Kroacia kualifkohet në çerekfinale, eleminon me vuajtje Danimarkën

1 Korrik 2018, 22:51Sport TEMA

Kroaci-Rusi do të jetë çerekfinalja tjetër e këtij Botërori.

Kroatët u kualifikuan pas një ndeshje dramatike me Danimarkën pas goditjes së penalltive, ndërsa 120 minuta loje u mbyllën 1-1.

Dy gola brenda 4 minutave të para dhe më pas dy ekipe të frikësuara për të sulmuar kundërshtarin.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në minutën e 116, Modric kishte të gjitha mundësitë për ta mbyllur çështjen e kualifikimit kur u vu përballë Schmeichel, i cili arriti të ndalte yllin e Realit të Madridit.

Më pas ndeshja shkoi te penalltitë ku më të saktë u treguan kroatët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje