Drama e Obi Mikel para sfidës me Argjentinën: Më kishin rrëmbyer babain dhe e kërcënonin me vdekje

3 Korrik 2018, 15:03Sport TEMA

Një dramë e vërtetë ishte ajo që ka përjetuar mesfushori nigerian, Mesfushori i Kombëtares së Nigerisë, Obi Mikel, ka përjetuar një ngjarje të pazakontë përpara sfidës vendimtare kundër Argjentinës që ishte e fundit në fazën e grpeve.

Obi Mikel mori lajmin se babai i tij ishte rrëmbyer dhe po kërcënohej me vdekje.

Në një intervistë për “The Guardian”, Obi Mikel rrëfen se rrëmbyesit i kishin kërkuar një shumë të caktuar parash për të lënë të lirë babain e tij.

“Unë do të luaja ndërkohë që babai im ishte i marrë peng nga banditët. Isha shumë keq emocionalisht dhe vendosa të luaj, edhe pse isha shumë konfuz. 

Banditët më thanë që të mos i tregoja askujt për këtë rrëmbim, pasi do e vrisnin babain tim.

Vendosa që të mos i tregoja as trajnerit, pasi nuk doja që çështja ime të bëhej shqetësuese edhe për ekipin përpara Argjentinës. 

Sa shumë dëshiroja që të komunikoja me të, por nuk mundja. Falë autoriteteve babai im u lirua edhe pse tashmë është në spital duke u trajtuar”, u shpreh Obi Mikel. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje