Një letër mbi tavolinën e dhomave të zhveshjes, ku ishte shkruar në rusisht “Faleminderit!”, përreth pastërti absolute. Nuk është shaka dhe as një lajm i rremë, është thjesht një nga momentet më të bukura të Botërorit të Rusisë.
Japonia, pavarësisht dramës sportive të eliminimit nga Belgjika, pas asaj përmbysjeje të pabesueshme nga 0-2 në 3-2, ka gjetur forcë të tregojë karakterin e popullit të saj.
Lojtarët hynë në dhomat e zhveshjes të mbushur me lot, por zemra e tyre është e fortë.
Një shembull unik i japonezëve, të cilët, pasi falënderuan tifozët dhe folën për shtypin sportiv, u kthyen në dhomat e zhveshjes për ta pastruar ambientin në mënyrën më të mirë, shkruan Vip Sport.
Shembullin e kishin dhënë më parë edhe tifozët japonezë, të cilët, bashkë me tifozët e Senegalit, pastruan shkallët e stadiumit.
Spektakël tifozët japonezë ofruan edhe gjatë ndeshjes me Belgjikën, me koreografinë e tyre, me personazhet e famshme Holly dhe Benji.
Japonia meriton një çmim për tifozët më të edukuar në botë, por edhe vetë ekipi meriton komplimente.
JU LUMTE ekipit dhe tifozëve të Japonisë!Le të shërbej ky lajm si një mesazh sensibilizues për ne shqiptarët që e kemi mbushur me plehra Shqipërinë tonë.Plehra ngado nëpër rrugë ,nëpër përrenj e lumenj ,nëpër dete e liqene …Po çfarë njerëz jemi vallë ?Si bashkëjetojmë me plehrat dhe nuk na bën fare përshtypje?Ku janë organet kopetente ,shoqëria civile njerëzit e thjeshtë ?BOLL më me këtë palo kulturë e të hedhurit të plehrave ku të mundim.Ju deputetë që bëni ligje ju bëj një thirrje (nqs dëgjoni)nxirrni ligje sa më të rrepta për problemin e pastërtisë së ambjentit që na rrethon.Ju qeveritarë ashpërsoni masat për pastërtinë dhe në fund O SHQIPTARE MOS HIDHNI PLEHRA RRUGEVE !!!!
TE MBAJME PASTER SHQIPERINE TONE DO JEMI ME TE MIRE DHE ME TE LUMTUR !!!!!
Kaltra ke shume te drejte. Qeveritaret dhe deputetet e Shqiperise kalojne ne autostraden Tirane Durres po si nuk ju ben pershtypje pislleku , pleherat, fakti qe lulet e inagirimeve po thahen. A ka drejturi qendrore dhe rajonale te mirembajtjese se rrugeve?
Faktet tregojne se pushtetareve, jo vetem ketyre qe jane tani ne pushtet, po te 29 vjeteve demokraci ju intereson veten cju futet ne xhep, Shqiperia nuk ju intereson fare po fare. Bejne dicka kur marrin mandatin dhe pastaj asgje. Kjo persa i perket pastertise dhe plehrave ne vend.
Ambientalist
Une per ramen kam bindien qe eshte km me legen qe ka pase shqiperia ndonjehere.
Por per pisllekun
Si edhe per ramen vete qe e mbajne akoma km
E ka fajin ky popull zhuls dhe legen.
Nje popull me dinjitet nuk mund te hidhte kurrrrrre nga dritarja e makines kanocet dhe nuk mund te mbante per km nje njeri te tille karagjozo legen si edi rama.
Keta jane produkte te nje kulture superiore te njerzimit. Ndaj dhe keta ne nje cik vend kane ndertuar nej superfuqi boterore.
Erdhen ca japonez n shqipni per turizem.
Perfundun tu pastru rruget.
Ndaj dhe jane perpara popujve te tjere!
Ministria e Arsimit duhet te filloj nga ky shembull, per te percuar kete edukate edhe tek brezi i ardhshem. Te bind nxenesit qe ky xhest nuk eshte thjeshte tradite, por vlere e rendesishme e nje popullate qe ka arritur zhvillim.
Asnje nxenes, sado i mitur, te mos mbetet pa e marre kete mesazh qartesisht.
Po te keni parasysh kur vershoj tsunami ne Japoni edhe te keni pare videot , do te kuptoni se sa para nesh edhe jo vetem shqiptareve jane Japonezet. Sapo kishin humbur femijet/grate/burrin/prinderit edhe ata kishin zene rradhe per piken e ujit , njeri pas tjetrit pa levizur me ore te tera. Prandaj edhe kudo ne keto forume sa here qe kam mundesine , i kam bere thirrje Ditmir Bushatit qe ti hapi portat Japonise. Kane qe ne kohen e Ramiz Alise qe i jane lutur ( me sa di une te merrnin me qirra depot e ushtrise etc) . Pastaj erdhen Greko-Serbet Nano-Berisha ne pushtet edhe te gjithe e dime se ku jemi. Po te jem minister i jashtem do ti mbyll nja 30 ambasada qe vetem harxhojne taxat e shqiptareve edhe vetem rrine gjithe diten kot. Mbyllini ambasdat ne Serbi, Shkup, Sofie , Athine e plote e plote te tjera qe vetem na sjellin miell te helmuar edhe na hapin rrobaqepsira..
Po te kishim qene ne shqiptaret atje dhomen do ta linim akoma me te paster se japonezet dhe ne leter do shkruanim shum faleminderit, jo faleminderit.
Po more Tani,dhe une nuk e kuptoj ku qendron cudia ketu,tifozet ne Shqiperi jo vetem stadiumin,por dhe qytetin e pastrojne pasi dalin.??
japonezve ne ndryshim nga te gjitheve ne ju punon 80 perqin e trurit,,,,,,,,,,,,,,
Japoneset jane shembelltyrat e edukates tradites dhe kultures. Pak a shume si shqiptaret.
Po shuren edhe m…n qe e bejme kudo duke mare shembull nga demokratet e parlamentit qe kemi ? nuk e mendoni?
Kjo vjen ne origjinen tone Sepse kemi qene te tille dhe keshtu dote vdesim Bashke me plerarat
Dhe kote bejme zhurme per culture dhe per pasterti Kercet lekura e shalqirit nga penxheret dhe plerat hidhen neper ruge,dhe urinohet kudo
Si poshte lanes ne Tirane dhe siper saje, neper qoshe te pallateve ,neper peme,neper ruge e kudo
Ky eshte Realiteti Shqipetare Cdo njeri e shikon,dhe cdo njeri vepron ne te njejten gje Dhe pastaj kane goje e dhe te flasin per pasterti
Shqipetaret edhe ne Amerike dhe Europe bejne te njejten gje Nuk shkojne neper Banjo e caktuara por e kane me kollaj ta bejne perjashta neper peme ose makina te parkuara,hedhin plera dhe bishta e cigareve ku te munden , duke e patur ne tavolin tavellen e duhani ,ne ato vende qe u lejohet Ndersa perjashta atje ku pijne duhan e hedhin pertok cigaren dhe jo ne vendet e caktuara
Prandaj kote flisni dhe kerkoni nga te tjeret sikur ata ju kane fajin se ashtu jemi
Eshte nje pooull fantastik. Dua te tregoj nje ngjarje te nje personi qe ka qen ne Tokio. „ Ata kur dalin ne mengjes per te shkuar ne pune i mbushin rruget e trotuaret. Mizeri. Kur futesh ne tren eshte i mbushur me njerez. Nuk e degjon as edhe nje ze. Edhe nese flasin mes vete , mezi i degjon. Per çudi 10 hapa me tutje disa te qeshuta me ze. Marrim vesh se kishin qen gjerman..!
nuk eshte e rastesishme por edukat qytetare qe kultivohet duke filluar me te miturit…ne shkolla nxenesit dhe mesuesit nuk largohen nga shkolla pa pastruar ambjentet …japonezet nuk mbajne pastrues/e ne shtepi edhe shume te pasurit…nuk largohen nga stadiumi pa pastruar ate…e keshtu me rradhe…respekt per japonezet dhe shembull per t’u ndjek