Pas tre ditësh negociata intensive në Luksemburg e Bruksel, Bashkimi Europian vendosi të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në Qershor të vitit të ardhshëm.
Deri në marrjen e vendimit, procesi u karakterizua nga një konflikt mes shumicës së vendeve anëtare dhe Francës e Holandës, gjë që bëri që në takimet përgatitore të ambasadorëve të mos miratohej asnjë tekst për Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian.
Mbledhja e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg e thelloi konfliktin, në një mjedis shumë acid ku Italia dhe Greqia udhëhoqën grupin e madh të shteteve, që synonin vendosjen e datës në dhjetor, ndërkohë që Gjermania, deri në atë moment e heshtur, në kërkim të një kompromisi me Francën e Holandën, u shfaq për herë të parë në krah të Shqipërisë, duke u bërë pjesë e bllokut pro.
Franca dhe Holanda u shprehen kundër çdo date.
Kështu, edhe takimi i Luksemburgut dështoi, pa mundur të nxjerrë një tekst për tryezën e liderëve të Bashkimit Europian.
Situata u tensionua më tej të nesërmen në Bruksel, ku Franca dhe Holanda, nuk i çuan ministrat në takim, po e vazhduan procesin përmes ambasadorëve, ndërkohë që Danimarka u shfaq për herë të parë në krah të tyre, duke mbështetur opsionin e mosvendosjes së një date.
25 shtetet e rreshtuara në krah të Shqipërisë e të Maqedonisë, nisën të studiojnë opsionin e një deklarate të përbashkët politike dhe kancelarja Merkel mblodhi grupin e saj parlamentar, të cilit i komunikoi dështimin e negociatave me Francën e me Holandën, duke lënë të kuptohet se në këto kushte, presidenti Tusk nuk mund ta vendostë këtë çështje në axhendën e 28 Qershorit, si pikë diskutimi mes liderëve.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama dhe ministri Bushati mësohet se kanë zhvilluar të martën një seri bisedash telefonike me Berlinin, Parisin dhe Hagën dhe kanë qenë në komunikim të pandërprerë me Italinë, Greqinë e disa vende të tjera në krah të Shqipërisë, shkruan TV Klan.
Mes precedentit të krijuar nga Këshilli Europian me Malin e Zi, ku data është dhënë 6 muaj nga vendimmarrja e Këshillit me disa kushte për t’u plotësuar dhe precedentit që do të krijohej nga Franca dhe Holanda në këtë rast, ku Këshilli nuk do të vendoste asnjë datë po thjeshtë do të rreshtonte kushte për t’u plotësuar në vazhdim, deri pasdrekën e të martës u krijua ideja se përfundimi do të ishte nul, as datë as kushte, po as diskutim në Këshillin Europian, çka do ta shtynte në kalendat greke procesin.
Zgjidhja e kompromisit ka ardhur në minutën e fundit kur Franca ka hedhur papritur në tryezë një tekst të ri, me një afat gjashtë muaj më të gjatë se sa precedenti malazez, por me pranimin e vënies në lëvizje të mekanizmit përgatitor që zakonisht zbatohet jo përpara, po pas datës së përcaktuar.
Kjo lëvizje e minutës së fundit e Francës ka rifutur në normalitet një proces të dalë jashtë shinave tradicionale të Brukselit dhe ka marrë miratimin e të tjerëve, duke ringjallur optimizmin e varrosur për tre ditë rresht në një maratonë konfliktesh të brendshme që ka reflektuar gjithë brishtësinë aktuale të projektit europian, nën trysninë e presioneve antieuropiane, brenda disa vendeve kryesore të Bashkimit Europian.
Flm Gjermanise mike per mbeshtetjen e dhene popullit shqiptar. Jam I ndergjegjshem se ne nuk jemi te perkryer ashtu sic nuk jane edhe shume shtete antare te BE. Por nje gje e them me bindje. Shqiperia nuk ka pare asnjehere nje perpjekje kaq serioze per te hapur deren e BE. Reforma ne Drejtesi qe do ta kishin zili edhe vendet antare te BE(keshtu u prononcua Ministri Jashtem austriak dhe ai gjerman), Reforma Territoriale (duke suprimuar shume bashki dhe komuna qe pinin gjakun e taksapaguesve)dhe ajo e Arsimit te larte(duke zhdukur Universitetet fantazma qe mbillnin analfabetizmin ne kembim te parave); goditja e grupeve kriminale te kanabisit jane vetem disa nga arritjet e kesaj mazhorance qe binden shumicen dermuese te vendeve te BE qe te caktonin nje date konkrete per celjen e negociatave. Plotesisht e merituar per shqiptaret ndonese pune me te medha na presin drejt nje rruge te veshtire por jo te pamundur
Thuajuani hapur shqiptareve :EUROPA TALLET ME NE.Kjo eshte e verteta sado e hidhur qe eshte.C’ne Danimarka?Nga u kujtua Qeveria Daneze?Po ambasadori i Danimarkes ne Tirane,c’fare thote?A i ndjek ai zhvillimet ne Shqiperi,dhe si eshte prononcuar z.Ambasador para Qeverise Shqiptare ?Per qendrimin e Hollandes e dhe Frances edhe shume nuk cuditem,sepse Franca eshte mike e vjeter e Serbise ndersa Hollanden nuk e le p,akica atje ata te LGBT-se.Perfundimisht,me kete qe beri sot Brukseli,per mua Europa e Bashkuar nuk egziston me si perspektive e Shqiperise,sic po shojne punet BE nuk mund te jete as shprese edhe per vetveten,te presim ne vazhdi! Kur tregojne forcen me Shqiperine, do te thote se nuk kane force.I bej apel klases politike shqiptare t’i kerkoje ndjese shqiptareve, sepse per 28 vjet e nanuris kete popull me genjeshtra.Ne si shqiptare, vertet kemi shume per te bere per sundimin e ligjit,por une mendoj se duke qene Europa me presente tek ne, do te ecnim me shpejt.Keshtu sic ndodhi,mendoj se Europa na paragjykon, ashtu sic na ka paragjykuar gjithmone.Te paret tane duket se kane qene me praktike se sa jemi ne.Qofsha i gabuar!
Asnje fjale deri me tani: Cfare ben amerika ne kete karusel evropian?
A po i luan kartat e veta pro Shqiperise, hapur apo ne prapaskene, atje ku i ecen fjala?
Dhe kerbacin, atje ku ja dredhin bishtin.
O sot, o kurre!
Hollanda? Kujtoni sehirin qe bene hollandezet ne Srebenice, kur serbet therren 8000 burra e djem myslimane qe duhet t’i mbronin pikerisht keta helmetakalterit hollandeze.
Franca? Kujtoni se si ja dorezuan Mitrovicen serbeve, ndersa gjenerali francez i Nato-s fuenizonte me informacion sekret ushtrine serbe.
Lobi proserb ne Evrope akoma kullon gjak nga dhembja qe ju krijua kur amerika e vuri ne rresht Evropen per te qerruar serbet nga Kosova.
Kujtoni se si denohen me gjobe (rrezikonin te perjashtoheshin fare nga boterori), dy futbollistet kosovare vetem e vetem pse bejne shqiponjen e flamurit shqiptar kur shenojne gol, ndersa serbeve nuk u hyn gjemb ne kembe kur ngrene tregishtoren serbe te lyer me gjakun e mijera shqiptareve, dhe jo vetem te tyre, sa here cfaqen ne stadiumet e tyre dhe ato nderkombetare.
Te them te verteten, do te doja qe ne dyshen mohuese, paragjykuese, raciste dhe kundershtuese France – Hollande, te ishte rreshtuar edhe Greqia.
Me dhemb dhe me therr qe Greqia mban flamurin grupit pro te antaresimit te Shqiperise ne BE.
Me cfare cmimi e ka blere Rama/politika shqiptare kete flamurmbajtese greke, kete Greqi qe tejpertej historise moderne i ka shkuar ne thike e ne helm shqiptaret, i ka tjetersuar ne emra dhe ne religjion, ju ka pervetsuar teritoret dhe pretendon akoma teritore e det te Shqiperise?
Cfare llokmash i ka afruar Rama Greqise ne negociatat Kotscia-Bushati per detin dhe fund-detin?
E ndersa eshtrave greke dhe jo greke po ju jepen ne token shqiptare varrezat me emblemen e Greqise, viktimat e masakruar came, me thika e bajoneta, me plumb e me litar, me zjarr e mortaja, bredhin si fantazma e Dankos neper banketet Kotscia-Bushati, pa varreza dhe pa atdhe, pa vatrat e shtepise dhe pa placke e katandi.
Dhe mbi te gjitha: Pa nje pershpirtje nga atdheu meme!
Te dashur fantazma te vellezerve tane came te masakruar, pranojeni ju lutem “pashpirtjen” tone te ndjere!