Andi Bejtja i jep këshilla ambasadorit të ri amerikan: Ndryshe do të bëhesh si Donald Lu

3 Korrik 2018, 09:57Blog TEMA

Andi Bejtja, që kohët e fundit thuhet se këshillon Petrit Vasilin çfarë të shkruajë në FB, ka disa këshilla edhe për ambasadorin e ri amerikan.

Këshilla që këtë radhë i ka me emrin e vet.

Edhe pse nuk e përmend me emër, Bejtja i referohet ambasadorit Donald Lu, duke këshilluar ambasadorin e ri, që të mos ndjekë rrugën e tij.

Ja çfarë shkruan Bejtja:

“I dashur ambasador apo ambasadore!

Mbaje gjithmonë parasysh që po vjen në një vend në rajon, ku si rrallëkund do të gjesh një popull pro amerikan, me arsye dhe pa arsye njëkohësisht, ndaj mos e shemb këtë investim të bërë qoftë nga vetëdija qoftë nga pavetëdija.

Nganjëherë dashuria e verbër është më e madhe se dashuria e logjikshme. Qeveri pro amerikane do të gjeni pa fund, por popujt pro amerikanë për hir të së vërtetës po rrallohen. Mos e harro këtë, mendoj që çdo Ambasador amerikan që vjen në Shqipëri, vjen për të mbajtur në këmbë këtë kauzë, ndaj më mirë prishe me qeverinë se sa me shqiptarët.

Dhe këtu tek ky raport delikat midis qeverisë dhe shqiptarëve qëndron suksesi ose dështimi yt.

Më lejo ta filloj me një këshillë që mund të duket e parëndësishme. Mësoje shqipen, po mos fol shqip në takime e tryeza, maksimumi kur mund të flasësh shqip fol kur je i ftuar në Parlament, në ndonjë fjalë përshëndetëse. Shqiptarët, është e vërtetë gëzohen kur të huajt flasin gjuhën e tyre, por nga ana tjetër menjëherë do thonë ky qenka si ne, “qenka dora jonë” dhe do fillojnë palët ky është me ne, ky është me ata. Fol anglisht se do të qëndrosh automatikisht mbi palët. Dhe historia e dekadave të fundit ka treguar se Ambasadorët më seriozë dhe efikase, për koiçidencë apo jo kanë qenë ata që kanë folur anglisht dhe jo ata që janë ngatërruar me shqipen.

Ki shume kujdes kur ka demonstrate e protesta, kur e shikon të arsyeshme, mundohu ta evitosh shprehjen burokratike standarde ( gjithmonë nëse nuk është e nevojshme) ‘njoftohen qytetarët amerikanë të mos dalin nga shtëpia se ka të dhëna për trazira’.

Shqiptarët i irriton dhe i nervozon shumë ky togëfjalësh sidomos kur e kanë të qartë si drita e diellit që protesta do të jetë paqësore.

Për më tepër të lutem mos i bë këto deklarata në protesta njëqind për qind qytetare, të organizuara nga shoqëria civile. Ky do ishte një dëm shumë i vështirë i riparueshëm në mendjet e shqiptarëve jo militante, që janë palca e vërtete e Shqipërisë.

Nëqoftëse e ke të domosdoshme për të mbrojtur një biznes amerikan në Shqipëri, që mendon se po i shkelen të drejtat, më mirë shko ankohu tek zyra Kryeministrit apo e ndonjë Ministri se sa tek zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

As direkt as indirekt, as off record as on record, mos i thuaj zyrtarëve apo gazetarëve, apo kujtdo se Amerika nuk është e interesuar për historitë me hashash, përderisa asnjë gram nuk kalon në Amerikë, mbaje për vete, sepse nesër kur të shikosh raportet zyrtare që thonë ‘që kaq për qind e votave janë blerë nga paratë e pista të krimit’ nuk do të kesh çfarë të thuash dhe shqiptarët nuk do të të marrin seriozisht, jo vetëm ty por edhe vetë Amerikën.

Mos vër afate për gjëra që nuk i ke në dorë, të tipit ‘në Janar do të kapen peshqit e mëdhenj’, pasi shqiptarët besojnë më shumë tek Ambasada Amerikane se sa tek drejtësia e tyre, ndaj nuk është serioze të kalojnë janar e janare e të mos ndodhë asgjë.

Nëqoftëse do të japësh mesazhe të rëndësishme në publik më mirë jepi me një deklaratë në faqen e ambasadës dhe jo vetëm në emisione humoristike, se pavarësisht nga audienca, shqiptarët nuk do të të marrin seriozisht, si gjithmonë kuptohet jo vetëm ty por edhe Amerikën.

