Ky shkrim është publikuar në revistën Mapo, e cila gjendet në treg. Plot 150 faqe me materiale interesante ofrohen në këtë numër stinor
Nga Mustafa Nano
Kur unë fillova të shkruaj në gazetën “Shekulli”, në fillim të vitit 1998, Fatos Nano ishte kryeministër. Nuk ishim takuar asnjëherë. E nuk besoja se do ta takoja ndonjëherë gjatë kohës që ai do të ishte kryeministër. Isha kritik ndaj tij. Mirëpo, në një rast u ndodhëm përballë njëri-tjetrit në aeroportin e Vjenës. Unë kthehesha nga diku, ndërsa ai, i shoqëruar nga një grup i madh, shkonte për diku. Ai i printe grupit. Tre-katër vetë, që duhej të ishin pjesa më e afërt e entourage-it, e ndiqnin nga pas, në një distancë prej dy metrash. Të tjerët, mes të cilëve kishte edhe gra, ishin edhe më pas. Ishte ai që më pikasi i pari. Unë u ftillova veç kur dëgjova zërin e tij: “Je në lartësinë e mbiemrit që mban!” Me të dëgjuar dikë që foli shqip, unë ngrita kryet, dhe për befasinë time, pashë kryeministrin e vendit, që u drejtua nga unë me dorën e zgjatur. Të tjerët pas tij ndaluan të gjithë. Fundi i grupit po ngjeshej në krye. Disa u bënë kureshtarë për të dëgjuar bisedën. Në fakt, më shumë kureshtarë ishin për të dëgjuar batutat e shefit të tyre, i cili ishte i famshëm për biseda hidh e prit. I shtrënguam dorën njëri tjetrit. Ai vijoi: “Ne thellë-thellë duhet të jemi tanët; duhet të jemi me origjinë nga Hormova”. Pastaj shtoi: “Nuk ta them këtë për të të korruptuar”. Dhe zuri të qeshte, siç bënte gjithnjë pas batutave të veta. Pas tij qeshnin të tjerët. Në fakt, edhe unë e kisha dëgjuar një version të tillë, që shpjegonte origjinën e Nanove të Skraparit. Dhe nuk është pa gjasa të jetë kështu. Pasi mbiemri Nano në Skrapar është disi i huaj. Edhe në forma të tjera të përafërta, si Nanaj, apo Nanollari, do të ishte i huaj për atë areal. Megjithatë, delli im hormovitar mbetet thjesht një hipotezë, hamendje. Nuk mund të provohet.
Ndenjëm 2-3 minuta më këmbë. Në fund, atij dikush i tha: “shef, na duhet të nxitojmë, pasi na ikën avioni”. Dhe kështu u ndamë. E pashë teksa largohej, i futur mes të vetëve, të cilët ishin gjithsesi me shtat më të lartë se ai. Kur kam parë vite më pas Kim Jong-un-in, që në rrethana publike ecte para të vetëve me atë shtatin e tij të vogël, i ndjekur prej një farë distance prej atyre që e quanin veten më të afërt, më është kujtuar ajo situatë me Fatos Nanon në aeroportin e Vienës. Veçse zyrtarët që shoqëronin F. Nanon nuk mbanin bllok shënimesh në dorë. E mbi të gjitha, esencialisht, Fatos Nano nuk ka asnjë lidhje me politikanë si Kim Jong-un-i.
Fatos Nano më la një shije të mirë, sidoqoftë. Më pëlqeu natyra e tij ekspansive. Ishte si një garip Tirone. Kam përshtypjen se në historinë politike shqiptare ai është një gjë e rrallë: ishte “sundimtari” i parë i vendit që nuk të fuste frikën. Të gjithë të tjerët para tij kanë qenë në një mënyrë a në një tjetër të frikshëm. Ndërsa Nanos dukej se nuk i shkonte mendja ta përdorte pushtetin për të frikësuar, shtypur a vrarë. Për Nanon, pushteti ishte një lodër, së cilës ai i gëzohej si një fëmijë. Nuk duhet të na dalë nga mendja që ai u bë kryeministër në vitin 1997, kur shteti ishte krejt i shkërmoqur, dhe kur të gjitha institucionet u bënë nga e para. Berisha para tij i rrëmbeu të gjitha. Këtij i ranë në dorë të gjitha. Afërmendsh, mund të abuzonte si të donte me pushtetin e pakufishëm që kishte. Por abuzimet e tij mbetën në limitet e festave, alkolit, qokave e bixhozit. Ka nevojë të shpjegohet ky qejf i tij për të harbuar, por këtë mund ta bëjë ndonjë që e ka njohur mirë, nga afër. Ishte aq i dhënë pas argëtimit, sa nuk dinte t’i vinte frena vetes. Në një rast, teksa ishte në New York, – kështu tregojnë – ai la takimin, për të cilin kishte shkuar, dhe ia mbathi në një kazino. Agjentët amerikanë që ishin ngarkuar për sigurinë e personaliteteve që merrnin pjesë në atë veprimtari politike në kuadër të OKB-së, nuk mund ta ndalonin dot. Dhe kështu e ndoqën nga pas. E gjatë kohës që Nano luante në kazino (për orë të tëra), policët amerikanë bënin roje në dyert e kazinos. Ata duhet të kenë raportuar diku për huqet e këtij bandilli që kishte ardhur nga Ballkani i rrëmujshëm dhe ekzotik, dhe thuhet se me këtë ngjarje ka zënë fill një mendim i keq i amerikanëve për të. Derisa në vitin 2005, i sugjeruan apo e urdhëruan, pa shumë bujë, të hapte rrugën e rikthimit në pushtet për Sali Berishën. Amerikanët preferuan një bandit në vend të një bandilli. Është në stilin e tyre – hajde e merre vesh pse – që të mos u zënë besë bandillëve. Ndërsa me banditët dinë ta gjejnë gjuhën.
Pasi humbi zgjedhjet, Fatos Nano u largua nga politika. Tentoi më shumë se njëherë të rikthehej si një figurë mbi palët, dhe për këtë lakmonte postin e Presidentit të Republikës, por mundimi i shkoi dëm. Dhe kështu, Fatos Nano është përfundimisht jashtë politikës. Ai u largua për të mos u kthyer më. Dhe do të mbahet mend për këtë gjë. Do të mbahet mend gjatë. Pasi në historinë politike të shqiptarëve, ai është i vetmi që është larguar në këtë mënyrë, për fare. Dhe meritat e tij nuk mbarojnë këtu. Ai kishte edhe një gjë tjetër që nuk ishte hiç shqiptare. Dinte të delegonte pushtet. Donte të delegonte pushtet. Çdo mosmarrëveshje e rivalitet brenda partisë ai e zgjidhte shumë lehtë. Rivalëve, apo në përgjithësi bashkëpunëtorëve xanxarë, ua mbyllte gojën duke u dhuruar – për të folur me gjuhën e sotme – një pjesë të tepsisë së madhe, apo duke i ftuar të vinin edhe ata duart në timon. Madje, nuk e kishte hiç për gjë të ftonte pranë vetes edhe njerëz me personalitet e ambicie të fortë, që mund ta rrezikonin në të ardhmen, siç bëri me Edi Ramën. Mund të mendohet se e gjitha kjo vinte prej një filozofie të tijës, por me shumë gjasë punët kanë qenë ndryshe. Ai nuk kishte ndonjë filozofi. Ai ishte një njeri pa bindje të forta, pa ambicie të fortë. Ai nuk dinte të bënte llogarira. Ai përtonte të bënte llogarira. Ai nuk kishte një bazë të tijën. Nuk ka pasur kurrë nanoistë në Shqipëri. Të jepte përshtypjen se nanoistët e bezdisnin. Dhe nuk i duheshin. Për çfarë mund t’i duheshin? Për të hedhur shtylla tensioni në erë? Për t’ua vërsulur kundërshtarëve të tij? Për t’i nxjerrë në protesta? Apo për punë të tjera të liga? Për asgjë nga këto ai nuk kishte nevojë.
Përsëris: Fatos Nano ka qenë një politikan atipik shqiptar. Shqipëria nuk ka pasur e nuk ka për të pasur një politikan si ai. Sa mirë? Apo sa keq? Hëm, këtë nuk e di.(mapo)
Qe kur, nja dy dite me pare, e lexova per here te pare kete shkrim te Mustafa Nanos, vendosa te replikoj.
Por nuk m’u sajua koha e nevojshme dhe u ula tani qe m’u be mbare.
Titulli i ketij shkrimi mund te jete i redaksive qe e kane botuar, por gjithsesi nuk eshte i qelluar, me se paku nuk i pergjigjet permbajtjes se shkrimit ku, si njohje/takim i drejtperdrejte, in persona, eshte takimi 2-3 minutesh ne aeroport ku, pervec hamendjeve per origjinen e mbiemrit te perbashket “Nano”, nuk pati ndonje shkembim idesh, pikpamjesh apo vleresimesh per situatat politike e sociale te vendit.
Mustafa Nano eshte dikushi ne median shqiptare. Ka stil te zhdervjellet te shkruari, artikulon mire mesazhet qe do te percjelle dhe, hera heres, arrin qe ta ndikoje opinionin publik, sic ishte rasti i thirrjes se tij per bashkimin e te gjithe qelbesirave, per te qerruar kryeqelbesiren, dmth per te qerruar Sali Berishen.
Njekohesisht, per te mbijetuar ne arenen e eger te mediave te superkorruptuara shqiptare, pra per te nxjerre buken e gojes ne perleshjen titanike te perditeshme me gazetaret dhe opinionistet vampire, ujqer e cakalle te studjove televizive dhe portaleve on-line, Mustafa Nano ka zgjedhur te jete dhe kontrarvers, te shtoje teza dhe te levroje tema qe ndezin debate, qe u kundervuhen tabuve socio-psikologjike shqiptare, qe kafshojne besimet kombetariste dhe qe cenojne figurat historike dhe simbolike shqiptare.
Ne shumicen e rasteve, edhe vete Mustafa Nano, nuk i beson ato qe thote dhe shkruan. Kjo nuk ka rendesi per te, rendesi ka qe te krijoje efekte, te jete i kerkuar dhe te nxjerre buken e gojes.
Ne shumicen e qendrimeve te tij kontraverse Mustafa Nano, t’a shpif, behet nje tip legeni dhe ngandonjehere behet edhe nje lloj dendi, nje lloj perversi, si pershembull ne leterkembimi me ate gazetarin serb, por Mustafa Nano vazhdon heroikisht te nxjerre buken e gojes, me ate zgjuarsine dhe skuthllekun tipik te atij katundarit apo provincialit qe ka vendosur te sistemohet/ te beje pashaportizimin, ne qytet dhe nuk le marifet apo zgerdhirje pa bere, per te realizuar qellimin e vet.
Por le te kthehemi tek vleresimet e shkrimit te Mustafa Nanos per Fatos Nanon, qe nuk rrjedhin aspak nga njohjet e tij personale me te, por me se pari nga thashethemnaja e opinioinit per si te dhe nga vleresimet e ceketa qe Mustafa Nano paraqet per Fatos Nanon, ku vleresimet dhe kritikat per veset e tij, fshijne apo anashkalojne analizat politike te veprimtarise, te kontributeve dhe te legasise (legacy) te Fatos Nanos ne tranzicionin postkomunist te vendit.
Fatos Nano eshte nje gur i rende themeli ne demokracine postkomuniste shqiptare qe as mund te injorohet dhe as mind te anashkalohet.
Fatos Nano me pikepamjet dhe qendrimet e tij liberale e demokratike themeloi te paren parti politike me te vertete demokratike ne Shqiperi. Partia Socialiste e Fatos Nanos, me demokracine reale (jo vetem statuore), ndertoi modelin e partive moderne evropiane ne spektrin politik shqiptar dhe lejoi zbatimin e ketij modeli ne jeten e brendeshme te partise dhe ne rolin qe nje parti politike moderne evropiane luan ne parlament dhe ne jeten politike te vendit.
Fatos Nano, jo vetem inicoi dhe krijoi institucionet kushtetuese te pavarura ne strukturen e shtetit shqiptar. por ju dhe ketyre institucioneve pavaresine e vertete ne veprimtarine e tyre duke i paraqitur shoqerise, spektrit politik shqiptar dhe vete shtetit shqiptar, modelin dhe rrugen e domodoshme per te kaluar realisht nga diktatura ne demokraci.
Ne kete kuptim, Fatos Nano eshte prekursori i vendosjes se shtetit ligjor dhe te demokracise reale ne Shqiperi.
Qe te kuptohet dhe te vleresohet me nje veshtrim te shpejte figura, roli dhe modeli i Partise, Shtetit Ligjor dhe Institucioneve te Pavarura Kushtetuese qe jetesoi Fatos Nano ne veprimtarine e tij si themelues dhe kryetari historik i Partise Socialiste Shqiptare, si udhehqes i te majtes progresive sociademokrate te vendit dhe si kryeminister i Shqiperise, mjafton te krahasohen keto arritje me antipodin e tyre, me Sali Berishen, me Partine Demokratike pa demokraci te brendeshme, me shtetin autokratik bajraktaro-komunist te tij, me uzurpimin absolut te te gjitha institucioneve kushtetuese te pavarura, me inicimin dhe realizimin ne praktike te vjedhjeve te zgjedhjeve te lira, te perdorimit te aparateve te dhunes, policise, shikut e deri te ushtrise, per te shtypur cdo proteste, per te degjeneruar zgjedhjet dhe funksionimnin e shtetit ligjor, deri ne perdorimin e strukrurave te krimit te strehuara brenda selise se PD-se. per te kryer grushtin e shtetit ne shtator te 1998-es.
Duke shkruar keshtu shume shkurt dhe shume permbledhtazi rolin historik te Fatos Nanos ne tanzicionin postkomunist shqiptar, njeherazi, per hir te se vertetes, duhet thene se ky rol dhe keto kontribute te larta, jane erresuar dhe perbaltur nga dobesite dhe veset e karakterit personal te Fatos Nanos, nga terheqja drejt pijes dhe bixhozit, nga dembelizmi proverbial dhe vaniteti dhe sidomos nga karakteri frikacak i tij qe, perballe kercenimit me te vogel nga krimineli Sali Berisha, e beri Fatos Nanon te braktiste shtetin dhe te merrte arratine nga syte kembet.
Keto dobesi te Fatos Nanos, pa dyshim, kane peshuar rende ne fatin e demokracise dhe ne zhvillimet brenda vendit dhe jane nje njolle e zeze ne figuren e tij.
Por nuk munden te erresojne apo, aq me pak, te fshijne kontributin e tij ne demokracine e brishte shqiptare.
Shteti ligjor dhe demokracia postkomuniste shqiptare, i kane themelet ne lidershipin, ne vizionin dhe ne veprimtarine e politikanit dhe shtetarit te shquar liberal demokrat Fatos Nano.
Moderator, ku eshte komenti im per kete shkrim te M.Nanos vs F.Nanos?
Fatos Nano, beshty ne goje popullin qe e votoi, i papergjegjshem dhe pa miral qytetar. Nje ronxhoponxho, derr i kenaqur qe nuk qullisi asgje. Demikracia ende s ka ardhur, ate s e priri Nano, ai ishte ushtari i Nexhit.
Fatos Nano, beshtyu ne goje popullin qe e votoi, i papergjegjshem dhe pa moral qytetar. Nje ronxhoponxho, derr i kenaqur qe nuk qullisi asgje. Demokracia ende s ka ardhur, ate s e prurii Nano, ai solli degjenerim, ai ishte ushtari i Nexhmines. Fatos Nano le te gezone vilen shampagne ne Farke, se per aq pako gje i dha duart Shqiperise. Boll me furça, flusni troç o blepires
Pervjetori is ambasadave keto dite…dhe nje shkrim ketu per Tosin e Nones, nga Muci i Nones. Na e ben Tosin burre te mire, me “veti” te vecanta, liberal, njeri qe “delegonte”. Po more Muc po, por ti si i ardhur nga periferia ne Tirane keshtu na e paske njohur Tosin. Tosi, pas ikjes se miletit me ambasadat, ishte i lidh me Kardilin, taljonin ambasador, dhe u jepte viza te afermve te emigranteve me pare. I ndanin paret bashke. Shpesh kete pune ja “delegonte” bodigardit te vet, se Tosi na tha Muci ishte njeri qe nuk i bente te tera punet vet, por i “delegonte”. Me vjen per te vjelle kur lexoj nje shkrim te tille per Tosin e Nones. Na e bejne burre te mire, pa le. Me “vlera”. Shqiperia ka vertet njerez me vlera, ne shume fusha te jetes, por u lutem, shikoni realitetin ne sy. Njerez si Tosi apo dhe te tjere “kolege’ te tij, si majtas, dhe djathtas, duhet te tregohen sic jane, me te tera palacolleqet e tyre. Njerezit ordinere, qe fatkeqesisht dhe kane drejtuar vendin, duhen pare si nje shembull qe nuk duhet perseritur me!