Brazili e ka eliminuar Meksikën nga Botërori i Rusisë në 1/16-at, falë golave të Nejmar dhe Firminjos.
Pas shumë surprizave të ndodhura në këtë turne, mund të thuhej se ishte i parashikueshëm edhe një dështim i mundshëm i brazilianëve, por kjo nuk erdhi në ditën e sotme.
Nga ana tjetër vazhdojnë statistikat negative të Meksikës, e cila është eliminuar në 7 turnet e fundit të Botërorit pas daljes në fazën e grupeve.
Ndërsa edhe nëse e krahasojmë në ndeshjet direkte me Brazilin, Meksika ka një histori negative, pasi ka humbur 4 takime, ka barazuar 1 të tillë dhe nuk ka dalë asnjëherë fitimtare.
Nëse i bazohemi golavarazhit, ai flet ndjeshëm në favor të Brazilit, që ka shënuar 13 herë dhe nuk ka pësuar ende nga Meksika.