Shqiptarët, që nga politikanët e deri tek kamerierët, gjithmonë do të të trajtojnë si Mbret, por mundohu të mos ndjehesh e të mos sillesh si Mesia. Mirë do të ishte të ndjeheshe si Gjon Pagëzori, që t’ia bësh rrugën dhe më të lehtë Ambasadorit tjetër që do të vijë, pikërisht sepse qeveri pro amerikane mund të gjesh lehtë kudo, por popuj pro amerikanë jo.”(TemA)

13 komente në “Andi Bejtja i jep këshilla ambasadorit të ri amerikan: Ndryshe do të bëhesh si Donald Lu”

  1. Sokol.Mi says:

    Bejtexhi hesapi.
    Duket nga postimet idiote te tije e doktorr Petrit Adhamudhit.

  2. ?‍♀️?‍♀️ says:

    ANDO, TË GJITHË AMBASADORËT E USAS(????????),SI
    AMBASADORI LU, KANË QËNË!
    FATI YNË! ?????????????‍♀️

  3. kujtesa says:

    Une mendoj qe kete Andin,qeveria e USA-s,ta rekrutoje dhe ta mbaje si keshilltare te pergjithshem per cdo nepunes te ambasades se saj ne Tirane por edhe per cdo zyrtar tjeter amerikan qe ka ne axhende vizite pune ne Shqiperi.Pra keta te fundit,nje dite para,te takohen me “keshilltarin e pergjithshem” dhe te marrin udhezimet e duhura.
    Keni per te pare pastaj se si do vene punet ne kete vend ku si puna e ketij karadaku ka sa te duash!

  4. korçari says:

    Deliri i Bejtjes arrin deri atje sa te mendoje se eshte me i zgjuari,me intelektuali apo ben pjese ne elitat e ketij populli dhe nuk sheh para hundes se tij se eshte nje anonim ,nje ordiner i cili mundohet te beje ndonje lek po mundi me “xhevaire” te tilla.Thjesht nje i falimentuar por qe sekuestroja nuk ka mbaruar akoma.

  5. DRITANI says:

    Bejtja me shokë, janë bërë qesharak.
    Si se kuptojnë që në masën e popullit, i cili vërtet nuk i mbështet ,ka mijëra të paktën aq të mënçur sa ata dinë veten, që REGJIMIN BERISHJAN, e quajnë ËNDËR TË KEQE.!!!!
    BEJTJA, JENI BËRË QESHARAK ! DRITANI, (emri im i vërtetë)
    ???????

  6. peoples says:

    E kam ndjekur kete BOLE qe i pelqen vehtja te hiqet si i brendshem i departamentit te shtetit favorit demek.pas intervistes me G W Bush.Arrin deri aty sa jep mend se si duhet te jete ambasadori american.Pse ka kaq injerante ne Shqiperi.Pse jane kaq te peshtire dhe fodulla keta njerz?

  7. peoples says:

    Paska nevoje per keshilla SHKOLLESHUMI?Na rrofte B…..

  8. dajti says:

    O psikopat, prostitute e malokut zen brisha. Nuk ke turp flet kunder europes ku duan te hyjne shqiptaret.
    Ptu….fare e keqe, ndyresire flet gjera qe nuk i beson as vete. Si mund ta kaloje jeten ky njeri duke prodhuar, shkuar gjera te paverteta. Edhe jeta e ketij plehres eshte nje genjeshter. Vetem ha, pi mbush barkun si nje qen.

  9. timo says:

    Or ti djalosh, ske pse flet në emër të shqipëtarëve sepse stë kemi votbesuar ty të na përfqësosh pranë ambasadorit të ri të SHBA-ve. Fol, shkruaj e qesh në emrin tënd personal; madje edhe në emrin tënd, vëri mend mirë se çfarë thua. Ruaju nga broçkullat e sotme.

  10. FORSTER says:

    Pa ardhur mire abasadori I U.S.A.qente e <>uhodhen ne sulm ,mbas keti e ka radhen nipi I komunistit Andi-Bushati ,Fatos -Lubonja ,Artur ZHeji e comp te cilet na e mbajne vehten si perfaqesues te popullit ,populli as ju ka pjerdhur dhe as ju pjerth ju mor jashteqitje e popullit-SHqiptar.Por lepi ndonji koske kur te hedhin ata kelyshet e tu,te cilet dalin hapur per mos pranimin e SHqiperise ne EUROPE.

  11. NASJA says:

    Andi ! Ha një mut , nashi!?

  12. Jimi says:

    Bejtexhi! Tani qe ti e keshillove ambasadoren, hic mos ki dert, se ka per ta bere qilizmen edhe me thelle se LU! Ajo mezi po e priste keshillen tende.

  13. Lili says:

    Cfare rrypi…guxon e flet ne emer te shqiptareve…hahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje