Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, ka komentuar venimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Në një prononcim për media, diplomatia e lartë në vendin tonë nënvizon se “BE njohu të gjitha reformat e Shqipërisë dhe se sot kemi një datë të qartë për çeljen e negociatave”.
“Keni pasur mundësi të shihni vendimin dhe ky është vendimi. Mund të duket pak i ndërlikuar por do të përpiqem tua thjeshtoj dhe shpjegoj.
Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para, njohja e rekomandimit e të gjithë reformave, e dyta një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Dhe ndërkohë, Këshilli i Përgjithshëm ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore. Kjo punë përgatitore është mjaft e madhe. Kur bëhet fjalë për detajet, do t’i ndajë me ju.
Ky është kalendari, do të dëgjoni më tej për këtë nga ambasadori i ardhshëm, por ku është kalendari.
Nuk mund të flas për diçka një vit paraprakisht por ky është një kalendar i qartë dhe në votën e BE tregon se ka një angazhim për këtë datë.
Kalendari është shumë i qartë. Mos u shqetesëni në ditët në vijim kur të kemi detaje do t’i ndajmë me ju.
Mund t’ju them që ne jemi të lumtur, sepse na jep një mundësi të lëvizim më një ritëm më të shpejtë dhe të fillojmë përgatitjet”, u shpreh Vlahutin. (TemA)
Kot sa lodhet evropa,po si njohu luli reformat skemi gje.ai eshte strategu i evropes
Zonja Vllahutin!
Ju njihni vetem reklamat e sundimtarit otoman Rama dhe jo ate cfare si ka bere pet popullin shqiptar.
Ne Shqiperi nuk ka demokraci,se nuk ka shtet qe te degjoje popullin,por e perbuz ate.
Rama eshte nje dinak qe hiqet di liberal,por fshihet pas lustres qe ai ben duke mashtruar juve se po ndryshon Shqiperine.
Si krahasimet e qeverisjes se tij i ben me Berishen prandaj u duket i mire.
Populli fo qe qeveria te punoje per popullin atje ku banon e punon ai e jo atje ku i intereson Rames.
Ai eshte nje mashtrues se ju nuk keni hyre ne thellesi te jetes tone per te pare diskriminimin kriminal qe Rama u ka bere shqiptareve duke i ndare ne kategori si sklleverit.
Ju shikoni qendrat e qyteteve qe ai me djallezi i zbukuroi por ne brendesi i ka lene ato ne mizerje,duke filluar nga Tirana.
Rama nuk pyet per hallet e popullit se ne Shqiperi sot nuk ka asnje zyre qe te ankohesh e te zgjidhin hallin sipas ligjit.
Komunikimi i Rames me qytetaret ne facebook eshte skandaloz,me nje fjalor te turpshem per nje kryeminister por qe pervec reklames nuk ka zgjidhur asgje me kete forme komunikimi mashtruese.
Mos i besoni Rames se si eshte dinak antipopullor!
nuk po shoh date :))))) ah e shkreta shqiperi.