Negociatat, Brukseli i tërheq veshin edhe opozitës: Është shqetësues bojkotimi i Parlamentit

26 Qershor 2018, 20:37Politika TEMA
Negociatat, Brukseli i tërheq veshin edhe opozitës: Është

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bashkimin Europian, përveç kritikave për qeverisjen, i ka tërhequr veshin edhe opozitës.

Brukseli e sheh shqetësues faktin e bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës.

“Këshilli vë në dukje me shqetësim tendencat për të bojkotuar Parlamentin.

Sigurimi i dialogut gjithëpërfshirës politik, sidomos brenda parlamenteve, dhe një rol më i fortë për shoqërinë civile, mbeten elemente thelbësore të një demokracie mirëfunksionuese.

Keshilli nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet e OSBE-së”, thuhet në dokumentin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në BE.(TemA)

1 komente në “Negociatat, Brukseli i tërheq veshin edhe opozitës: Është shqetësues bojkotimi i Parlamentit”

  1. Tonini says:

    Gjerat po shkojne ne vendin e vet.
    Qeveria Rama, me gjith te metat e dobesite qe mund ti numurojme, ka bere te pamunduren te vije deri ketu.
    Shqiptaret, pikerisht sot, realisht mund ta konsiderojne tashme vehten me krenari si pjese e Europes.
    Krahas BE-se, tanime me opoziten kane pune qytetaret shqiptare.
    Ne tere keto 30 vjet perpjekje titanike, populli shqiptar, ka patur kundershtarin me te eger per kunder integrimit, qe eshte partia fashistokratike, e cila e ka cuar disa here Shqiperine deri ne buze te gremines.
    Shqiptaret nuk e kane memorjen e shkurter sic perpiqen ta paraqesin disa vagabonde politikane e analiste prane PD-se, perkundrazi, shqiptaret i kujtojne mire keto momente sepse i kane ndjere drejpersedrejti ne kurrizin e tyre si:
    – sabotimin gjithnje te proceseve demokratike nen kujdesin e Bllokut e te Sigurimit te Shtetit
    – vrasjet politike te njepasnjeshme
    – pervehtesimin e prones publike duke u a shperndare militanteve e kriminaleve
    – kontrabanda ne te gjitha sferat, nafte, droge, qenie njerezore, shitja e femijeve per organe, shitja e armeve
    – vrasjet e panumurta gjate periudhave qe kjo bande ka qene ne pushtet, Gerdeci, 21 janari e plot te tilla
    – vjedhjet e zgjedhjeve
    – kundervenia permanente ndaj ShBA| e BE e perfaqesuesve te tyre
    e plot e plot deri tek grushtet e shtetit
    Keto i dijne shqiptaret, keto i dijne mire nderkombetaret.
    Kurre nuk do ia harrojne shqiptaret, grupet famekeqe qe u derguan nga kupola e PD per te lobuar ne te gjith shtetet e BE dhe ne institucionet nderkombetare me qellim qe Shqiperia te mos futet ne BE, si nje linje tashme e verifikuar qe keta vagabonde fshehurazi tentojne qe vendi yne te perfshihet ne sferat e influencave ruse.
    Per te gjitha keto e te tjera e te tjera krime te kryera, qytetaret shqiptare do e ndeshkojne rende PD, Lulzim Bashen e banden e tij me vote…
    Kete e ndjejne mire keta faqezinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje