“Plumbin e fundit ma dha Vladimir Kristo”, rrëfimi rrënqethës i të mbijetuarit të revoltës së Qafë Barit

26 Qershor 2018, 12:55Politika TEMA

Dush Martini është protagonisti i gjallë i revoltës politike të Qafë-Barit, një kamp i tmerrshëm (në Pukë) ku kushtet çnjerëzore dhe trajtimet shtazarake detyruan të burgosurit të ngrihen në një revoltë masive më 22 maj 1984, revoltë e cila u shtyp dhe shumë prej të burgosurve u pushkatuan, apo helmuan.

Por Dush Martini është gjallë dhe ka vendosur të flasë. Në një intervistë ekskluzive për “BW” me gazetarin Erjon Skëndaj, ai tregon versionin e tij për ngjarjen. “Do të tregoj të vërtetën ashtu siç ka ndodhur”, shprehet ai.
Detaje rrëqethëse, të vërteta të pathëna mbi organizimin e të burgosurve në Qafë Bari deri tek shtypja e pushkatimi i disa prej tyre. Dush Martini tregon për herë të parë historinë e tij dhe si mundi t’i mbijetonte gjithë këtij ferri.

Por për të arritur deri tek revolta, Martini tregon fillimisht arsyen pse u dënua. Ai thotë se ishte 18 vjeç kur i vuri flakën një kishe në Shkodër brenda së cilës torturoheshin e vriteshin martirë, siç thotë. Me këtë akt nis edhe kalvari i vuajtjeve për të. Kalon tre muaj në hetuesi, i thyen këmbë e duar që të pranonte se ishte nxitur nga klerikët. Pasi nuk pranoi u dënua me 25 vjet burg për prishjen e pronës socialiste dhe sabotazh. Martini përmend emrin e ish-gjykatësit të Kushtetueses Vladimir Kristo si personin që dha dënimin për të, madje i kërcënoi familjen në sallën e gjyqit.

Në cilin vit ratë në burg?
Dush Martini: Unë u dënova në vitin 1980 me 25 vjet burg. Isha 18 vjeç. U dënova për krime politike. Dogja një institucion siç ishte një katedrale tek varrezat në Shkodër. Ka bërë bujë në vitin 1991, ishte kisha e parë që u hap pas diktaturës. Ishte një vend brenda të cilit janë pushkatuar mjaft martirë. Ishte brenda varrezave apo si i thonë zalli i Kirit. Aty janë pushkatuar qindra martirë të shenjtë

Çfarë roli kishte kisha në sistemin diktatorial?
Dush Martini: Ishte mbyllur, dhe kthyer në objekt shtetëror. Unë e kam djegur atë objekt shtetëror dhe po përgatitesha të arratisesha sepse kisha nuhat që do më arrestonin. Gjatë hetuesisë unë kam kaluar një periudhë të tmerrshme.

Ti e pranove vendimin?
Dush Martini: Kishim disa fakte. E pranova unë që e vura zjarrin. Ishte një histori e atyre viteve. Kam një fragment që tregon arsyen e atij operativi që ka shkruar, dhe u dënova 25 vite. Këto shkrime tregojnë për ngjarjen time, i kam gjetur në Bibliotekën e Shkodrës. Ata më akuzuan se më kanë futur klerikët, ata gërmoshin në shtëpinë time, se mendonin që unë i kam marrë ato materiale.

Ti kërkoje të ktheheshin në Kishë, diçka që i ishte marrë Kishës, por ratë në burg në moshën 18-vjeçare. Ku u dënuat?
Dush Martini: Unë u dënova në burgun e Shkodrës, duhet të bëj me dije, se ai kryetari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo, ishte personi që më dënoi dhe më kërcënoi edhe në gjyq familjen. Janë përsëri edhe sot këta personazhe të diktaturës që “jepnin plumbin e fundit”. Mora dënimin, pavarësisht se dënimin tim e quajtën jo politik. Këtu nuk është vetëm çështja ime, por e qindra-mijëra martirëve.

U penalizua familja?
Dush Martini: Familja ka pasur penalitetet e veta, heqje prej pune, kërcënime të vazhdueshme. Kishim familje të shpronësuar, nuk kishim lidhje me partitë. Babai im ishte me raport.

Momenti kur përfunduat në burgun e Qafë Barit…
Dush Martini: Pasi mora dënimin shkova në burgun e Spaçit. Do të jap një version real të asaj revolte, pasi unë jam pjesë, autor i skenarit të asaj revolte. Atje ndejta 11 vite burg. Regjimi kur hapte kampe të reja, kur lidhte kontratat me shtetet e huaja, ushtronte dhunë të egër, gjenocid të paparë ndaj skllevërve të diktaturës. Ka një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh e persekutimesh. Unë jam gati të mbush sheshet me të persekutuarit e tjerë për të marrë të drejtën e gjithë këtyre viteve. Këta vjedhin miliarda e quhen politikanë, vjedhin arin e Rubikut. Në burgun e Shkodrës na erdhi një i dënuar ordiner, quhej Sokol, kishte vjedhur 10 kg misra në tokën që i kishte vjedhur shteti. E dënuan 3 vite, e përdorën për ta shfrytëzuar. Këto ishin politika kriminale. Një tjetër ofendoi një zyrtar, mori 3 vite burg. Politikanë quhen këta që vjedhin thesarin e këtij vendi? Diktatura i përdori të pafajshmit për t’i shfrytëzuar në skllavëri. BW

22 komente në ““Plumbin e fundit ma dha Vladimir Kristo”, rrëfimi rrënqethës i të mbijetuarit të revoltës së Qafë Barit”

  1. Alboz934 says:

    Zotni Dush jeni çoroditur ju nga nje ane shani ate sistem dhe dashje pa dashje delni tek e verteta qe ai sistem nuk te ka lane me vjedh e me shkatrru pasunine e ketij vendi dhe me te dtejte po kritikoni dhe kerkoni qe te denohen te gjithe ata qe vjedhin e shkatrrojne pronen e popullit siç eshte bere keto 28 vjetet e fundit Ndersa revolten e qafes Barit mos e permend hiç se nuk po kuptojme gje se kush e ka organizu , ti thu une tjetri thot une . Me mire behuni tane bashke dhe ngarkonja dikuj qe ti e ke bere se po del qe e ka organizu vete Ramiz Alija ndoshta dhe jo ju .

    1. kujtesa says:

      Dush Martini i burgosur politik!
      Une do te thoja qe kete robin e zotit,qe ne ate kohe qe ka djeg katedralen,duhej ta conin ne cmendine dhe jo ne burg. Ketij vertet i paskan mungu komplet derrasat qe ne ate kohe. Sot paska harruar pse jeton.
      Hajd Dush hajde!
      Shyqyr zotit thuaj qe je gjalle.

    2. ehhh says:

      HALABAKERIA nuk ka fund!
      Funderrina si ky Dushi vertetojne edhe me mire drejtesine e pushtetit komunist!
      S’ngeli ordiner pa i quajtur “i burgosur politik”!
      Pyetini nje per nje keta ish “te perndjekurit” se per cfare jane denuar, per cfare krimi. Te jeni te sigurte se asnjeri nuk do ju thote arsyen se pse jane denuar, sepse jane te gjithe FAJTORE, por do ju derdellise per “antikomunizem dhe nacionalizem” ? Ky debili Dush eshte i pari budalla qe guxon dhe thote se ishte thjesht nje kriminel ordiner ? ? ?

  2. KRESHNIK says:

    Me vika shume keq se ka vujt. Une nuk e kuptova se ça lidhje kishte djegia e Kishes me revolten per pushkatimin e martireve dhe e dyta nuk e mora vesh thelbin e kesaj historie. Njoni vodhi arin e rubikut po jane politikane hajdute dhe si perfundim kemi vujt ne burg.

    Cojeni per vizite se gjynah. Deshmitar jane Ngjela, Lubonja, e te tjere si keta qe nisin nje bisede dhe e perfundojne.

  3. petriti says:

    I shkreti paska rrjedhur, por nuk e marr vesh ka rrjedhur Dushi apo gazetari qe shkruan intervisten. Mua me duket me i rrjedhur ai qe shkruan.

  4. nduja says:

    Krimet e asaj kohe nuk diskutohen por trimat e verete kane qene te rralle, tani dalin flasin lloj lloj hajdutesh ordinere injorante e kriminele a thu qe njerzit nuk i njohin. Vendi yne eshte aq i vogel sa qe nje bisede te vogel bon me dike dhe del i njoft. Ky zoti Dush esht karabush se keshtu ka ken qe ne femini i kan hup ment pranej mos ja vini re, rregjimi i prishi kishat ky i vente zjarrin.

  5. shqiptari says:

    KTA ishin burgaxhi shkelsa ligji çnaj shpifni na prezantoni per heronj njerzit me negativ te asaj kohe , kta ishin anti ligj anti shtet , jo se ishin politikan se nga politika nuk merrnin vesh fare se ishin me shkoll fillore , por kishin thjesht inatet qe dikujt i kishin vrar fgjyshin e dikujt baben per tradhti kombetare dhe bashkepunim me pushtusin dhe kta per inerci shkelnin ligjin , ne at koh nuk te fuste njeri kurr kot ne burg edhe i persekutuar te ishe nuk te binte njeri ne qaf , lere çfar thon ca legena sot kta ishin shkelsa ligji o njerez ishin te burgosur esht njesoj si rrevoltat sot neper burgje ti marim per heroizma , ore kishim nje shtet te konsoliduar dhe qe rrespektonte qytetaret e vet ne at koh , ishte shtet 100 her me i rregullt e konstruktuar se sot ,ne at koh kush shkelte ligjin te ishte çte donte shkonte ne burg kush tradhtonte atdheun shkonte ne burg kush sabotonte dhe vidhte pronen e pergjithshme shkonte ne burg , ,nuk po them gje te re brezi perpara i ka jetuar dhe i di memir se un por jan ca njerez sot qe vetem nxin esterrosin çdo gje nga ai sitem , kishim nje qeveri 1 mij her me korrekte dhe te dashur per njerzit se sot , qe jan te ter hajdut drogmen batakçinj dhe imoral , lere çfar thon kta heronjt qe ne at koh ishin llumi i kti populli , se as punonin a shkolloheshin vetem mereshin me pun te pista , hiq nje pakic fare te vogel qe ishin njerez te shkolluar ,por dhe ata i njofin mirkta heronjt e burgut te asaj kohe çfar mostrash ishin. i thurni lavdi te pamoralshmes dhe perçudnoni ate qe ka qen e moralshme ,prandaj shkojn punet per ibret ne kte vend.

  6. neseba says:

    Morët vesh gjë?

  7. ELIOT says:

    ha ha ha komunistat te gjithe te pafajshmit i quajne kriminela ;;;kishte 18 vjec kalama ;;;;ne France te denojne me denim ne shtepi per nje djegje te ;;;;; dhe ste quajne politik kunder shtetiti ;;;vetem idiotat e enverit ;;;mund te gjukojne keshtu ;;;; ju more fshatare cuna spiunash jetoni 5 ore ne europe dhe do te shikoni si te gjukaojne ne demokracie ;;; shoku dush ;;mos o merre me gomare ;;;shumica ketu qe te kritiokjne jane analfabeta qe se din cdi te thote liberte demokracie ;;;;; kur alain delon ;;;; iku nga ushtria ;;;se denuan se quajten dezertor ;;;por e lane te lire dhe u ben aktor i madh ;;;; ne shqiperi enveri do ta conte ne miniere nga cmeduria ;;;;merci e bon courage ;;;;monsieur dush ;;;;;;

    1. Google says:

      O ELIOT,,,AKOMA NE KAMP TI,,,,KETA MUND TE JEN ANALFABET ASHTU SIC THUA TI,,,,,PO TI O SHOKU, QEKE IBRET FARE,,,,KOMANDANTI I INJORANTEVE DHE ANALFABETEVE,,,SHIF SI KE SHKRUAR DHE CFAR KE SHKRUAR,,,BOBOBOOO,,,NAM FARE,,

    2. psikologu says:

      IQ-ja e Eliot trapit = ZERO

  8. Sadriu says:

    Kur fo kuptojne keta derra se Enver Hoxhen dhe socializmin nuk e njollosin dot me sharje e shpifje?
    Ne se doni ta baltosni filloni e mburruni me sto qe keni bere me mire se ai per shumicen e popullit!
    Por kete nuk e beni dot kurre prandaj hani kaq shume mut.

  9. Phoenix says:

    Keta u “revoltuan” se i lane pa buke, me e thjeshte nuk behet.
    Sot na hiqen sikur atehere i dinin te gjitha. Te diturit i pushkatonte ai vrroma.

  10. Korabi-uk says:

    Kishen perse e dogje ore zoterrate?
    Edhe ne usa apo angli te denojne per kete gjest

    1. ELIOT says:

      OR KORAB …PO SE NJEH HISTORINE E VENDIT MORE COBAN NE U S A .. ENVERI DHE KOMUNISTAT I DOGJEN TE GJITHA KISHAT XHAMIAT DHE ENVERI SFUTI NJERI NE BURG S INTERNOI NJERI E HARROVE …POR KETE TE MJERIN DONIN PRETEKS MA HA MENDJA ..KUR BOLSHEVIKET DONIN ..GJENIN GJITHMONE NDONJE GJE BOSHE PER TE PUSHKATUAR OSE FUTU NE BURG …. HEREN TJETER KUR TE ZHGARRAVITESH MESO MIR HISTORINE E SHQIERISE DHE KRIMET E HITLERIT ENVER…..MERCI TETE DE BIT .

      1. eeeeej says:

        O Eliot o kokrra e debilit. Kisha ishte monument kulture, mbrohej nga shteti, pavaresisht se ishte e mbyllur nga regjimi komunist. Asnje kishe apo xhami nuk u shkaterrua. Nje pjese e tyre u shpallen monumente kulture (ato qe ja vlenin) dhe ruheshin e restauroheshin nga shteti, ndersa pjesa tjeter ju ndryshua destinacioni dhe u kthyen ne objekte ne sherbim te komunitetit si shkolla, palestra,magazina, teatro,salla sporti…Ku ke jetuar ti mor psikopat!? A kupton o RROT CARI me te meta mendore! Pthuuuu idiot i lindur dhe i neveritshem.

  11. V.f.l.p says:

    O rrote francez,para 100 vjeteve te prisnin koken ne gijotin ne france po te shaje ndonje prift.

  12. TNK says:

    ZOTERI NE SE E KE DJEGE ME DASHJE OBJEKTIN PAMVARSISHTE SE CFAR KA QENE KE MARRE NJE DENIM QE E KE MERITUAR DHE MIRE TA KAN BERE . NE QAFEN E BARIT NUK E KE ORGANIZUAR TI ZOTEROTE KANE QENE CA TE TJERE, NE SE KE MARRE SHPERBLIME SI I PERNDJEKUR POLITIK DUHET TI KTHESH TE GJITHA PASI KE KRYER NJE VEPER TERRORISTE TE DJEGESH NUK ESHTE POLITIKE ESHTE TERROR. PERFUNDIMISHT TA KAN BERE MIRE. PROVOJE PRAP.

  13. Lec-kabashi says:

    —- MJERE KY I SHKRETI ..!!! …. PO GAZETARIN KU E CON MUSHKA . Nga mbiemri qe mban ,…. dhe intervistes qe sjell, i bje te jete nga — KURVE-LESHI..
    Keshtu , dhe permbajta e intervistes eshte si historia , ”TAN LESH” …;
    —————Nje dite Leshi , thirri Leshin, e i thot ;- O Lesh , shko tek Leshi i thuj Leshit , se e m’ka cu Leshi, me mi dhan 3 kile lesh . Po , i thote Lesh-Leshi, Leshit . Dhe keshtu, … shkon Lesh-Leshi tek Leshi e i thot : –Or Lesh, m’ka cu Leshi, me mi dhan 3 kile lesh . Pooo … mor, na i thote Leshi Lesh-Leshit , dhe shkon e sjell leshin per Leshin, e i thote ;– Nigjo ketu …. mor Lesh-Leshi , meri keto tre kile lesh i t’mi bosh te fala fort, Leshit prej Leshit. … !!!…

  14. Lec-kabashi says:

    —— MJERE KY I SHKRETI ..!!! …. PO GAZETARIN KU E CON MUSHKA . Nga mbiemri qe mban ,…. dhe intervistes qe sjell, i bje te jete nga — KURVE-LESHI..
    Keshtu , dhe permbajta e intervistes eshte si historia , ”TAN LESH” …;
    —————Nje dite Leshi , thirri Leshin, e i thot ;- O Lesh , shko tek Leshi i thuj Leshit , se e m’ka cu Leshi, me mi dhan 3 kile lesh . Po , i thote Lesh-Leshi, Leshit . Dhe keshtu, … shkon Lesh-Leshi tek Leshi e i thot : –Or Lesh, m’ka cu Leshi, me mi dhan 3 kile lesh . Pooo … mor, na i thote Leshi Lesh-Leshit , dhe shkon e sjell leshin per Leshin, e i thote ;– Nigjo ketu .. mor Lesh-Leshi , meri keto tre kile lesh i t’mi bosh te fala fort, Leshit prej Leshit. … !!!.

  15. Frok Martini says:

    Mos e gjykoni keq,edhe po te kete fajtor, ky zoteri, se paska djege kishen (ka bere shume mire se atje luhesh me jeten e njerezve, dhe luhet akoma me a to budallenj klerike te shitur dhe imorale) a duhet te denohej kaq vite burg, ?!?!po kriimineli Vladimir kristo,si skuth dhe vrasesi, keshtu do vepronte,I shkateroi jeten, e roberoi, e degedisi djalin 18 vjecar, per nje gabim ndofta urejtje te bazuar ne fakte, ky kriminel gjykates dhe punoi ne demokraci ne keto organe kur me se paku duhet te iishte ne burg.po ky djale do te dije tja shperbleje ketij krimineli, te fshehur si skuth neper zyrat e ketij Palo shteti qe CDO site Bret njerez te pafajshem per te ndenjur ne pushtet.se per cfare Kane sherbyer keto lloj kishash, vetem kristo e di.!

    1. eeeeej says:

      Sa klase shkolle ke ti mor halabak!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje