Ndërron mendje Nikos Kotzias: Çelja e negociatave po diskutohet në mes të vitit 2019

26 Qershor 2018, 14:54Politika TEMA

Ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias thotë se Shqipërisë do t’i hapet drita jeshile e negociatave në mes të vitit 2019.

Diplomati grek gjykon se për Shqipërinë dhe Maqedoninë, “Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi , po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas.

Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90.

Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”, tha Kotzias para gazetarëve.

Më tej ai tha se bllokimi i këtyre dy vendeve nuk është pozitive për fuqinë e rajonit.(TemA)

5 komente në “Ndërron mendje Nikos Kotzias: Çelja e negociatave po diskutohet në mes të vitit 2019”

  1. Toni says:

    Ju jeni per tju var nga llapa. Rrace e keqe qe e ndryshoni si tju vij per oreks. Kshu eshte kur te buzeqesh fati dhe i shpetuat komunizmit dhe ju kapi plani marshall. Po te ishte historia ndryshe do ishim komplet ne dy pozicione te tjera. Ne ne BE e ju jevgjit e ballkanit, ashtu sic keni rracen.

    1. kjb;j says:

      ooo Tono ….!!!!! a di te lexosh shqip ????!!!!!!! a e lexove artikullin !!!!!! ky thote ka 25 vende qe mbeshtesin hapjen e negociatave (mes tyre edhe Greqia) dhe tre 3 tre 3 tre 3 qe nuk jane dakort FRANCA DANIMARKA dhe HOLLANDA .

      .6.

  2. a.f. says:

    Nuk eshte se ka ndrruar mendje Kotzias.
    Informacionet qe kishte me pare nuk ishin te sakta..

  3. undefined says:

    evropa mashtrimin e ka ne adn

  4. undefined says:

    evropa mashtrimin e ka ne adn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje