Negociatat, Holanda jep sinjale pozitive: Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm

26 Qershor 2018, 13:13Politika TEMA

Ministri i jashtëm holandez Stef Blok ka folur rreth hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, vendim i cili do të merret më datë 28 qershor.

Para takimit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Luksemburg, ministri holandez për Punë të Jashtme, Stef Blok shprehu besimin se do të jepet dritë e gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Shpresoj se sot do të mund të sjellim vendim për fillim të negociatave me të dy vendet.

Të dy vendet kanë bërë përparim,  përparim të rëndësishëm lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, por në të njëjtën kohë ende nuk kanë mbërritur atje ku duhet.

Secili vend ka natyrisht arritjet e veta, por është shumë me rëndësi që vendet të tregojnë rezultate në këto fusha. 

Shpresoj të biem dakord që të hapen negociatat për të dy vendet, por e rëndësishme është që të tregojnë qëndrueshmëri në  përmirësimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi për gazetarët kryediplomati i Holandës, Stef Blok.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje