Dy paradokset e Ramës për negociatat

30 Qershor 2018, 12:18Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji komunikimi kundërthënëse për t’i shpjeguar publikut shqiptar atë që ndodhi në takimin e Luksemburgut me negociatat.

Nga njëra anë Rama dhe Bushati po e shesin verdiktin e marë si fitore.

Ata brohorasin për premtimin se negociatat do të hapen qershorin e ardhshëm. Ata thonë me krenari se ulja në tryezën e bisedimeve ndërqeveritare do të bëhet pas 18 muajsh. Pra ky rrëfim mbështetet në tezën e një suksesi të pamohueshëm.

Por, nga ana tjetër ekziston edhe një rrëfim i dytë, ai i justifikimit të dështimit që po përpunohet me anë të mediave pro qeveritare.

Fakti se vendit tonë do t’i duhet të presë së paku edhe një vit, se mbi të rëndojnë sërish kushte që duhen ekzaminuar, se e ardhmja nuk është aspak e sigurtë dhe fakti se data e premtuar mund të mos bëhet kurrë datë e ekzekutuar, e ka detyruar qeverinë të përpunojë edhe një version disi më konspirativ.

Sipas kësaj narative, qarqe albanofobike, që përdorin standarte të dyfishta nga ato që kanë zbatuar për Serbinë dhe Malin e Zi, që nuk i duan as Shqipërinë dhe as Kosovën, sepse janë myslymanë, e penalizuan vendin tonë pa të drejtë (video poshte).

Në fakt, në këtë shpjegim që po infiltrohet mediatikisht, jo të gjitha faktet janë për t’u neglizhuar.

Askush nuk mund t’a mohojë se insistimi negativ i Francës dhe Holandës deri minutat e fundit të Këshillit të Marëdhënieve të Përgjithshme, nuk qe pre e halleve të politikës së tyre të brendëshme.

Askush nuk mund t’a mohojë se rritja e forcave të ekstremit të djathtë dhe forcimi i tyre përpara zgjedhjeve të parlamentit europian në verën e ardhshme, kanë qenë shqetësime parësore në vendimarrjen e Macronit dhe Mark Ruttes.

Askush nuk mund ta mohojnë se në minutat e fundit, në Luksemburg, u gjet një zgjidhje që do t’i lejonte këta udhëheqës europianë t’i thoshin elektoratit të tyre se Shqipërinë e penguan dhe nga ana tjetër, qeveritarëve tanë të bërtisnin se negociatat u hapën.

Pra, në këtë këndvështrim, mund të thuhet me plot gojën se, vendimi për ne nuk u mor vetëm mbi performancën e qeverisë, mbi arritjet apo mëkatet e saj, por ai qe gjithëashtu pjesë e një politike më të madhe që i kapërcen interesat dhe fatin e Shqipërisë (lexo poshte).

Pikërisht në këtë pikë do të duhej të niste një debat racional, i arsyeshëm dhe produktiv për verdiktin negativ që morëm nga Europa.

Në një debat të tillë do të duhej të diskutohej se ku është sakrifikuar ëndrra jonë për lojën e politikës së brendshme të Francës apo Holandës? Se deri në ç’pikë insistimi i tyre ka qenë vendimtar?

Por më tej, do duhej të kishim pasur edhe një debat tjetër: atë se pse ne qenkeshim shëndërruar në problem për një pjesë të konsiderueshme të elektoratit francez dhe holandez? A kemi përgjegjësi që jemi kthyer në eksportuesin kryesor të kriminalitetit në vendin e tulipanëve? A kemi përgjegjësi që çojmë më shumë azilkëkrues në Francë se sa vendet në konflikt, si Siria apo Iraku? A jemi në gjendje ne t’a shmangim imazhin e një qeverie të lidhur me drogën dhe të një kryeministri që luftën ndaj krimit e ka shndërruar në farsë, siç u tregonte lexuesve francezë e përditshmja Liberation (lexo shkrimin poshtë)?

Ky lloj bilanci, se ku n’a kanë rënë qafë me pa të drejtë, por mbi të gjitha dhe sidomos për këtë: se ç’duhet të rregullojmë vetë që ky dështim të mos përsëritet, do të kishte qenë terapia më e mirë pas kësaj disfate.

Por, ky debat real u la krejtësisht në hije. Sepse Edi Rama zgjodhi edhe njëherë rrugën e mashtrimit, për të bërtitur fitore.

Dhe prandaj ai tani është detyruar të përdorë një strategji komunikimi paradoksale: nga njëra anë të shpallë suksesin dhe nga ana tjetër të prodhojë teori konspirative që justifikojnë dështimin.(lapsi)

9 komente në “Dy paradokset e Ramës për negociatat”

  1. Kris says:

    Andi Bushati? Tosi? Fevziu? Arthur? Tani? Zogaj? Artan Hoxha spiuni? Doni me? Saliu eshte kryemafiozi dhe konspiratori komunist ti Enver!

  2. MERO GELBAZA BAZE JA LEPI QIMET E BYTHES BLENDI FEVZIUT says:

    Kjo ANDI ESHTE SIKUR THOSHTE RAMA ELVIS ROSHI NUK ESHTE PORDHONUES E TASH THOT U HAPPEN NEGOCIATAT -NJE NGA ARSYET ISHTE EDHE AJO SE NUK TE HAPPEN NEGOCIATAT PA I RREGULLUAR DHEMBET E QELBUR TAULET PALLA BALLA DHE PA I DHENE NJE CERTIFIKATE MERO BAZES PER THE BIGGEST BYTHLEPIRESI NE EUROPE

  3. Koka Ina says:

    Cfare negociatash? As qe mora mundimin te lexoj nipin e komunizmit, ka apo ska te drejte apo per nje shkrim per se mbari qe mund te konsiderohet nga ata qe e lexojne ate.


    e verteta e negociatave…..:
    Kjo puna e negociatave si puna e “vetingut” apo “delimitimi” i detit…fjale dhe terma corodites per shqiptarin ne rruge qe duken si fjale te bujshme sepse keshtu duan ti shesin politqenet tane te ndyre dhe mafjoze.

    Hyrja ne bisedime zyrtare me BE per pergatitjen e Shqiperise per te hyre me 2025 ne BE , Edvin Rama e ka shitur si projekt madhor dhe sukses te qeverise se tij ne nje kohe qe keto bisedime te fillojne kjo qeveri dhe ky Parlament duhet te kishin zbatuar urdherat dhe permbushur kushtet e caktuara qe kishin te benin me
    1 veting cilesor
    2.lufte narko krimit te qeverise e pushtetareve/politikaneve
    3.refoma e gjyqesorit

    Asnje mga keto nuk eshte realizuar dhe si rrjedhoje Perendimoret , te ndikuar apo jo nga Basha e Rama, dhane “verdiktin ” e merituar.

  4. Zigur Qarri says:

    E gjith loja politike e qeverise Rama,fokusohet vetem per konsum te brendeshem,sepse jasht,
    eshte si nje ekip futbolli,qe eshte i sigurte se do te humbi,prandaj paguan kundershtarin
    qe ti beje vetem nje gol,dhe kete humbje e shet si fitore!Hapja e negociatave ne Qershor te
    2019-es,ishte nje favor qe i behet Shqiperise nga Perendimoret,dhe kjo jo sepse Rama jo
    dinjitoz ju lut si nje lypsare,por se ata deshirojn qe ta kene Shqiperine ne sofren Europiane,
    asaj sofre qe ne i perkasim.Direkt mbas marrveshjes per negociatat,qeveria Rama filloi
    proceduren e projektligjit per Teatrin,per vjedhjen e prones publike.Dhe kjo qeveri,qe nje
    nga kushtet kryesore te negociatave kishte luftimin e korrupsionit,ligjeron nje akt korrupsioni!!

  5. Jimi says:

    Rripce mjafton te shohe basuretin tend ne krye te faqes dhe thuajse te kam lexuar! Si gjithmon je ngujuar ne te njejten llogore, balle per balle me llogoren e gjyshit Kapo dhe gjyshit Bushati, nuk po them per gjyshet!?

  6. MERO GELBAZA BAZE JA LEPI BREKET ME MUT TE DR SALI BERISHES NGA KOSHI I PLEHRAVE says:

    KU NA HUMBI TAKU -SPARTAK NGJELA QE LEH SI ZAGAR ME BOLE TE RRUDHURA DO TE HAPEN NEGOCIATAT ME 28 QERSHOR TASH U ZHDUK SI SHURRA E PULES-SE DESHTUAN NEGOCIATAT PO SKAN TURPE KETA FARE ORE-NJE GJE E THOT MIRE TAKU KUR I THOT RA-MUTIT KAQOL DHE I PA DITUR KURSE VASILI I THOT SHKOLLPAKU KURSE DR BERISHA PIKTORI DESHTAK KURSE ELISA SPIRO-KARI SKENDERBEU –

  7. Selami says:

    Paradoks je ti o Bushat. Duhet pyetur se i kujt je, bej me mire ADN-në te bindemi andej nga fshati se na ke ulur koken.

  8. Devolliu says:

    Sa ma ke bere qejfin mor bushat, po si mund te rrije ti menjane kur doli i handakosuri ish predident?. Po si ngjani me njeri thetrin xhanem, te dy sakat nga trute e perseri srreshteni per tu dhene mend te tjereve. I pari eshte nishani e i dyti me vjen ti, sa te kemi ju te dy, Rama eshte per here ne qeveri.

  9. dajti says:

    As ti lexon njeri ato qe shkruan. Sepse dihet qe do shkruash vetem kunder Rames, per inate personale.
    Edhe komentuesit me lart besoj qe nuk te lexojne. Je komplet turp qe shkruan ne gazete. Edhe nga surrati dukesh qe je debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje