Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë datën, Berisha dhe Gruevski, mandatën!

26 Qershor 2018, 19:44Politika TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë miratimin e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, duke u dhënë dhe datë zyrtare qershorin e vitit 2019.

Situata edhe gjysëm ore para këtij vendimi ishte ende e paqartë dhe po diskutohej shtyrja në kohë e marrjes së vendimit, por duket se vendet e BE-së kanë arritur të ndryshojnë situatën në favor të dy vendeve, duke kompensuar shtyrjen me dhenien e datës.

Vendimi pikë së pari është shumë pozitiv, pasi e bën procesin e pakthyeshëm, pra nuk nevojitet më procedura e kalimit në Këshill, dhe i delegohet vlerësimi Komisionit Europian, i cili e ka rekomanduar ndërkohë hapjen e negociatave.

Komisioni Europian do të përgatisë një raport në pranverë të vitit 2019 dhe do t’ia kalojë Këshillit për miratim në qershor.

Së dyti, Këshilli mbajti të bashkuar fatin e Shqipërisë me Maqedoninë, duke krijuar një lloj balance gjeopolitike në rajon.

Në Samitin e Luksemburgut, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që negociatat për  Shqipërinë të lidhen me përparimet që duhet të bëhen sa i përket reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë, kusht shtesë është zbatimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Siç shihet, Maqedonia, e cila ka kaluar në një kalvar të fortë ndryshimesh, është e kushtëzuar ende nga normalizimi i raporteve me Greqinë, gjë që mund të dëmtojë në afatgjatë pozitat e kryeministrit Zaev.

Së treti, vendimi respekton edhe ekuilibrat politikë të BE-së dhe lobimin e faktorëve politikë kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë, që vjen nga partitë e djathta populiste, aleate të opozitës në Shqipëri dhe Maqedoni.

Opozita në Shqipëri e ka pritur me zhgënjim lajmin, pasi priste mos aprovimin e çeljes së negociatave, për të cilën luftoi gjatë, dhe ka nisur të bëjë deklarata qesharake, duke e lexuar vendimin siç e ka dëshiruar. Biles në këtë pikë Berisha nuk të lë të zhgënjehesh, pasi bën dhe parashikimin për 2019-n. Dhe nuk ka faj. Kushti qe thotë duhet të vazhdojnë reformat është kundër tij.

Por pavarësisht kësaj, procesi është pozitiv, është i pakthyeshëm dhe i përngjan procesit që ka ndjekur Serbia dhe Mali i Zi në këtë rrugëtim.

Aleatët e opozitës shqiptare në Gjermani, Holandë dhe Francë, duket se janë më të tërhequr nga kundërshtimi dhe kanë votuar miratimin e çeljes së negociatave.

Si përfundim, lajmi real është se Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë datën për çeljen e negociatave, ndërsa Berisha dhe Gruevski, mandatën, që nuk mundën ta bllokonin këtë proces.

35 komente në “Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë datën, Berisha dhe Gruevski, mandatën!”

  1. undefined says:

    iko o mero ha nonji tas fasule
    ku jena ne ne shek 15 te na shesesh deshtimin si fitore
    ti mendon se duke qene kunder berishes nuk duhet te jemi edhe kunder rames!!!???

    1. Alb -2025 -Nakba says:

      Bravo Mero, po mos harro te na thuash vitin kur do hyme…dmth 2025, apo sta ka treguar Rama akoma.

      1. Ezopi says:

        Ne nje paragraf thote se nuk duhet miratimi u keshillit ne paragrafin tjeter thuhet qe keshilli duhet te votoje raportin.

        Mund te beshesh sa te duash qesharak por BE e ka thene troc qe Shqiperia nuk eshte gati sot dhe i ka thene duku vitin tjeter NESE ke plotesuar keto kushte.

        Megjithate meqe per Meron e Qeverise negociatat jane hapur nuk na ngelet tjeter vecse ta urojme per hapjen e ngeociatave dhe fitoren e kupes se botes ne futboll nga kombetarja qeveritare.

    2. Bicikletat e Eros says:

      Urime Mero se i knace militantat e tu dhe Rames. P.O. si e zeza quhet e bardhe , O Mero. Akoma te Zeri Popullit ti?

    3. @ says:

      Hera e pare qe jam dakord me komentuesin “undefined”.

  2. Zorro says:

    U tha qe negociatat do hapen ne 28 qershor ndersa tani ne 2019 dhe quhet sukses!
    Po sikur te thuhej se do hapen (ama do hapen) ne 2050 a quhet sukses?
    Kjo eshte tallje e hapur me lojra fjalesh!

  3. Dhimiter Tase says:

    Bravo Mero. I sakte dhe I drejtperdrejte.

  4. Edi says:

    Ah se harrova,
    Shqipot kane provuar te festojne humbjen ne futboll,
    Tani po e provojne te festojne humbjen ne politike.
    Gezuar shtyrjen e hapjes se negociatave Mero.

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Këngë labe
    Këndon grupi polifonik
    Rexhin, Kurvelesh.

    Se deshe në ballë
    e more në tule
    a të dhëmbi vallë
    Lule moj Lule.
    .
    Kur të ra sapuni
    s’deshe, u përkule
    sa kesh rënkuar
    Lule moj Lule.
    .
    Të mbajti Coheni
    bukur me pekule
    t’i ja vure ferrën
    Lule moj Lule.
    .
    Të pruri Argita
    në kolltuk u ule
    direkt e në krye
    Lule moj Lule.
    .
    Dhe Sokolit thikën
    pas shpine ja ngule
    se ja kishe frikën
    Lule moj Lule.
    .
    E sose partinë
    e nxë një baule
    me babalet brëna
    Lule moj Lule.
    .
    Keshe të ndrejt llafi
    e të drejtë vule
    si Xhafo simiten
    i humbe o Lule!

    vijon

    1. Pash Nikolli inxhinieri fortifikues says:

      o Agim Doçi!
      Ja ke fut kot. Kodra mbas bregu, dmth.
      Mero, te ndoqa me interes keto dite. Nuk shkruajte nje rresht per 4 milion Euro te droges!☹️
      Sot, ti dhe natyrisht edhe ca te tjere po kuturisni te ma shisni deshtimin si fitore. Merret me mend se cfare mund te thonit ju nese nuk marrim vesh nga gjuhet e huaja dhe nga Interneti..!!?

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Pashk Nikolli
        nji xhenier
        sot u gdhive
        inxhinier
        boj sa t’dush
        fortifikime
        po rri larg
        nga bytha ime.
        .
        Për miljonat
        kena shkrujt
        un’ (dhe Mero)
        sa ka mujt
        po ti Pash (k)
        o Pash(k) Nikolli
        e ke menjen
        ke futbolli.
        .

        1. Jeton Shehu says:

          Hahahahah fiks fare, përgëzimet e mia artist.
          Super komentet.

      2. nexhat says:

        Nuk ka shkruajte per parate e droges se jo vetem ky paguhen me ato para per te lehe ter diten. Ketije te shkretit I rane edhe floket duke pritur si daci per topeet e dashit mos I pikojne ,edhe ky duke pritur qe Saliu te shkoje ne burge.

    2. Atdheu says:

      Gopist….Me kenaqe… je i perkryer.?????

  6. A. says:

    C’date ka marre Shqiperia mor pis i piset. Po do te perkthesh ti apo jo? Thuhet qartazi qe jane shtyre bisedimet per vitin tjeter mor zagar.

    1. B says:

      Ore A cja futë kotë o injorant i politikës rezoluta u firmos sotë dhe nuk do te votohet me ,idiot ,dhe duhet t’ja sime për nderë Gjermanisë

    2. B says:

      Ore A cja futë kotë o injorant i politikës rezoluta u firmos sotë dhe nuk do te votohet me ,idiot ,dhe duhet t’ja dime për nderë Gjermanisë

      1. Feniks says:

        Nuk ka penguar Vetingu qe ne Shqiperi te luftohet korrupsioni.
        Korrupsioni behet ne shtet e jo ne privat.
        Pra Rama perderisa e pranon vete qe ka korrupsion do te thote qe ka deshtuar kunder tij,bile une e faktoj qe ai nuk e deshiron luften kunder korrupsionit.
        Fakte:
        1-Vetem vitin e kaluar aplikuan per gree card 367 mije persona,pra nje sasi alarmante shqiptaresh nuk e shohin te ardhmen ne Shqiperi sepse kjo qeveri ka deshtuar megjithese populli ia dha tepsine te gjithe.
        2-Gjakmarrja ne vend ka permasa gjigande por qeveria ka heshtur.
        Kno verteton se ne veri te vendit nuk ekziston shteti.
        3-Ne Shqiperi nuk ka asnje zyre dhe zyrtar qe te ankohesh kunder padrejtesive qe ben administrata shteterore dhe te gjesh zgjidhje ligjore,por te tregojne gjykaten.
        Atehere pse jane sajuar dhjetra zyra me qindra rrogtare gjoja per ankesat dhe maredheniet me publikun?
        Cfare shteti satrap eshte ky qe kur ankohesh per shkelje ligjore te ukt ne bashkine e Tiranes,ne vend qe te hetohet ankesa,shkelja dhe te ballafaqohen palet,keta horrat e bashkise te thone se ia kane derguar “ujkut qe te pranoje se hengri qingjin”!
        Kulmi eshte se edhe vete kryeministri Rama behet jurist kompetent kur te pergjigjet pa 8 muajve se “ukt nuk varet nga qeveria”!
        Jo more kryeminister delirant!
        Po nga varet,kur bashkia eshte aksioneri kryesor me mbi 80% te aksioneve?
        Po bashkia a nuk qeveriset nga socialistet?
        Po ne populli a nuk varemi nga qeveria,qe te kujdeset kur na dhunojne dhe grabisin?
        4-Ka 8 vjet qe eshte denoncuar ne shtyp se buka e popullit prodhohet me miell kanceroz serb por qeveria ka heshtur!
        A eshte ky nje krim shteteror?!
        5-Uji u shitet popullit per te pijshem kur ai eshte i pa pijshem.
        Pra populli grabitet dhe mashtrohet njekohesisht.
        6-Ne Shqiperi nuk ekzistojne Sindikatat se nuk ka demokraci dhe se ankesat dhe zeri i protestave nuk degjohet nga qeveria.
        Cfare duhet te beje me tepet kjo qeveri arrogante me nje kryeministet harbut qe te shporret nga pushteti?
        Kjo nuk ndodh fatkeqesisht se opozita eshte vete e kriminalizuar ,ndersa PS nuk funksionon fare deri ne zgjedhje se Rama eshte bere edhe atje sundimtar.
        Shkurt:
        -Rama ashtu si Berisha eshte fstkeqesi kombetare sepse eshte edhe i djallezuar!

  7. Nandio says:

    ?? Na ke sqaru plotësisht , plako!
    FLM.!??

  8. Kesaj tymosje genjeshtre,i vjen era Kazani Rama.
    une lidhem me kushte me para,se as 2026 shqiperia nuk pranohet,dhe ka pergjigjëjen e njehte me Turqin.

  9. Satrazemi Nastradin says:

    Chief European diplomats decided on Tuesday to postpone the start of the accession negotiations with Albania and Macedonia until the next year, in a move which many see as a surprise, the Beta news agency reported.
    Postpone Mero do te thote me shty. Pra vendimi eshte shtyre. Shkrimi me i pranueshem do ishte pse eshte shtyre dhe jo sikur eshte aprovuar.
    Mua me vjen shume keq dhe ashtu si thote edhe Beta me ra si e pa pritur. Ne kete vale inati mund te them: Mire ja bejne Shqiperise qe ne krye ka nje kryeminister qe nuk nxjerr qimen nga qulli vetem e vetem per tu treguar DEMOKRAT i madh. Evropes dhe Amerikes ju tha goja per vetingun dhe korrupsionin. Rama ecen me hapin e breshkes kur gjysma e politikaneve duhet te ishin ne burg. Duket sikur Rama vertet eshte ashtu si e pershkruan Ngjela ne nje tave me Salen dhe Bashen. Gjithe keto skandale dhe Rama pret te tjeret tja bejne punen. Haron qe ka mandatin e popullit dhe ska cte presi. Mund qe per cdo skandal pershembull te veproje ne rruge specifike dhe jo te presi deri sa te mbaroje Vetingu. Burr I mire por babanace do thoshte Labi. Shqiperia eshte ne rrezik. Opozita eshte lesh me presh dhe me sa duket dhe Rama eshte I kenaqur sepse e di qe me kete opozite do fitoje prap. Pra interesi kryeministror mbi te gjitha! Bravo Rama qe po na zhgenjen.

    1. @ says:

      @nastradin
      Nuk eshte se Rama nuk e nxjerr qimen nga qulli. Kjo nuk dihet, se nuk eshte provuar akoma.
      Me e keqja eshte se ai nuk do ta beje ate. Nuk e le korrupsioni dhe ortaklleku me klanin e Berishes.

  10. likja says:

    Nuk i hap BE bisedimet pa hyre ne burg Saliu.shtyrja me 1 vit eshte mese e mjaftueshme per t’u krijuar SPAK dhe organet e tjera te drejtesise per ta plasur pas hekura kete monster.

  11. Boston says:

    Si gjithmone is sakte Mero. Urime.
    Me ben pershtypje se pak njeres kenaqen kur ne nuk hyjme ne Evrope……..Pjelle e keqe…Mbulohini me peshtyme sa here ti shihni keta plehra te Shqiperise.

  12. Kombi says:

    AMERIKA DHE EUROPA KANE DIJENI PER CDO DETAJ NE KETE SHQIPERI TE VOGEL ,POR ME KORRUPSION GALOPANT . PRANVERA E VITIT 2019 ESHTE KOHA, QE DUHET TE LAJNE HESAPET BURRAT E SHTETIT . EUROPA PO PRET TE KRIJOHET PROKURORIA SPECIALE DHE TE INAGUROHET RECI ME HAJDUTET POLITIKANE, QE E SHKATARRUAN KETE SHTET .

  13. Shqiptari nga Kosova says:

    Saktesisht sic thua ti Mero eshte, tani Salua te pregatitet te beje vetmbytje..!

  14. Për says:

    Mero jeni bërë të pështirë fare. Sinqerisht. Po na fyeni inteligjencën. Mbase lexuesit e vetëm që ju kanë mbetur nuk e kanë kete. Lamtumirë Tema. BOLL me propagandën e rilindjes. A ju ka mbet ndo pak etike. Një lexues me pak.

  15. HQ-18 says:

    Mashtruesit në Shqipëri janë ulur këmbëkryq gjithandej si një soj farë e keqe dhe nuk shkulen, sepse kanë gjetur kushtet për të lulëzuar e për tu shtuar. Ata sponsorizohen nga politikanët për tu thurur lavdi partive të tyre.
    Kanë gjetur injorancën në popull në nivele tragjike.

  16. Shkelqesssa e tij edvinrama:
    Ju me kujtoni Piktor qe te mbush
    Reçin me [email protected] co
    qe rradhen ta kem une, padtajna??!!!
    Une jam shkelqesssse- Piktor,
    veç llogo e daulle: -Kazan Kazan,
    fajin e ka saliu!,
    s’keni pa gjo akooooma, qente le te lehin- Karvani im perpara!
    do prisni, s’e moret vesh akoma, o deeeele?!

    Ju kujtoni se jom Piktor me çitjone….

    Pooooor….., tha.

  17. E says:

    Artikulli i DW:

    “…To make sure that sufficient progress have been met, EU member states will vote again to endorse the opening of talks next year.”

    Mesa duket do votoheshka prap vitin tjeter. Apo jo Mero?

  18. Servet says:

    O Tani;Mero eshte gjithmone I forte per te mbrojtur rilindjen ne luften qe po ben kunder Berishes sepse eshte e vet ha detyre e tij per tu paguar.

  19. Vlonjati says:

    O te qifsha ate fshataren ku ta kesh o Mero fshatari! O ti krahu i djathte i Robert Schumanit, o ti fshatar nga telelena qe ngrite gjithe institucionet e BE-se dhe tani na tregon dhe menyren se si funksionojne. Po ty te qifsha ate fshataren, kur thone qe vitin tjeter do vendosim duke pare nese kushtet jane plotesuar ose jo, pse e bejne sipas teje? Per te lene Komisionin te thoje prap po, meqe tani tha po? Pra Keshillit paska hequr dore nga votimi – pse ta thote ajo fshatarja jote – per te degjuar dhe njehere PO-ne e Komisionit vitin tjeter? Komisioni tha tani qe negociatat te hapen kurse Keshilli thote jo. Tani sipas teje, qe je i dyti pas Termet Pecit qe e njef kaq mire funksiknimin e BE, Keshilli do pres vitin tjeter qe Komisioni te thoji prape po??? Jo or jo…. te qifsha fshataren mu ne pith. Dhe vitin tjeter do votone prape Keshilli dhe me shume gjasa do thoje prape jo sepse kur reformat nuk u plotesuan ne tre vite, nje mut ka per tu bere dhe vitin e katert. Pra, vazhdo gojoren te i gjati dhe leri prallat me Saliun dhe Gruevskin, se ben sikur je dhe analist i niveleve boterore pa le….!!!

  20. Jeton Shehu says:

    Sa të jenë këto figura politike, e pasardhësit që ushqejnë ata s’ka Evropë për Shqipërinë. Këtë ta dish dhe ti o Mero Baze. Dhe sinqerisht tani, për sa idiotë i ke marrë njerëzit. Ti je “Gazetar” dhe ndoshta di pak më tepër, por me englishten qenke për ibret. Gjithësesi ju të ndriturit e gazetarisë shqiptare që nuk keni lënë sahan pa lëpirës, e lajm pa mbuluar e disinformuar jeni fajtorët kryesor për gjendjen e mjeruar të popullit tonë. Duke himnuar njërën apo tjetrën palë, sipas vaktit. Duke shtrembëruar, vrarë, fshehur, degjeneruar të vërtetën e duke shpalosur mashtrimin, gënjeshtrën si të vërtetë, manipuloni opinionin publik dhe zhysni në injorancë, gënjeshtër e padije një popull të tërë, sipas vaktit dhe në këtë rast. Kam studiuar tre vjet në një kolegj për gazetari. Kam marrë mësime nga profesorët e gazetarët më të mirë të shtetit ku studiova dhe jam mjaftueshëm i aftë të kuptoj se çfarë gatuani dhe arsyet përse gatuani. E njoh mjaftë mirë se si mund të manipulohen masat sikurse dhe të shpërqendrohet vëmendja nga problemi real parësor, në një problem dytësor i rëndësisë më të ulët. Ose qoftë i parëndësishëm por paraqitur si i tillë ( i rëndësishëm) dhe ndaj e them me bindjen më të plotë, ju dhe sinafi juaj jeni e keqja e dytë e këtij kombi. Pasi parësorë janë partitë politike dhe politikanët në Shqipëri.
    Turp i Gazetarisë Shqiptare….
    Mjerë ne, me ju skema çfarë ti duam armiqtë. E bëni dhe më mirë ju punën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje