Fatos Lubonja ka bërë një shkrim sot, mbi degradimin e TV Klanit, duke u bazuar në “trillerin” e kësaj fillim vere, për largimin ose jo të Blendi Fevziut nga ky television.
Sipas Lubonjës, mediat u morën thjesht me thashethemet pse donte të largohej Fevziu, por jo me arsyet e degradimit të Klanit.
“Para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit, në korridoret mediatike gëluan komentet mbi ikjen e mundshme të Fevziut nga “Klani”, me argumentin se ky televizion ka degraduar në cilësinë e programeve të veta, çka e bënte Fevziun të mos ndihej mirë në atë ambient. E vërteta është se ky argument nuk bindi kurrkënd. Sikur ai të mos ishte thënë fare filloi thashethemnaja: “A do të ikë vërtet apo jo; pse po ikën, ku e ka hallin?”.
Fakti që vetë Fevziu u kujdes ta bënte publike “dilemën” e tij, e ushqeu edhe më shumë këtë thashethemnajë. Më cinikët thanë se kjo ishte një formë shantazhi ndaj Frangajt për të rritur rrogën. Të tjerë se Fevziu nuk e bënte për lekë, por për influencë, pasi Rama, ndryshe nga Berisha, tashmë nuk mban asnjë lidhje me të, por të gjitha “problemet” i zgjidh me Frangajn dhe Zamirin.
Disa thanë se e bënte thjesht për protagonizëm. Nuk mungoi teza se kjo mund të jetë shenjë deliri në rritje e Fevzos, ashtu sikurse ajo se ai po nxiton të braktisë anijen e Sandrit dhe Zamirit pasi ka parandjerë furtunën që do t’i fundosë oligarkët dhe, në këtë rast, u fol edhe për një shitje të mundshme të shtëpisë në Rolling Hills.
Nuk i rreshtova këto teza për t’u marrë me to dhe Fevziun, por për të vënë në dukje se zurnaja e tyre mbuloi heshtjen rreth argumentit mbi degradimin e Klanit, zëvendësoi mungesën e kërkimit të shkaqeve të degradimit nga Fevziu, si dhe të përgjegjësisë që kemi të gjithë ne që kemi punuar në “Klan” për këtë degradim.
Edhe kur u mor vesh se Fevziu i kishte dhënë fund dilemës, duke mbetur në “Klan”, askush nuk ngriti pyetjen nëse ai kishte nënshkruar ndonjë kontratë me Frangajn për përmirësimin e programeve apo kishte bërë thjesht kontratë page. Pastaj filloi Kampionati Botëror dhe ne filluam të merremi me atë se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi”, shkruan Lubonja në një analizë për Panorana.
Dhe më tej, ai kujton historinë se si Aleksandër Frangaj, me ndihëm e Berishës arriti të bëhej pronar i vetëm i TV Klan, duke nxjerrë dhunshëm nga Klani, dy bashkëpronarët e tjerë.
“Kujtoj se na ishte një kohë kur, për të pakësuar mundësinë që një pronar i vetëm të keqpërdorte median e tij, ne kishim një ligj, të sugjeruar nga përvojat e vendeve demokratike, që u impononte televizioneve kombëtare tre aksionerë. Dhe kështu lindi “Klani”.
Sigurisht, ky ligj nuk siguronte pavarësi perfekte, por ishte më garantues. Po ja, gjithmonë në emër të regresit, erdhi një ditë kur Sandri i hoqi qafe, me ndihmën e pushtetit të Berishës, dy pronarët e tjerë, që fatkeqësisht ishin me humbësin Nano.
Gjithsesi, megjithëse i lidhur ngushtë me Sandrin, Berisha nuk e ndryshoi këtë ligj dhe Sandri u detyrua ta ndajë “Klanin” me familjarët e tij. Derisa i erdhi rilindësi Rama, me të cilin rilidhi lidhjet e vjetra dhe ndryshoi ligjin, duke bërë që një pronar i të vetëm të mund ta ketë plotësisht në dorë televizionin kombëtar.
Dhe jo vetëm, por, në 2016, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Sandrit që edhe “ABC”-në ta ketë 100% të vetën dhe jo vetëm 40% siç e kishte më parë.
Po ne gazetarët ç’bëmë përpara këtyre hapave që na ngushtonin qartazi lirinë e shprehjes? Pako gjë, për të mos thënë asgjë, për të mos thënë se një pjesë u bënë edhe aktorë në mbështetjen e keqbërësve”, shkruan Lubonja, që ndalet dhe tek kërkesa e Frangaj dhe pronarëve të tjerëve të TV-ve private, për fonde nga taksapaguesit shqiptarë.
“Kjo historia e projektligjit që i jep Sandrit para të tjera publike, që të shërbejë si megafon i qeverisë, nuk është një rrufe në qiell të kaltërt siç i qenka dukur zonjës Vllahutin, e cila, edhe kur arriti më në fund të shprehte një mosaprovim ndaj një projektligji që ka hartuar Rama, nxitoi ta trajtojë atë si një lapsus që Ministria e Financave e paska korrigjuar në kohë.
Jo dhe jo. Këtu s’kemi të bëjmë me një gjë “të pazakontë”, por me zakonin e mbrapshtë të procesit të shkallëshkallshëm regresiv të keqpërdorjes së mediave për kapjen e shtetit nga oligarkia.
Një zakon që nuk do të ishte bërë dot kurrë i tillë vetëm nga babëzia e Sandrit pa dorën e ligjbërësve keqbërës të politikës dhe pa bashkëpunimin direkt apo indirekt të të gjithë neve që punojmë në media; një zakon që është i lidhur me shumë mbrapështira të tjera që po bën qeverisja që zonja Vllahutin mbështet; një zakon që ka sjellë vetëm një progres: rritjen e xhepave dhe rritjen e pushtetit të atyre që hartojnë këto ligje dhe varfërimin dhe nënshtrimin progresiv të të tjerëve”, e mbyll analizën e tij për Panorama, Fatos Lubonja.(TemA)
Nese ka nje gje qe ta neverit, Jane perlyerjet me jashteqitjet e veta te ketij lloj hipokriti, gjothologu, demagogu, moralisti, deliranti dhe intriganti, vulgarizuesi te se vertetes, instigatori dhune dhe rracizmi mes shqiptareve.
Te pakten Fevziu dhe Sandri, nuk mundohen te duken ata qe nuk Jane.
Tre vellezerit siameze:
Berisha-Ngjela-Lubonja
po kujt i plasi a ikën bledi apo rri bledi o trap
Eshte hera e pare qe jam dakort me keto qe thote ky Lubonja .Megjithese edhe ky paguhet nga borderote e partive dhe sherbetoreve te tyre.Lidhja e Rames me nje grusht oligarkesh dhe zbatimi i politikave te djathta ekstreme eshte shume shqetesuese.Nje grusht njerezish po bejne cte duan dhe po marin mbi 80% te pasurive te vendit me ndihmen e Rames eshte dicka qe duhet te na shqetesoje shume.Shumica po vuan dhe ka aritur deri ne largimin nga trojet e te pareve dhe 5 veta po i marin te gjitha!!!!!!!!
Anti-Shqiotari,Recidivisti Fatos Lubonja me origjin serbe i kombinuar me multi etni nga martesat turkofone,duhet nxjerr nga Shqiperia.
Ky artiste komendian i mashtrimeve me publikun shqiptar,urren brutale gjergj kastriotin,heroin shqiptar qe nderon evropa e amerika me shtatore ne nju jork.
sebosllvi lubonja urren nane teresen,uçk e qe quajte terririste,dhe flamurin kombetar,madje thote,po çka te flasin per pavarsin e shqiperis po si shqiperia mos te kishte te drejt te pavarsohet,se ka qen provence serbo-greke.
a,tani komediani fatos lubonja,kinse behet korrekt dhe kritikon qeverin,por vetem per nje destabilizim te mundshum te shqiperis,si i 97 tes.
Lubonja koka e UDB-s,serbe ne shqiperi.
Nuk ka thene lubonja asgje nga keto qe thua ti, por lubonja eshte i ftohte ne analize dhe kjo nuk u pelqen njerezve… e vetmja pjese ku nuk jam dakord me kete une, eshte qe ky kerkon te behet me Pape se Papa dhe kerkon qe shqiptaret te behen qengjat kru jane te rrethuar nga hiena…
as nuk ka share flamrin shqiptar as ka thene ate qe the ti per shqiperine.
Katarsis i vonuar… Por me mire se hiçi
Lubonja ka marre fund. E keqja eshte qe ne nje vend ku injoranca intelektuale mbreteron, nuk ka askush qe tja thote publikisht, qe neuronet i kane vdekur. I njejti proces degjenerues, si Berisha apo Ngjela, sic shprehen me te drejte dhe komentuesit me lart.
Analize me nje lloj mentaliteti parazitesh tavolonash, qe merren me lloj lloj thashethemi, kunje dhe cmire mes njeri tjetrit.
Sandri, Blendi dhe vete Lubonja, Jane per te gjithe i njejti stan, dhe kur puthen apo peshtyhen me njeri tjetrin, per shqiptaret nuk perben nje ngjarje me interes kombetar apo intelektual.
Z. Lubonja ka ardhur koha per te miren e higjenes se figures tende, te jetosh pleqerine ne paqe, duke mbjelle lule, larg manise se protagonizmit mediatik.
Edhe familja e Enver Hoxhes, i kufizoi vete diktatorit daljet publike, sepse ishte e ndergjegjshme per rrenimin e aftesive te tij komunikuese, por edhe per detyrimin qe kishin ne konservimin e integritetit te figures dhe integritetit intelektual te nje personaliteti shteti, ndryshe nga degjenerimi total, perroi psiqik, dialektika denlikuente e Sali Berishes dhe mos egzistenca e familjes se tij, apo e z. Lubonja.
Aman po ty more qelbesire kur do te heqin qafe?
Po shof kohet e fundit nje lloj rubrike qe po e quaj “Ligjerata e drejte” dhe “Ligjerata e zhdrejte”.Mendoj se artikujt e gazetes i drejtohen cerdheve dhe kopshteve dhe redaksia e gazetes ka punesuar edukatore-propagandues per te orientuar dhe sqaruar femijet se cfare ka dash te thote xhaxhi autori.
NUK esht hera e par qe hesht ti LJUBA , ti ke heshtur me ter ato zullume qe ka ber Berisha e Lul basha , me demk komtar dhe shtetror , mos heshtesh per pazare te mista midis grupit ik ore lere kte histori , kerkon prostituta virgjerin e vet.
Shkrime te paguara nga Frangaj dhe Fevziu per te krijuar idene se jane tolerante ndaj mendimit ndryshe dhe per te provokuar interesin e teleshikuesve me analizat melodramatike dhe patetike, qe paguajne po vete nga brenda.
Quhet politike axiendale.
Te gjithe e dine se nese me te vertete duhet te ndodhte nje ndryshim tek Klani, te paret qe duhet te shporren, jane gjithologet ordinere te tallavase politike, me Lubonjen ne krye. Ky eshte maksimumi i degjenerimt te ketij televizjoni,perballe te se cilit, telenovelat turke duken gati nje ngushellim.
Zoti Lubonja pergjithesisht ka te drejte ne kete rrefim per ndarjen e klanit apo me mire rrembimin nga Sandri dhe disa marjoneta te tij. Por kam pershtypjen se Fatos Lubonja ose ka haruar ose kerkon ta fshehe nje fakt qe rol per kete sukses te Aleksander Frangajt ka edhe Blendi Fevziu pasi per vite me radhe bente dashnoren e Zhyljenit tek Rogner dhe ai kurre nuk e merte me mend se Fevziu do ta shiste perseri bythen e tij tek Sandri, pasaniku qe u be milionier brenda dites edhe pronar i pare i medias ne Shqiperi.