Mero Baze: Pse Erion Veliaj nuk mund ta projektojë veten për pasardhës të Ramës

2 Korrik 2018, 10:58Politika TEMA

Mero Baze, flet për revistën Mapo

“…Në histori nuk hyn doemos si kryeministër. Mund të hysh dhe si një zyrtar i thjeshtë model i shtetit, si një qytetar që i jep qytetit ku jeton, si një kryebashkiak që e bën më të mirë jetën e qytetarëve etj. Në politikë, nuk është problem të hysh, problem është se si do dalësh. Dhe nuk është e thënë që po dole si kryeministër, je i suksesshëm. Nuk është as si në Big Brother që kush del i fundit fiton. Është fuqi e madhe ta kuptosh kur do dalësh…”

Erion Veliaj thotë vazhdimisht se ai është një personazh i vetëbërë (self-made) në politikë. Ju si e gjykoni karrierën e tij? Kush e ka ndihmuar? Si ia ka dalë të jetë kryebashkiak? A ka ndihmuar veten më shumë apo e kanë ndihmuar?

E vërteta është se Veliaj është i fundmi i politikanëve që ka shtyrë derën me shkelma për të hyrë në politikë. Shumica e brezit të tij vijnë nga katapultimet. Pra, ai ka dalë në atë rrugë vetë. Përvoja e tij si drejtues i lëvizjes “Mjaft”, është ende unike në Shqipëri dhe e pakonkurrueshme. Dhe ajo është e gjitha vepër e tij. Është pikërisht ajo histori që e bëri të dobishëm për politikën dhe Edi Ramën, i cili e tërhoqi në Partinë Socialiste.

Pastaj rruga drejt kreut të Bashkisë ishte çështje vlerash brenda PS-së. Veliaj nuk kishte konkurrentë në atë pikë.

Si do ta vlerësonit punën e Veliajt gjatë këtyre viteve në krye të Bashkisë më të madhe në vend?

Është një formë e re e qeverisjes së Tiranës. Është shumë kapilare, shumë afër problemeve të prekshme të qytetit, dhe njëkohësisht shumë e fokusuar tek e ardhmja e largët e Tiranës.

Pra, rrallë kemi patur një kryebashkiak që të merret me gropat e lagjeve, rrugicat, koshat e plehrave, këndet e fëmijëve, parkun, pistat e vrapimit, dhe me kulla që i duhen Tiranës në vitet 2050.

Edi Rama ka pas bërë revolucion në urbanizimin e Tiranës, me pamjen vizive të tij dhe gjelbërimin, duke e kthyer Tiranën në një kryeqytet normal, ndërsa Veliaj ndryshe nga Rama e ka kapilarizuar në detaje prekjen e Tiranës. Dhe kjo ka një reflektim te perceptimi i qytetarëve për punën e tij, që është dukshëm pozitiv.

Shpesh përflitet se ai do jetë pasuesi i Ramës në krye të PS, por edhe si kryeministër. Ju a ndani këtë mendim? Si e shikoni të ardhmen politike të Veliajt? Kush e rrezikon dhe kush e favorizon në rrugën e tij?

Një nga gabimet e mëdha që bëjnë politikanët e rinj në Shqipëri është se në përpjekje për të mbajtur kokën lart dhe për të parë të ardhmen e tyre “të ndritur”, u verbohen sytë dhe rrëzohen në gropën e parë që u del në rrugën ku nuk kanë mendjen ku ecin.

Veliaj për fat nuk po e bën këtë gabim. Ai është i fokusuar te suksesi i ditës, te puna e përditshme dhe është ndoshta tipi më jokonfliktual në politikë.

Ambiciet e tij janë pjesë e planeve të tij, por në Shqipëri nuk ka udhëheqës që lënë pasardhës. Udhëheqësit në Shqipëri përpiqen të lënë vetëm emrin e tyre pas dhe jo individë të tjerë.

Kështu që në këtë pikë, e vetmja gjë e gabuar që mund të bëjë Veliaj është ta projektojë veten për pasardhës të Ramës. Ai dhe kushdo tjetër duhet të përpiqen të jenë të suksesshëm tek ajo që bëjnë dhe të bëhen të dobishëm për shoqërinë. Në politikë në fund të mbajnë këmbët e tua edhe kur t’i ngrihesh mbi shpatullat e tjerëve.

Në këtë pikë i vetmi rrezik për Erion Veliajn është Erion Veliaj, devijimi i tij nga agjenda ditore, nga besimi që ka marrë për të udhëhequr kryeqytetin dhe shfokusimi për të injoruar të sotmen në funksion të një projekti për të ardhmen.

Në histori nuk hyn doemos si kryeministër. Mund të hysh dhe si një zyrtar i thjeshtë model i shtetit, si një qytetar që i jep qytetit ku jeton, si një kryebashkiak që e bën më të mirë jetën e qytetarëve etj. Në politikë, nuk është problem të hysh, problem është se si do dalësh. Dhe nuk është e thënë që po dole si kryeministër je i suksesshëm. Nuk është as si në Big Brother që kush del i fundit fiton. Është fuqi e madhe ta kuptosh kur do dalësh.

22 komente në “Mero Baze: Pse Erion Veliaj nuk mund ta projektojë veten për pasardhës të Ramës”

  1. arben says:

    Urime zoti Mero.Si gjithmonë je tepër i saktë në analizën tënde që bën si gazetar.Shpresoj që kryebashkiaku më i suksesshëm që ka patur Tirana në jetën e saj si kryeqytet këto parime ti ketë parasysh në punën e tij të përditshme.

    1. Juli says:

      eriiiiiii? shko mbill ndonje peme, nje xhiro me biciklete ose ha ndonje gjel baldushku. Merr dhe djalin e meros me vete qe e ke punesuar ne bashki…….cte bej dhe mero, cte ben femija sta ben as Perendia

  2. Labi says:

    O z.mero po boll I Beni fresk Erion veliajt.do t,ja bej populli ne zgjedhjet e 2019.per Mua eshte si Gjithe k/bashkiaket e tjere me nje ndryshim se ka 100% mbeshtetjen me para nga qeveria kur te tjeret as 50% nuk kane ,e prandaj fryet ai e Ben shout edhe kur lyen muret e pallateve ,ne nje Kohe qe duhet te shohe me larg hundes “periferine ok.z.mero.te uroj shendet

  3. artibr says:

    kush ka hyr si qytare ne shqiperi ku ka me qytetar shqiperia jepi leksione injoranteve aty fluturon go mari me vjen keqe per ty qe ke rien ne keto nivele po hidhni shume mote.

  4. spartak says:

    Or mik Mero Baze .
    Nëntëdhjetë e nëntshi , nëntëdhjetë e nëntsh mbetet për jetë , pavarësisht se mundohet me u heq ndryshe .
    Ndryshja është , se po u punon qindin Tiranës dhe banorëve të saj .
    Ndryshja është , se të mbyt me llafe , sa as gratë ma të forta s’ia dalin dot .
    Ndryshja është , se nuk ka koncepte të drejta e të sakta se si menaxhohet e zgjidhet problemi i transportit publik .
    Ndryshja është , se nuk ka koncepte të drejta e të sakta se si menaxhohet e zgjidhet problemi i pastrimit të Tiranës .
    Ndryshja është , se i ktheu të gjithë trotuaret dhe parqet në kafe zorra , kafe-hone e bare e bixhoz -hone , dhe jarebi të ketë mbet vend publik i pa zënë , se , ose s’ka , ose e ka bo parking alla publik , si gjithë rrugët , ose fushë sportive po me lekë .
    Jo kryeqytet , por asnjë qytet në botë nuk e mbështet e projekton zhvillimin e zgjerimin e vet urban nga zyrat e bashkisë , me sado njerëz qofshin . Kryetari i Bashkisë , nënkryetarët zgjidhen për 3-4 vjet si shërbëtorë e menaxherë të punëve bazë që ka një qytet apo kryeqytet , dhe kurrsesi nuk mund të vendosin për zhvillimin urban të tyre . Janë Institute , Institucione dhe Organizma ( që i zhdukën të gjitha ) të cilat projektojnë dhe vendosin për zhvillimin urbanistik . Tirana , nuk është as Tokio , as Shanghai e as Nju Jorku me nga mbi 20-25 e 35 miljon banorë . Tirana nuk është kryeqytet i Kinës ( 1.6 miljardshe ) i Amerikës ( 300 miljonëshe ) , apo Japonisë ( 130 miljonëshe ) . Nuk shkatërrohet Tirana me aventurizëm , sepse ajo është tashmë kryeqytet i gjithë shqiptarëve , dhe s’kanë aspak të drejtë ta bëjnë paçavure e të vendosin për të , zyrtarë administratash 3-4 vjeçarë . Ta bëjnë të pa jetueshme e të pa aksesueshme .
    Ja zhdukën hekurudhën ( i vetmi kryeqytet në botë pa të ) dhe janë lëshu si hijena me i grabit truallin publik të saj , me vjedh e me pastru pare sa të mund . Të mos e kishim , elhyqmilah , por me 70 e ca vjet stacion treni në mes të Tiranës , e ta grabisish pa gjë të keq . Kur të caktohet me u ndërtu stacione e trase të reja , ku do i gjejnë paret . Apo , marrim e hikim njëherë ne , se mbas nesh , qameti , s’është bërë hala .
    Me lavdëru e me i fut furçe k/ministrit sa herë të mundet duke trumbetu se shkojnë mirë bashkë , është njish , shoq vedin ka .
    Me u vetëmburr e dalë përditë në TV , se po bojnë e po ndryshojnë , a thu se ato pare që përdor ( pa pikën e transparencës karshi atyre që merren ) ja ka lënë i ati dhe gjithë meritat i takojnë e duhet ti takojnë e duhet ti marri ai . Apo , pse fjeti gjumë e vodhi Luli , del në dukje ky si më i miri . Në emër të zhvillimit dhe të të resë , po i merret fryma përditë e më shumë banorëve të Tiranës .
    Mero . Ka shumë për këtë Makiavel të kalibrit botëror , e prandaj do me i humb edhe namin e nishanin Teatrit Popullor , që të zhduket fare trashëgimia e artit tonë skenik e kinematografik dhe vepra e pavdekshme e korifejve të tij. Pastaj artist me bojna , ma i madhi , mbetet vetëm ky , bashkë me ustain e vet .
    MODESTIA e drejtuesit nuk ka egzistu asnjëherë tek këta njerëz .

    1. Celo.Mezanaj says:

      Amen SPARTAK ! Per mua ke bere postimin e vitit.
      Une kam edhe 30 rresha te tjera per ti shtuar per kete Makiavelistin qe Makiaveli do e kishte zili, por nuk dua te prish bukurine dhe saktesine qe me dha mesazhi i yt. Vetem nje pene si e Shekspirit mund ta pershkruaj se sa i zi eshte ky njeri, dhe sa i talentum eshte per tu heq si i bardhe.

      1. N.VJOSA says:

        Cfare plehrash ka kjo Shqiperia jonë?
        Secili hiqet me i mëncur se te tjeret.
        Nuk thotë kot Kadareja:
        Ne shqiptaret i kemi Inat njerzit e zgjuar!
        Ore, nuk ka një Personalitet politik që nuk e urrejne!….
        Erion Veliaj eshtë një Uragan!
        Njeri që ecën me shpejt se koha!
        Shkelqeu tek “Mjaft”-i!…
        Shkelqeu sie Minister!….
        (Për pak kohë bëri pune të mrekullueshme)
        Po shkelqen si Kryetar Bashkie!
        Që ne fillim, ai planifikoi me kopetence se ku do nderhynte per të ndryshuar Tiranen!
        Dhe po e ndryshon mjeshterisht!
        Tirana, (ne që e krahasojmë se vijmë cdo vit, ) ka ndryshuar shumë!
        Dhe te mos harrojme se një qytet nuk ndryshon me urdherin e peshkut dhe sa hap e mbyll sytë!…
        Erioni Kryeminister!?
        Jo, i duhet me shumë pervojë!…
        Ndoshta pas një Mandati tjerer si Kryebashkiak!…
        Kryeminister i Shqiperis eshtë një Kafshate e forte!
        Aq më teper me këtë Opozite Katastrofë që ka Shqiperia!
        Mero, me pelqen arsyetimi yt!

  5. Lili says:

    Po erioni rezikon burgun per fusha shp ne cdo shtet normal

  6. Martini says:

    Mero si ne shume raste ke shume.te drejte.Erjon Velia eshte shpresa jo vetem e te majteve por gjithe shqiptaret.Shiko rentabilitetin e punes me gabime pothuaj zero.Elokuent i bukur i edukuar etj.Ai ska nevoje te kruhet me Edin.E.dine shqiptaret cfare meriton ai kur dhe ku.

  7. ..... says:

    Duhet ta heqim veliajn dhe të vem kte Spartakun qeka shum byth e zgjut. Vetëm nji që më bën përshtypje se historikisht verioret vetëm din ti ven kazmen gjerave . kurse ky taku në teori ta rruanin punojs shqypi vari saliun.

  8. Mbreteresha says:

    Une jam e majte por nuk e honeps dot kete Lali Erin. Njeri i futur gjithandej, llafazan, servil, njeri pa karizem e me nje buzeqeshje fallco. Ndryshe Tahiri, e kishte edhe karizmen edhe personalitetin politik. Nuk ishte servil si Veliaj.
    Si Rama nuk ka dhe nuk do te kete. Eshte origjinal kurse Veliaj thjesht nje kopje e keqe e tij

  9. Zigur Qarri says:

    Edhe Erion Makiaveli eshte katapultuar ne politike,nga George Soros,bashke me levizjen “Mjaft”,
    Edhe ne Gjeorgji levizja liberale qe sponsorizohej nga Sororos,quhej gjithashtu “Mjaft”(Kmara ne
    gjeorgjisht).Prandaj,nuk eshte e vertete Mero Baze,qe”Mjaft” eshte veper e Erion Veliajt.por e
    George Soros,per te realizuar idene e tij te “Shoqerise se hapur”.Kush i bashkohet Erion Makiavelit,
    eshte automatikisht pjese e filozofise se tije te mashtrimit,te gjenjeshtres dhe te manipulimit,ndryshe
    eshte i papranueshem ne radhet e bandes se tij.

  10. Sit back and relaks■●▪%%^* says:

    Ate kompjuterin me te dhenat financiare te Mjaftit qe ja u “vodhen” si pa dashje pak perpara se ti behej auditi financiar e gjeti Lali Euri Vemja? Mero thote velo partizani eshte nga te fundit politikane qe e cau deren me shkelma, me shkelmat e kujt, se te vetet jo njehere. Ndoshta me shkelmat e mamase qe i ben dasmen ne maje te kalase, apo te sorrosit qe e ka investuar Mjaftin dhe G99, po sigurisht nje dore ia ka dhene edhe shoku Fatos dhe shoku Rama pak me shume. E kam thene vite perpara kur lali Euri konkurronte perballe Kosoves, eshte projektuar si pasardhes i Rames ne PS dhe KM por pasi te beje stazhin e partise ne krye te bashkise sic kane bere edhe te tjeret perpara tij. Asnje politikan ne shqiperi se ka shtruar rrugen vete, as nano as berisha, as meta as rama e as velua. Historia e velos fillon e behet interesante kur nderkohe qe ai kthehej si “vullnetar” per te ndihmuar me krizen e refugjateve kosovare e ema e tij merrej me “menaxhimin” e ndihmave, etj etj. Tani Mero me kete artikull po projekton te ardhmen e tij jo te velos.

    1. Lili says:

      Mos harro me shtu punen e tij ne Unmik dikur si Argjita,
      Pse mero e harron kete pjese te lavdishme te punes te lalit eri qe e dergoj nga shites fiqit ne Amerike…e diplomen afrikane qe i mundesoj regjistrimin ne angli ,se diploma amerikane nuk ishte e mjaftueshme e nuk bindi anglezet sikur e bindi Meron…
      Bythelepires mbete gjithe jeten o mero…e i shitur gjithmone.

  11. NNP says:

    Veliaj eshte nje njeri negativ ne te gjitha drejtimet Duket se ka punuar pasi ka Ramen mbi koke e fonde pambarim nga shtetiDo te ishte mjerim e gabim i pafalshem kandidimi perseri i tij pasi i ka dale boja e eshte bere i neveritshem edhe per socialistet Ka pafund intelektual te tjere qe do te skelqenin ne postin e kryebashkiakut.

  12. Gri says:

    Transporti urban sot = trasporti i kohes se komunizmit! Fatorinot injorant vazhdojne te levrijne neper autobuze …. si dikur, duker shtyre e futur duarte!
    Ero lali s’ ke c ‘ bane futi i te lyme pallateve nga e para! Shif ndonje takse ta shtatosh! Per ujin e ke vu ne terezi merr paret se pas … prite gomar te mbij bare do na sjellesh uje te pijshem ne rubineta. Dhene vazhdojme te blejme uje ne super marketa dhe autobote! Me sa di cdo familje paguan reeth 3000 deri 5000 leke ( te reja) ne muaj per te pire! Hajde uje dajti ! Vrej dokoratat cuno!

  13. N.VJOSA says:

    Cfare plehrash ka kjo Shqiperia jonë?
    Secili hiqet me i mëncur se te tjeret.
    Nuk thotë kot Kadareja:
    Ne shqiptaret i kemi Inat njerzit e zgjuar!
    Ore, nuk ka një Personalitet politik që nuk e urrejne!….
    Erion Veliaj eshtë një Uragan!
    Njeri që ecën me shpejt se koha!
    Shkelqeu tek “Mjaft”-i!…
    Shkelqeu sie Minister!….
    (Për pak kohë bëri pune të mrekullueshme)
    Po shkelqen si Kryetar Bashkie!
    Që ne fillim, ai planifikoi me kopetence se ku do nderhynte per të ndryshuar Tiranen!
    Dhe po e ndryshon mjeshterisht!
    Tirana, (ne që e krahasojmë se vijmë cdo vit, ) ka ndryshuar shumë!
    Dhe te mos harrojme se një qytet nuk ndryshon me urdherin e peshkut dhe sa hap e mbyll sytë!…
    Erioni Kryeminister!?
    Jo, i duhet me shumë pervojë!…
    Ndoshta pas një Mandati tjerer si Kryebashkiak!…
    Kryeminister i Shqiperis eshtë një Kafshate e forte!
    Aq më teper me këtë Opozite Katastrofë që ka Shqiperia!
    Mero, me pelqen arsyetimi yt!

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    „Spartak“, ja ke fut kot. Kur kam ardhur per here te pare ne 93 e kam pa nje Tirane qe jetonte ne kaos, pastaj e kam vizitu here pas here e vit pas viti . Hera e parafundit ka qen 2014 dhe e fundit vjet veres. Dhe me thene te drejten kam pare ndryshime te pabesueshme. Me eshte knaq syri dhe shpirti. Sigurisht, ndertimet katastrofale qe jane bere nder vite jane ato qe as te knaqin syrin e as shpirtin, megjithate Tirana eshte bere e po behet qytet normal..!
    Ske çfar ti thuash Veliajt veç suksese..!

  15. HQ-18 says:

    Kush i korr gjobat per Ramën ,
    kush i korr.
    Lali fiku dhe Gjiknuri me tabor.
    Kush e njeh mirë situatën,
    e nuhat dhe kontrabandën.
    E nuhat dhe korrupsionin,
    Ky piktori mban ‘timonin’,
    Mban timonin po smban frenat,
    e janë turrur si hienat.
    Sa të munden të grabisin,
    trima ska që ti padisin..
    Le të vjedhin sa të duan,
    por nuk duhet që të harrojnë ,
    se ata që vjedhin kombin,
    atë lek sdo ta gëzojnë.

  16. Spinoza says:

    Veliaj medioker nuk ka asnje koncept ekonomik ne koke asnje ide per decentralizim pokitik nje ere e re politikanesh nga perendimi do te vij se shpejti

  17. naimi says:

    edhe te vetmen gje qe beri edi rama e cberi montruozisht ky I babezituri. e kjoskezoi edhe nje here cdo trotuar te tiranes per te blere mediat. edin edhe e kritikon ndokush, por kete monster askush. I ka blere te gjithe. kisha shprese se ka mbetur mero, por jo. ndoshta mbetet andi bushati me ndonje tjeter qe t’ia tregojne fytyren e ketij kameleoni miletit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje