Historia e pabesueshme: 12 fëmijë dhe trajneri i tyre gjenden në një shpellë, 9 ditë pasi ishin zhdukur

2 Korrik 2018, 18:30Bota TEMA

Skuadra e kërkim-shpëtimit i ka gjetur të gjallë të 12-të djemtë dhe trajnerin e tyre në një shpellë në Tajlandë, ku rezultonin të zhdukur prej 9 ditësh.

Djemtë, nga 11-16 vjeç, janë pjesë e të njëjtës skuadër futbolli, e së bashku me trajnerin e tyre kishin shkuar për të eksploruar shpellën e ndërlikuar të “Tham Luang Nang Non”, ku janë bllokuar pasi janë zënë në befasi nga një vërshim i papritur uji, shkruan TCH.

Punonjësve vendas të emergjencës u kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duket më premtues, pasi kalimet poshtë janë bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.

1 komente në “Historia e pabesueshme: 12 fëmijë dhe trajneri i tyre gjenden në një shpellë, 9 ditë pasi ishin zhdukur”

  1. Gimi says:

    SHYQYR !
    GEZUAR QOFSHIN GJITHMONE ATA DHE FAMILJES E TYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje