …..e me te vertete per gjithe kusurin e mbremjes pata nje kenaqesi ne vetvete per shume arsye……..
    Tani duhet te pyes apo komentoj une, ne qoftese e kam nje 2 leksh , qe kam qejf te solidarizohem me keta dy bashkkombas ?????????????????
    Kjo eshte pyetja qe gjithkush mund ti bej vetes………nuk kam ? Ne rregull OK nuk te shan as te ofendon njeri……Kam ???? shume bukur , shkoj neser ne Banke dhe i paguaj………KAQ eshte HESAPI………komentet bosh dhe idjotesirat , politikerat dhe gomarlleqet nuk i interesojn askujt….
    TUNG

  27. Rudi says:

    Shume dakort me nismen, te gjithe te kontribojne sikur dhe nje euro. Nuk esht e drejte qe nje gjest qe na identifikon te formalizohet si ofendim per nje komb tjeter, sidomos Serbia qe esht bere si shtet pacavure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje